Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: PLAGË KURBETI

Shko poshtë

Shaban Cakoli: PLAGË KURBETI Empty Shaban Cakoli: PLAGË KURBETI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 10:27 pm




Shaban Cakoli: PLAGË KURBETI 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n

Shaban Cakoli: PLAGË KURBETI

Rruga e kurbetit për shqiptarët zanafillën e ka të moçme,por sa i përket shpërnguljes së shqiptarëve të kosovës
dhe teritoreve tjera shqiptare në ish-Jugosllavi plani i hartuar anti shqiptar i Dr.Vasa Çubrilloviqit i bërë publik
më 1937 nxiti shpërngulje të mëdha shqiptare që iu shtuan diasporave të
vjetra ,duke shpërngulur qindra-mijëra shqiptar nga Kosova

nga Kosova,Presheva,DIBRA;ULQINI;TIVARI;SHKUPI;MANASTIRI etj....Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi po rëndohej gjithnjë e më shumë.Pakënaqësitë
e shqiptarëve po shtoheshin përherë e më tepër viteve të 70-80-ta,kurse
demostratat e vitit 1981 e elektrizuan edhe më tepër situatën.Lidhjet e
emigracionit
Kosovarë me Lëvizjen Çlirimtare që po organizohej në Kosovë u forcuan
dhe filluan të marrin karakterin për çlirim kombëtar.Ata hapën klube
dhe shoqata nëpër viset Evropiane
që shquheshin bërthama të këtyre lëvizjeve,ku transmetohej gjendja e
rëndë e atdheut,ku siguroheshin ndihmat për te,ku përpunohej propaganda
e lëvizjes kombëtare,ku internacionalizohej çështja

jonë në Evropë dhe botë.Ky kontigjent i madh tani nuk bënte fjalë për
punëtorë të punës së krahut,por shtresa intelektuale,student,ushtarak dhe politikaj
që më nuk pajtoheshin me politiken komuniste të pushtuesit dhe për këtë ai i ndiqte në çdo hap.
Rrugëve të kurbetit po silleshin armata të tëra refugjatësh të ndjekur nga atdheut,të cilët me një duf mall në zemër
po lëngonin për atdheun e tyre të lënë nën këmben e pushtuesëve,për
ndarëjen nga shoqëria,prindërit,nga të dashurat e tyre që kishin mbetur
në pritje,nga vendet e punes.......


Në dhe të huaj ata po bënin qmos që të lëvizin diq për çështjen e tyre
kombëtare,po punonin punët më të rënda të cilat kush në Evropë nuk i
punonte me paga shumë të ulëta vetëm e vetëm për të ndihmuar
Atdheun,familjen,shkollat,skamnorët...


Më pas ndodhi Lufta e Kosovës,në të cilën mijëra kosovar u kthyan nga
mërgimi për të u bërë ushtarë të atdheut të tyre,kurse të tjerët në
shpirtin e tyre ndienin dufin më të madh nga se nuk informoheshin se
çfarë po ndodhte në luftën e egër kur pushtuesi sllav po
vrante,masakronte
dhe po ua humbiste gjurmët grave,fëmijëve dhe pleqve.Lufta e Kosovës,që
u shoqërua me dramën e madhe të eksodit biblik të shqiptarëve shtoj
dukshëm kontigjentet e refugjatëve në çdo skaj të botës.Këtë dhimbje të
madhe këngëtari ynë Demir Krasniqi e shprehu në dhimbje me një tufë
këngësh

prej të cilave ne sot po shkëpusim njëren prej tyre.
Shaban Cakoli: PLAGË KURBETI 18147_1169301442788_1535548066_30393279_6530770_n
DEMIR KRASNIQI
Gjilan, 2010.

1. MALLKOJ KURBETIN

Mallkoj kurbetin , mallkoj këtë jetë,

Larg n’ dhera t’ huaja si më ka tretë !

Ku nuk ngrohë diell , ku s’ ndriçon hënë ,

Ku s’ kam familje, as babë, as nënë !

Ëndrrat e natës donë me m’ shashtrisë ,

Ëndërroj vendlindjen , dyert e shtëpisë...

Malli ma dogji zemrën e shkretë ,

Ku i kam shokët , ku më kanë mbet ?!

Ëndërroj një vashë që e kam dashtë ,

Ëndërroj dhe dasmën që ta bëjmë bashkë !

Ëndrrat m’i mori kurbeti i shkretë ,

Vajzën që desha , ku më ka mbet ?!

E ëndërroj nënën , n’ derë që më pret ,

Zëri i saj , në gjumë më thërret !

Rininë e humba , malli m’ ka tretë ,

Varri i nënës, ku më ka mbet?!

Vatrën ku u linda, unë e ëndërroj ,

Vendet ku u rrita , unë i kujtoj ...

Larg n’ dhera t’ huaja , n’ kurbet jam tretë,

Varret e t’ parëve , ku më kanë mbet ?!

Ku mbetën librat që i kam lexu’ ,

Ku mbet diploma që jam shkollu’,

Larg n’ dhera t’ huaja , n’ kurbet jam tretë ,

Librat , diploma ku më kanë mbet?!

Shaban Cakoli: PLAGË KURBETI 18147_1169302602817_1535548066_30393280_4827415_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi