Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë

Shko poshtë

Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë Empty Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 9:59 pm

Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë 5415_107728404756_584644756_1992023_7027814_n

Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë

Nga
Agim Vuniqi


Në vitet e
fundit dialogu (“dialogue”-ka kuptimin e foljes “verb sense" në anglishten
amerikane) është ringjallur, veçanërisht në komunikim në mes të partive
politike në kontekste institucionale ose politike dhe nënkupton përfshirjen dhe angazhimin në një shkëmbim joformal të
pikëpamjeve. Edhe pse Shakespeare,
Coleridge, dhe Carlyle kanë përdorur atë (dialogun) në kontekst
letrar-dramaturgjik, ky përdorim sot konsiderohet përgjithësisht si zhargon, ose si shprehje burokrateske. Nëntëdhjetë e tetë
për qind e Panelit Intervistues në SHBA hodhi poshtë denoncimet e kritikëve të
cilët kishin akuzuar departamentin se është i pakujdesshëm dhe nuk përpiqet për
dialog me përfaqësuesit e komunitetit para punësimit të zyrtarëve të rinjë.

Dialogu fitojë në
përmbajtje më tepër atëherë kur Mark Zuckerberg themelojë Facebook-un me
cimerët e kolegjit dhe shokët e tij, studentët e shkencave kompjuterike: Eduardo
Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, derisa ai vijonte studimet në
Universitetin e Harvardit. Anëtarësimi në internet në fillim ishte i kufizuar
për studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegje të tjera në zonën e Bostonit,
Ivy League, dhe Stanford University. Ai u
zgjerua më tej për të përfshirë çdo student universiteti, nxënës të shkollave të
mesme, dhe, së fundi, për të gjithë mbi 13 vjeç. Website aktualisht ka më shumë
se 350 milion përdorues aktiv në gjithë botën. Zgjedhjet në Iran dëshmuan se sa
shpejt shpërndahen indormatat në botë, dhe se tash është shumë vështirë të
izolohet e vërteta fal “Twitter”
që është një shërbim falas dhe ju lejon të mbani në kontakt shumë njerëz përmes
shkëmbimit të përgjigjeve të shpejta dhe të shpeshta në një pyetje të thjeshtë:
Çfarë po ndodh?
Tash kur informatat
qarkullojnë shpejt falë teknologjisë së avansuar, kanë ndryshuar edhe bindjet e
njerëzve, dhe çdo gjë ka marrë përmasa globale, duke përfshirë edhe dialogun. Më
ka rastisur që të takoj miqë që nuk i kam parë me dekada, falë “facebookut”, krijohet
edhe mundësia për bashkëbisedim profesional. Në bashkëbisedimet
që kam me miqë shtroj të njejtën pyetje Çfarë po ndodhë në Kosovë, pastaj nga
bisedat e ndtyshme, shumë të frytshme, nxjerr edhe konstatime të cilat i bëjë
publike. Thënë të drejtën i gëzohem bisedave jo formale, iu gëzova veçmas
bisedës me Njazi Tafilaj Inxh. i dipl i autamatizimit, i cilli ka dhënë një
kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e KEK-ut, edhe si bashkëpunëtor me Luan
Shllakun, Mithat Lepajën, Hetem Ramadanin etj. Ai më shkruante: ”Të
faleminderoj për vlerësimet profesionale që më ke dhënë. Unë jam munduar që atë
që kam zënë në Zagreb ta derdhi në Kosovë, dhe shpresoj se ia kam arritur qëllimit
dhe kam pasur sukses. Jam fatlum që për 38 vjet të punës sime në industri nuk
kam pasur asnjë punëtor të lënduar dhe asnjë nuk ka pësuar fatalisht nga ndonjë
aksident në punë. Fatkeqësisht pas çlirimit “JO VLERA U BA VLERE” dhe vlera u tërhjek nga dhuna e pa
vlerës.Te gjithë udheheqsit politikë kanë bërë shantazhe, kanë mbështetur njëri
tjetrin dhe kështu të gjithë kanë qëndruar bashkarisht në politikë. Unë nuk jap
pesimist për zhvillimet e mëtejme në Kosovë,
ngase optimizmin tim e bazoj në tri fakte: Bota ka investuar shumë në Kosovë
(sidomos Amerika) dhe nuk guxon të dështojë; Me kohë jo vlera do të përfundoj
ne burg, per pisllëqe në vjedhje, ose të implikuarit do të “rrëzohen” duke
akuzuar njëri tjetrin; Populli po vjenë duke rritur vetedijen dhe ky popull qe
ka rini të shëndoshë por edhe të shkolluar, nëpër tërë botën, do te bjerë
vleren në vend të dukshëm."

Hapja e dialogut në shoqëri , duhet të jetë pjesë e një debati të hapur
në Kosovë, ku njerëzit, në sfondin e manipulimeve
politike, janë të ndarë midis dëshirës për të mësuar dhe frikës për të njohur
të vërtetën. Në rrethana ideale, demokracia si sistem politik do të
themelohej mbi një komunitet homogjen qytetarësh dhe barazia që parakupton ai
sistem do t’i kishte rrënjët në barazinë e brendshme në komunitet. Mirëpo në
praktikë nuk ndodhë ashtu, ja psh. Një grup i LDK-së prej kohësh përlakohet,
kafeneve, si grupi i “Gorenjes”; duke nënkuptuar kështu një mbisundim të
kuadrove të paknaqur me strukturat partiake dhe sidomos me forcat më besnike
rreth kryetarit Sejdiu. Nga ana tjetër, kriza e pashembullt institucionale, iu
faturua grupit të PDK-së që u përlakua nga analistët si “grupi i Zanzibarit”,
janë orvatje grupesh për t’u pozicionuar politikisht për të përvehtësuar nëse është
nevoja pak pushtet edhe gjeografikisht, që lidhet me mbajtjen nën kontroll të
ekonomisë informale. Vetëm
fundi i spekulimeve mbi këtë çështje do të lejojë pastrimin e politikës dhe
shoqërisë kosovare.
Kosova
ka kohë që ka një qëndrim pozitiv dhe të hapur ndaj Evropës dhe pjesëve tjera
të botës. Kjo frymë e hapjes patjetër ka për të sjellur prosperitet, stabilitet
dhe një standard më të lartë të jetesës. Shumë çështje të brendshme kapërcejnë
kufijtë kombëtarë dhe po bëhen gjithnjë e më të ndërthurura. Zhvillimi
ekonomik, zvogëlimi i varfërisë, furnizimi me energji, nevoja për një mjedis të
pastër, siguria, si dhe zhvillimi dhe shpërndarja e diturisë janë të lidhura
shumë ngushtë. Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të jetë e angazhuar edhe më
në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në zbatimin e ligjeve
ndërkombëtare për të investuar në një zhvillim më qëndrueshëm për dalje nga
varfëria. Kosova duhet gjithësesi të vazhdojë rrugën konstruktive duke u
paraqitur si një partner i besueshëm, duke dhënë sinjale të besueshme se ajo i
përmbahet sugjerimeve ndërkombëtare, që ne shpesh i quajmë përulje, servilizëm
etj., sigurisht edhe për shkak të mos zgjedhjes së retorikës adekuate të
liderëve, të cilët hetueshëm përdorin një fjalor të paqartë psh.," të
konsultimit me miqët ndërkombëtarë" duke personalizuar raportet me
organizatat ndërkombëtare dhe institucionet europiane. Ky kontribut është i
nevojshëm për sigurinë e brendëshme, për atë ndërkombëtare dhe solidaritetin,
dhe për një rezultat të orientuar drejt Evropës. Qeveria duhet të jetë e
angazhuar për të ndërtuar mbështetje të fortë për bashkëpunim Evropian, në
dialog me publikun. Pra qeveria duhet të vizatojë një vijë të qartë në mes të
asaj çka mund të bëjë dhe çka nuk mund të bëjë, për të lënë hapësirë për nisma
të pavarura dhe kreativitet. Qyetetaret kanë nevojë për një kujdes për drejtësi
dhe ndërtimin e ligjeve që mbron interesin e tyre, por edhe për njëri tjetrin,
për të ardhur në shprehje secili person, por edhe talentet e tyre. Investimi në
njerëz dhe në kuadro është aleati më i mirë i tyre, në realizimin e motos se
"ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë". Qytetarët në Kosovë
jetojnë një jetë më dinamike se q'e kanë pasur tradicionalisht, prandaj edhe
shoqëria si tërsi u është ekspozuar ndryshimeve rrënjësore. Shumë njerëz ndihen
të shqetësuar për të ardhmen. Shumë prej tyre i kanë punët më mirë se që i kanë
pasur, por që nuk ka zbutur shqetësimet e tyre, ndërsa të tjerët rropaten me
ndjenjën e frikës ekzistenciale, me një rritje të theksuar të divergjencave
shoqërore gjatë fazës së tranzicionit; të një shoqërie nga ajo pa klasa (klasa
punëtore) në atë të krijimit të klasave (shtresave shoqërore), ku të zgjedhurit
kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme të përfitimit material duke krijuar (ata
vet) "klasën" e kapitalistëve-pa investuar kapitalin e tyre; ishte i
mjaftueshëm kapitali popullor i tubuar nga taksapaguesit. Eshtë një keqkuptim i
qëllimtë i demokracisë dhe zgjedhjeve si proces-i zgjedhjes së shërbyesve
publikë, të cilët taksat qytetare duhet t'i zbërthejnë në mirëqenje të
qytetarëve, jo për t'u distancuar nga ata që i zgjodhën dhe që ua dhanë
besimin, duke u besuar premtimeve të tyre; kjo ka ndodhur më heret në mënyrë
shumë më të shprehur, në mandatet e kaluara, por edhe tash. Shumë njerëz kanë
një ndjenjë se "unë jam duke bërë mirë, por shoqëria ka defekte, apo
opozita e ka mirë ndërsa qeveria jo, ajo është e korruptuar, mendon vetëm në
tendere e çka jo tjetër, por të gjithë kanë jetuar në një ambient kur përpara
ka qenë shumë më keq, dhe po ata që kanë qeverisur flasin për plane e programe
tjera, apo rrisin kërkesat për një qeveri teknike. Optimizmi dhe shqetësimet
pra bashkëjetojnë. Ekziston një nevojë e madhe për të mbajtur diçka stabile në
te, bile së paku një ndjenjë të sigurisë dhe të një identiteti të ri shtetëror,
tashmë të njohur ndërkombëtarisht. Kjo nevojë është e dukshme në veçanti, deri
në pritjen e përfundimit të mandatit të kësaj qeverie në mënyrë normale, duke
nxjerr në pah të metat qeverisëse, pra edhe rritjen e kërkesave për përmirësim,
por jo përfundimin e saj me eksperimente të reja institucionale, të cilat jo që
nuk kanë mbështetje në Kushtetutë por do të rikëthenin gjendjen prapa, në atë
para institucionale, shumë herë të kritikuar më heret, në atë të përfaqësimit
grupor, kur grupi kishte kompetenca më të mëdha se vet institucionet e
zgjedhura me votë. Ne kemi nevojë për të gjetur një ekuilibër në mes të
dinamizmit të ri dhe të sigurisë. Duhet të krijohet mjaft hapësirë për nisma të
reja të zhvillimit, por në të njëjtën kohë njerëzit nuk duhet të jenë të shtyrë
të mbesin mënjanë ose të ndjehen të lënë anash për të kaluar në izolim. Ne të
gjithë e ndajmë përgjegjësinë për gjykim të drejtë, të drejtën e balancit
publik, organizatat e shoqërisë civile dhe nivelet e ndryshme qeveritare duhet
të punojnë së bashku në ndërtimin e besimit dhe respektit si dhe në nxitjen e
rritjes dhe zhvillimit. Qëllimi i përbashkët është krijimi i një shoqërie të
bashkuar në të cilin të gjithë mund të ndërtojnë një jetë normale në kushte të
sigurisë.
Kosova
duhet patjetër të forcojë pozitën e saj diplomatike në këtë vit, duke
mobilizuar tërë potemcialin kadrovik, jo vetëm të partiakëve, por edhe të
shkollarëve, brenda dhe jasht vendit; duhet të nxitet kjo forcë për të arritur
një status të qëndrueshëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në
përgjithësi, të mbrojtjes së mjedisit dhe të zhvillimit ekonomik. Kjo do të
mundësojë Kosovën për të përballuar të ardhmen-me besim në institucionet
demokratike të ndërtuara nga vota e qytetarëve. Në këtë kontekst duhet të
synohet të arrihen marrëveshje mbi pajtueshmërinë politike dhe konceptin e
tregut të brendshëm në organizimin e sektorit publik (duke përfshirë pensionet,
sigurimet shoqërore, tatimet, arsimin dhe kujdesin shëndetësor), dhe duke
rritur bashkëpunimin me BE-në mbi masat për të bërë ekonominë e Kosovës më
konkurruese, transkufitare për problemet mjedisore, politikën energjitike,
politikën e migrimit, politikën e jashtme dhe luftën kundër terrorizmit dhe
ndër-kufitare atë të krimit të organizuar. Patjetër duhet të ndërtohet
strategjia e kooperativitetit në mes të sektorit publik dhe atij privat, jo të
humbet rruga, duke u promovuar procesi i privatizimit si sukses pa u dhënë
arsyeshmëria ekonomike. Sigurisht që pa inciativë të lirë nuk ka ekonomi
konkuruese që ofron prosperitet, ja psh. PTT dhe IPKO, konkurenca në mes tyre
stabilizojë dhe uli çmimet e prodhimeve të tyre, gjë që ndikojë dukshëm në
ruajtjen e xhepit të konsumatorëve dhe, për të siguruar prosperitetin nuk duhet
parë zgjidhjen e problemeve ekonomike në izolim, apo mbyllje të tregut nga
jasht. Mediat kanë përfolur masat anti-damping për fqinjët përreth, pa
saktësuar detajet e Rregullores së KE-së Nr. 384/96 që ndërlidhet me dispozitat
e marrëveshjes së përgjithëshme mbi tarifat dhe tregëtinë, neni VI i
marrëveshjes (Marrëveshja Anti damping 1994), me qëllim të sigurimit të duhur
ligjor dhe transparent në zbatimin e rregullave anti-damping. Konkurenca dhe
raportet oferta-kërkesa e bëjnë një mjedis shumë më të qëndrueshëm, atë të
kohezionit social, jo insrtrumentet politike, prandaj qeveria duhet të ndërtoj
sigurinë, stabilitetin, respektin dhe besimin reciprok me bizneset për të
rritur shërbimet publike të dedikuara për t'u shërbyer qytetarëve. Pa një
përpjekje të të gjithëve nuk ka ecje përpara, kujtoni shembujt e atyre lidhjeve
të vjetra: ndjenja e unitetit dhe e fatit të përbashkët para luftës, gjatë
luftës dhe pas luftës; e solidaritetit klasik të mirëqenies së barabartë,
organizimi i rrjeteve sociale të cilat ishin të formuara kryesisht nga parimi i
barazisë, dhe vlerat e përbashkëta të një shoqërie relativisht homogjene. Por
mos të harrojmë ne jemi duke lënë shpejt atë kohë (të mbijetesës dhe të
ekzistencës së përbashkët), tash jemi në një fazë të re të zhvillimit, prandaj
marrëdhëniet hierarkike fikse dhe sistemet e tilla e kanë humbur kuptimin dhe
forcën e tyre, pra qeveria duhet të përpunoj një program ambicioz për investime
në mënyrë të detajuar për periudhën e qeverisjes, kjo është edhe detyrë e saj.













Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi