Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: LYPËSJA E TROTUAREVE

Shko poshtë

Vullnet Mato: LYPËSJA E TROTUAREVE Empty Vullnet Mato: LYPËSJA E TROTUAREVE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 13, 2010 8:34 pm

Vullnet Mato: LYPËSJA E TROTUAREVE 22665_1161938259806_1568334934_30341724_883864_n



Vullnet Mato: LYPËSJA E TROTUAREVE 12441_1135744604981_1568334934_30292397_345785_n

Vullnet Mato


LYPËSJA E TROTUAREVE

Më trishton lypësja e trotuareve me fëmijë në duar,
me fustanin flamur, nga thonjtë e erës shqyer.
Bukuria me varfërinë i grinden te sytë e shuar,
dhe gjoksi i rënkon nga uria e fëmijës së paushqyer.

E braktisur mizorisht nga njerëzit dhe fati,
jeta i hapi vetëm dy më të ndyrat rrugë:
lypëse rrugësh ose prostitutë zanati
dhe ajo zgjodhi turpin me më pak turp.

Ajo sorollatet e kërkon lëmoshë me të lutura,
në rrugët e pluhurosura me pijanecë që e tallin.
Kur në shtrat mund të kishte shumë të puthura
dhe plot lule e lodra për vajzën apo djalin.

Mëkatet e mëdha të organeve sociale të shtetit,
i shoh te gjinjtë e saj të shterur para kohe.
Dora e saj e zgjatur trotuareve të qytetit,
akuzon qeveritarët që vrapojnë në aeroporte.

Më bën të mendohem ai trup i mbetur shkretë...
Dhe në vend të fustanit të shpuar në çdo skaj,
syri im një fustan të ri deputetje i vesh
dhe vë një palë taka spic mbi thembrat e saj.

Meqë, ta ndihmoj si duhet, nuk kam mundësi,
i kërkoj ndjesë personale me shumë sinqeritet
dhe i dhuroj keqardhjen time, me atë bujari,
sikur ta kisha një dhuratë floriri të shtrenjtë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi