Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dardha: Poezi " Nuk kam faj "

Shko poshtë

Adelina Dardha: Poezi " Nuk kam faj " Empty Adelina Dardha: Poezi " Nuk kam faj "

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 13, 2010 10:01 pm

Adelina Dardha: Poezi " Nuk kam faj " 17063_1190156198878_1377540732_519267_948281_n




Adelina Dardha: Poezi " Nuk kam faj "

Me lot i këndova dhimbjeve të acarit dimëror,
i mblodha një nga një të gjitha, aty tek cepi i syrit.
Lirikave të dashurisë ua fala, si vesa e mëngjezeve,
u falet bimëve dhe luleve!

Tinguj elegjie "nuk kam faj" , heshtin nëpër pentagrame.
Lotët e dallgëve nuk rreshtin,
bien mbi tastiere, kërcasin, bëjnë zhurmë, thërmohen në dhimbje......

Përjashta fryn ere, dritaret dridhen nga ciltërsia
shpirti im celet, nga pafajsia.

Si selvi e bukur, e pastër si natyra , i kam lëshuar rrënjët në jetë
degët e thata më mbushin trupin, bën ftohtë nëpër venat e gjakut.
Kurora e lumturisë rëndon mbi kokë, gurët buzëqeshin mbi to,
ndjenjat mbulohen, si sythat e degëve nga ngrica e kohës.

Zogjtë flenë në gjirin tim, janë të vegjël pa krahë,
folenë ua ngroh me dashuri qiellore.
Jo, nuk kam faj, me beso,
i lutem hënës së fshehur dhe natës së errtë,
kush më bëri magji të degtë?!

Fatet tona i rëndojnë mbi supe pafajësisë së hënës,
veshur me petkun e mirësisë, që vetëm ndricon.
Ajo më ka bekuar, ditën kur nëna me lindi,
asaj ia lehtësoj dhimbjet, por dhuratë mua m'i bëri sot.
Dashurinë time ma beko kur ka dallgë,
Jo nuk kam faj, lumturinë e shpalos në një pikë lot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi