Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI TË 27 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 27 NOVEMBRE 2009

Shko poshtë

POEZI TË 27 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 27 NOVEMBRE 2009 Empty POEZI TË 27 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 27 NOVEMBRE 2009

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 10:14 pm

POEZI TË 27 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 27 NOVEMBRE 2009


POEZI TË 27 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 27 NOVEMBRE 2009 3243
Nga Engjëll Koliqi



KA THËNË PLAKU



Ka thënë plaku

Te oxhaku

Bota do ndërrohet

Me dashuri

Dhe vetëm me dashuri

Prandaj ne jemi këtu



Ka thënë plaku

Te oxhaku

T’ia marrim këngës

Prandaj ne jemi të zëshëm



Ka thënë plaku

Te oxhaku

Traditat tona të shenjta

Të dashurisë

Do të triumfojnë

Ne do të mbretërojmë

Deri në amshim

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



POSAÇËRISHT PËR JU



Në ditën e parë të mbretërisë së dashurisë

Sot

Dhe në amshim

Ne kemi ardhur

Dhe jemi këtu në fron

Për të ju dhuruar

Shekuj vlerash dhe të vërtetash të dashurisë

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



BRËNDA NORMALES



Të gjitha lëvizjet

Dhe hapat vendimtarë

Që po i shihni në ne

Janë gjithnjë normale

Sepse çdo gjë provojmë

E realizojmë

Në fronin e mbretërisë së dashurisë

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



TË DEHUR ME MIRËSI



Shpesh habiten

Dhe s’e mbajnë drejtimin

...

Gabojnë udhën

Dhe rrokullisen

Shpatijeve të rreziqeve

...

Grabisin merita

Dhe i djegin ...

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



DUKE PROVUAR KOHËN



Shpesh

U kanë ikur stinët

Dhe kanë mbetur të pambrojtur

-

Ose janë mërdhirë

Ose janë djegur në vapë

...

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



KUR HESHTI UNË



Kur heshti unë

Edhe dashuria ndalon

Këtu edhe në botën tuaj

...

Kur kam heshtur

Në mbretërinë tonë

Janë shkaktuar ndeshje

Janë mbyllur udhë

Janë ndaluar emisarë

...

Kur heshti unë

Dashuria mungon

Sepse e kanë ndaluar

Labirintheve t’intereseve

...

Kur heshti unë

Ngrituni të gjithë

Pa veçuar

Flisni e veproni

Dashurinë shpëtoni ...

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



NË TË GJITHA STINËT



Të qetë jemi

Dhe me klimë konstante të dashurisë

Të përgatitur dhe të gatshëm

Për të bekuarat akte të dashurisë

Prandaj

Shpejt do t’i shihni

Mrekullitë e vërteta

Dhe vlerat e besës

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



N’ORËT E PARA



Nuk kemi pritur nxitje

As udhëzime speciale

Në fronin e dashurisë

Që në orët e para

Kemi filluar me të bekuarat akte

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



PËR NEVOJA TË SHPIRTIT



Duhet të takohemi

Sa më shpesh

Që është e mundur

Bashkë të luajmë

Në vallet e dashurisë

T’i ngrisim mrekullitë

...

Garlate (Lecco), 27 nëntor 2009



KUR SHTOHEN VLERAT



Dashuria bëhet regjim i botës

Dhe njerëzit nuk mendojnë më

Për komplote as interese të fëlliqta

Anekënd botës

Gjithnjë e më shumë

Zbatohet besueshmëria

...

Unë me të lumen mbretëreshë

Shpallemi drejtues të fronit

Përgjithmonë

Edhe përtej amshimit

Lecco, 27 nëntor 2009



NË DREJTIM TJETËR



Ata andej

Si të tërbuar

Janë nisur

Në drejtim tjetër

Pa ditur ku shkojnë

As ç’duan

-

Kështu e ka

Bota e trullosur

E intereseve

Pa interes të mirëfilltë

-

Duke mos ditur

Ç’kërkojnë

Njerëzit

Nisen në një drejtim

E shkojnë në tjetrin

Lecco, 27 nëntor 2009



NË GJENDJE TË MIRË



Në këtë botë interesesh

Dashuria është më e shëndetshmja

Në gjendje shumë të mirë

Funksionale në çdo reliev

Dhe fatmirësisht

E pavdekshme

Lecco, 27 nëntor 2009



MBAS ZHURMËS



Të gjithë

I shprehin

Mendimet e tyre

-

Disa i akuzojnë

Zhurmaxhinjtë

Të tjerët

U japin të drejtë

-

Më në fund

Bota jonë

Po hyn

Në rrjedhë normale

Çdo gjë shkon mbarë

Lulëzon regjimi i dashurisë

-

Mbase

Secili do të paguajë

Përgjegjësinë

Dhe do të jehojnë

Vetëm këngët e dashurisë

-

Ne do të jemi të qetë

E të lumtur

Gjithmonë

Lecco, 27 nëntor 2009



DUKE FOLUR



Shpesh hyn

Regjimeve absurde

Me të vetmin qëllim

Për ta pasuruar historinë

-

Herë me përralla

Herë me të vërteta

Lecco, 27 nëntor 2009



EDHE NJË PROVË



Në këto kohë të vështira

Dhe delikate

Të gjithë së bashku

Duhet të bëjmë

Edhe një provë

Për t’i shkrirë të gjitha intereset

Në dashuri

Lecco, 27 nëntor 2009



SHKËPUTET



Vullneti i mirë

Shkëputet nga intereset

Dhe përfundimisht

Përqafon dashurinë

-

Bota ecën ëmbëlsisht

Dhe e sigurtë

Në shërbim të njerëzisë

Lecco, 27 nëntor 2009



I PARI NË RADHË



Sapo u zgjova

U nisa me ëndërrbardhën

Dhe mrekullisht

Duke falënderuar edhe fatin

Dola i pari në radhë

Për mrekullitë e dashurisë

Lecco, 27 nëntor 2009



NË HAPIN E PARË



Dijeni o njerëz

Dhe shpalleni:

Unë edhe mbretëresha

Që në hapin e parë

Jemi treguar ekspertë

Dhe jemi dëshmuar

Në të shenjtin mision

Të dashurisë

Lecco, 27 nëntor 2009



TEJ URIMIT



Ashtu siç nuk e kemi pritur

Na kanë ardhur edhe përgëzime

E zotime

-

Tashmë sukseset dhe lumturinë

I kemi të garantuara

Lecco, 27 nëntor 2009



FERRAVE T’INTERESEVE



Pengohen shumë engjëj dashurie

N’udhën e jetës

Shpesh rrëzohen përdhe

Dhe gërrithen

Në gjemba interesesh ...

Lecco, 27 nëntor 2009



TË DUA POR ...



Unë të dua shumë

O yll i bukurisë

Por

Me disa sjellje tuat

Shpesh

Më bën të të mos besoj

Të dyshoj

Në personalitetin tënd



Të dua shumë

O yll i bukurisë

Por

Jetës i kam borxh

Edhe lëvizje të tjera

Edhe veprime pa ty



Unë të dua shumë

O yll i mrekullisë

Por

Ndodh që

Shpesh realiteti

Na dikton

Drejtime të ndryshme

Prandaj

Nuk mund të jemi

Gjithherë në të njëjtën udhë

Dhe në të njëjtën botë

Lecco, 27 nëntor 2009



SHKOJMË ...



Pa lënë lamtumirë

Dyerve t’intereseve

Dhe hyjmë

Për t’u harruar

Në kopshtin e lulëzuar

Të dashurisë

Për të mos u kthyer kurrë më

Në shekullin e ndërlikuar

Të padrejtësive

Lecco, 27 nëntor 2009



NË PËRQAFIM TË LULEVE



Me mbretëreshën time

Në kopshtin e bukur

Ishim të nxehur

Në akte dashurie

Dhe nuk e kemi hetuar

...

Në shekullin e mbretërisë sonë

Kanë dominuar

Vite e stinë dashurie

...

Në pranverën e gjatë

Të dashurisë

Çdo ditë

Jemi gjetur

Të shtrënguar

Në përqafim të luleve

...

Më të këndshmet ishin

Lulet Bozhure

Të tokës së Dardanisë

Lecco, 27 nëntor 2009



HA DETTO L’ANZIANO



Ha detto l’anziano

Dal camino

Il mondo cambierà

Con amore

E solo con amore

Perciò siamo qui



Ha detto l’anziano

Dal camino

Di cominciare la canzone festiva

Perciò siamo sonori



Ha detto l’anziano

Dal camino

Le nostre santissime tradizioni

Dell’amore

Trionferà

Noi regneremo

Fino all’eternità

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



PARTICOLARMENTE PER VOI



Nel primo giorno del regno dell’amore

Oggi

E fino all’eternità

Noi siamo venuti

E siamo qui nel trono

Per donarvi

Secoli dei valori e delle verità dell’amore

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



DENTRO IL NORMALE



Tutti i movimenti

E i decisivi passi

Che li vedete in noi

Sono sempre normali

Perché ogni cosa proviamo

E realizziamo

Nel trono del regno dell’amore

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



UBRIACHI CON BONTÀ



Spesso si stupiscono

E non tengono la direzione



Sbagliano la strada

E si rotolano

Nei versanti dei pericoli



Rapinano meriti

E li bruciano …

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



PROVANDO IL TEMPO



Spesso

Li sono scappate le stagioni

E ci sono rimasti indifesi

-

O ci sono raffreddati

Oppure ci sono bruciati nel caldo

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



QUANDO IO STO ZITTO



Quando io sto zitto

Anche l’amore si ferma

Qui nel vostro mondo



Quando io sono stato zitto

Nel nostro regno

Ci sonno causati tanti scontri

Ci sono chiusi strade

Ci sono fermati emissari



Quando io sto zitto

Manca l’amore

Perché lo hanno fermato

Nei labirinti d’interessi



Quando io sto zitto

Alzatevi tutti

Senza ritardare

Parlate e operate

L’amore salvate …

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



IN TUTTE LE STAGIONI



Siamo tranquilli

E con clima costante dell’amore

Preparati e pronti

Per gli atti benedetti dell’amore

Quindi

Li vedrete presto

I verissimi miracoli

E i valori della fedeltà

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



NELLE PRIME ORE



Non abbiamo aspettato stimolazioni

Neanche istruzioni speciali

Nel trono dell’amore

Già dalle prime ore

Abbiamo cominciato con gli atti benedetti

Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



PER LE NECESSITÀ DELL’ANIMA



Dobbiamo incontrarci

Più spesso

Possibile

Insieme giocare

Nel ballo dell’amore

Illuminare i miracoli



Garlate (Lecco), 27 novembre 2009



QUANDO SI AUMENTANO I VALORI



L’amore diventa regime del mondo

E la gente non pensano più

Per complotti e sporchi interessi

In ogni angolo del mondo

Sempre di più

Si applica la fedeltà



Io con la beata regina

Ci proclamiamo dirigenti del trono

Per sempre

Anche oltre l’eternità

Lecco, 27 novembre 2009



IN ALTRA DIREZIONE



Coloro di là

Come rabbiosi

Ci sono partiti

In altra direzione

Senza sapere dove vanno

E che cosa vogliono

-

È così

Il mondo stordito

Degli interessi

Senza verissimo interesse

-

Non sapendo

Che cosa vogliono

La gente

Partono in una direzione

E vanno nell’altra

Lecco, 27 novembre 2009



IN BUONA POSIIONE



In questo mondo degli interessi

L’amore è più sano

In posizione molto buona

Funzionante in ogni rilievo

E fortunatamente

Immortale

Lecco, 27 novembre 2009



DOPO IL RUMORE



Tutti

Esprimono

Le loro pensieri

-

Alcuni li accusano

I rumorosi

Gli altri

Li danno ragione

-

Alla fine

Il nostro mondo

Entra

Nel scorrimento normale

Ogni cosa vabbene

Fiorisce il regime dell’amore

-

Forse

Ognuno pagherà

La responsabilità

E echeggeranno

Soltanto le canzoni dell’amore

-

Noi saremo tranquilli

E felici

Sempre

Lecco, 27 novembre 2009



PARLANDO



Spesso entra

Nei regimi assurdi

Con l’unico scopo

Per arricchire la storia

-

A volte con le fiabe

A volte con le verità

Lecco, 27 novembre 2009



ANCHE UNA PROVA



In questi tempi difficili

E delicati

Tutti insieme

Dobbiamo fare

Ancora una prova

Di sciogliere tutti gli interessi

Nell’amore

Lecco, 27 novembre 2009



SI DISTACCA



La buona volontà

Si distacca dagli interessi

E finalmente

Abbraccia l’amore

-

Il mondo cammina dolcemente

E sicuro

Al servizio dell’umanità

Lecco, 27 novembre 2009



PRIMO IN FILA



Appena mi sono svegliato

Sono partito con il sogno d’oro

E miracolosamente

Ringraziando anche la fortuna

Sono uscito il primo in fila

Per i miracoli dell’amore

Lecco, 27 novembre 2009



IN PRIMO PASSO



Sapete o gente

E proclamatelo:

Io e la regina

Già in primo passo

Ci siamo rivelati esperti

E ci siamo attestati

Nella santissima missione

Dell’amore

Lecco, 27 novembre 2009



OLTRE L’AUGURIO



Così come non l’abbiamo aspettato

Ci sono venuti anche congratulazioni

E promesse

-

Ormai i successi e la felicità

Li abbiamo garantite

Lecco, 27 novembre 2009



NELLE SPINE DEGLI INTERESSI



Si ostacolano tanti angeli d’amore

Nella strada della vita

Spesso cadono per terra

E si graffiano

Nelle spine degli interessi …

Lecco, 27 novembre 2009



TI AMO MA …



Io ti amo tantissimo

O stella della bellezza

Però

Con alcuni tuoi comportamenti

Spesso

Mi fai di non crederti

Dubbiare

Nella tua personalità



Ti amo tantissimo

O stella della bellezza

Però

Sono in debito alla vita

Anche per altri movimenti

E operazioni senza te



Ti amo tantissimo

O stella della bellezza

Però

Succede che

Spesso la realtà

Ci detta

Diversi direzioni

Perciò

Non possiamo essere

Sempre in stessa strada

E in stesso mondo

Lecco, 27 novembre 2009



ANDIAMO …



Senza lasciare arrivederci

Nelle,porte degli interessi

E entriamo

Per dimenticarsi

Nel giardino fiorito

Dell’amore

Per non ritornare mai più

Nel secolo complicato

Dell’ingiustizie

Lecco, 27 novembre 2009



NELL’ABBRACCIO DEI FIORI



Con la mia regina

In bellissimo giardino

Eravamo riscaldati

Negli atti dell’amore

E non l’abbiamo inquisito



In secolo del nostro regno

Hanno dominato

Anni e stagioni dell’amore



Nella lunga primavera

Dell’amore

Ogni giorno

Ci siamo trovati

Stretti

Negli abbracci dei fiori



I più piacevoli erano

I fiori Bozhur

Della terra di Dardania
Lecco, 27 novembre 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi