Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet Driton Hajdari për dy tentimvrasje, në 'rastin Bllaca’

Shko poshtë

Arrestohet Driton Hajdari për dy tentimvrasje, në 'rastin Bllaca’ Empty Arrestohet Driton Hajdari për dy tentimvrasje, në 'rastin Bllaca’

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 13, 2010 2:31 am

Arrestohet Driton Hajdari për dy tentimvrasje, në 'rastin Bllaca’

“Sipas informatave të mia që nga viti 2005 dhe sipas rrëfimit të Nazim Bllacës, Driton Hajdari është njëri nga ata që ka tentuar të më vrasin më 12 qershor 2000, si dhe Driton Hajdari është i involvuar edhe në tentim vrasje të tjera të shumta”, i tha gazetës, Adem Salihaj.

Arrestohet Driton Hajdari për dy tentimvrasje, në 'rastin Bllaca’ _ademsalihaj12-
I mbijetuar i atentatit në Ferizaj, Adem Salihaj, nënkryetar i LDD-së

Departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it ka arrestuar të martën një të dyshuar për pjesëmarrje në dy tentimvrasje. Arrestimi është bërë nga hetimet paraprake në lidhje me të ashtuquajturin “Rastin Bllaca”.
Driton H. i akuzuar për dy tentimvrasje, ngarkohet për një tentimvrasje të kryer në nëntor 1999, dhe i dyti në qershor të vitit 2000 në Ferizaj.
Hetimet janë duke vazhduar të udhëhequra nga policia e EULEX-it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK).
Rasti i Ferizajit besohet se është tentim atentati ndaj Adem Salihajt. Po ashtu edhe vetë Adem Salihaj, i cili i shpëtoi tentim atentatit, thotë se i arrestuar sipas njoftimit të EULEX-it, Driton H., është Driton Hajdari dhe është pikërisht atentatori ndaj tij.
“Sipas informatave të mia që nga viti 2005 dhe sipas rrëfimit të Nazim Bllacës, Driton Hajdari është njëri nga ata që ka tentuar të më vrasin më 12 qershor 2000, si dhe Driton Hajdari është i involvuar edhe në tentim vrasje të tjera të shumta”, i tha gazetës, Adem Salihaj.
Këtë e pat deklaruar Nazim Bllaca, në DVD-it e përfolura. “Adem Salihajn nuk e kam njohur kurrë, nuk i kam pasur borxh as familjarisht asgjë, mirëpo Adem Salihaj si person me ndikim më ka ardhur urdhri nga Azem Syla dhe Ekrem Jashari se duhet të vritet. E kam përcjellë bashkë me Sadik Abazin nga Davidovci, Farfuk Gashin nga Shtimja, Shpresim Uka dhandër i Azem Sylës dhe Driton Hajdari nga komuna e Prishtinës. E kemi përcjellë pothuaj 1 muaj ditë me një “Omegë” e cila na u ka dhënë shpërblim nga një donator nga Gjeneva. “Omega” ka qenë 3 mijë kubikë, 24 ventila, ngjyrë metalike. Në momentin kur është përgatitur qe atë ditë të ekzekutohet Adem Salihaj ai është përcjell mirë sepse atë kohë ka qenë fushatë dhe në atë kohë ne kemi përcjellë me dy vetura. Në veturën që është dashur ta ekzekutoj kanë qenë Sadik Abazi, Driton Hajdari dhe Shaban Syla. Këta tre kanë qenë perona kyç. Ne kemi qenë në tjetrën veturë duke pritur te dera e hyrjes së oborrit Adem Salihajn. Kjo ka qenë ajo e cila na ka shtyrë që unë të dal të veprojë përkushtimisht si anëtar i SHIK-ut duke marrë parasysh se Adem Salihaj ishte bashkëpunëtorë i UDB-së i sigurimit shtetëror të Serbisë, ashtu thoshte Azem Syla. Në prill të viti 2007 Azem Syla e ka pranuar edhe këtë te Adem Salihaj kinse unë qëndroj prapa përgatitjes së atentatit ndaj tij”, pat deklaruar Bllaca.
Ndërsa, rasti i dytë i tentimatentatit të kryer në Prishtinë nga Driton Hajdari, bazuar në dëshmitë e Bllacës, bëhet fjalë për Ismetin nga “DevetJugoviqi, tani fshati Bardhosh.
“Përgatitjen e atentatit ndaj Ismetit i cili ishte nga ish-Devet Jugoviqi dhe jetonte në Prishtinë e ka urdhëruar Azem Syla. Përndryshe Azem Syla, Ismetin e ka edhe mik shpije dhe e ka pasur mik shpije edhe në atë kohë. Ne në atentat kundër Ismetit kemi qenë unë, Sadik Abazi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla nga fshati Kishnarek. Aty nuk më kanë treguar mua se në atë banesë kanë shkuar edhe më herët dhe kanë tentuar njerëz që të bëjnë atentat kundër Ismetit. Azem Syla në mënyrë direkte në prill 2007 kur kam filluar unë të largohem nga kjo grup kriminale ka thënë që unë e kam mik të shtëpisë dhe ti nuk e njeh më mirë se unë, se ai punon për shërbim shtetëror të UDB-së. Në këtë atentat është plaguar Driton Hajdari, i cili ka qenë personi kyç rreth atentatit të z. Adem Salihaj. Në këtë atentat ditën që është plagosur në mbrëmje e kemi dërguar në QKU, Driton Hajdarin dhe kemi kërkuar ndihmë nga Fatmir Xhelili që ta bëjë organizimin sa më shpejt se ishte plaguar rëndë”, thuhet në rrëfimin e Nazim Bllacës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi