Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dardha: Poezi " Pasioni ''

Shko poshtë

Adelina Dardha: Poezi " Pasioni '' Empty Adelina Dardha: Poezi " Pasioni ''

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 13, 2010 1:48 am

Adelina Dardha: Poezi " Pasioni '' 9032_1124395994914_1377540732_371246_2867853_n

Adelina Dardha: Poezi " Pasioni ''




Pasionin, vitet s'e kanë zbehur,
pa tituj librash,
qëndron si ëndërr në zemrën time.
E marr nga shpirti, e përkëdhel me duar,
sytë shkëlqejnë mijëra yje.

E afroj ngadalë thesarin tim,
brenda flakëve të dashurisë,
pasioni kërkon
të vetndizemi në ndjenja,
buzët lindin puthje të ëmbla.

Në shtratin e pranverës derdhim
lumturinë tonë,
çarçafët e luleve i zhubrosim me aromën
e trupave, gjethet na mbulojnë zemrën,
dielli na bekon me ngrohje.

E ngjyejm penën në rrezen e dritës,
ndjenjat i shkruajm,
në kaltërsinë e qiellit, me dorë.
Nga lotët për ëndrrën e gjetur,
poezive ylberë u dhuroj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi