Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dekonstruksion i tregimit “Të vdekurit” të James Joyce-it

Shko poshtë

Dekonstruksion i tregimit “Të vdekurit” të James Joyce-it Empty Dekonstruksion i tregimit “Të vdekurit” të James Joyce-it

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 12:49 am

Dekonstruksion i tregimit “Të vdekurit” të James Joyce-it

James Joyce ka lënë shumë hapësirë për interpretim teksa endte tregimin e tij të shkurtër, “Të vdekurit”, duke krijuar karakterin e dykuptimtë të Gabrielit – një emër i huazuar nga një roman i hershëm i Bret Harte-it – qëllimet e tij duken të veçanta, të mirëmenduara e të vështira për t’u hedhur poshtë.
Kjo, si rrjedhim, lë hapësirë që vepra të shihet nën vështrimin post-strukturalist. Duke dekonstruktuar skenaret e përcaktuara e të papërcaktuara me nënkuptimet e shumëfishta, dikush mund ta “lexojë” tekstin në një pafundësi mënyrash. Duke përdorur qasjen dekonstruktiviste, vetë rrëfimi, me protagonistët dhe autorin, ndryshojnë shpejt dhe vazhdimisht, duke mos lënë një interpretim më poshtë se tjetri, por vetëm si përfundim.
Ndërkohë që qëllimet e vërteta të Gabriel Conroy-it fshihen gjatë rrëfimit nga një narrator i gjithëdijshëm, veprimet e tij kërkojnë pasoja dhe mënyra e tij e të sjellurit i hap rrugë emocioneve të papërpunuara. Joyce-i gjithashtu realizon futjen e veprimeve të mëvonshme si: rrëfimi i hollë, historitë e së kaluarës, antagonistët dhe Nënën Natyrë. Këto karakteristika, të kombinuara me interpretimin e kujdesshëm të nëntekstit, ndihmojnë lexuesin me ballafaqimin e konceptit që Joyce-i kishte për Gabrielin tek “Të vdekurit”.
Ross Murfin-i, në esenë e tij “Deconstruction and "The Dead", përcakton termin “dekonstruksion” si dy entitete të veçanta të cilat nuk janë reciprokisht përjashtues, megjithëse të kundërta në natyrë. Ai përdor filozofinë e Derrida-s, i cili e shpiku termin dekonstruksion, për ta çuar më tej besimin e tij se një tekst mund të ketë një shumësi interpretimi duke përdorur faktorët kontekstualë dhe motivimet karakteriale si bazë provash për këtë. Lexues të ndryshëm, me përgatitje të ndryshme mund ta kuptojnë ndryshe veprën; dikush që njeh biografinë e Joyce-it mund të gjejë një pjesë thelbësore të vetë Joyce-it tek Gabrieli. Sipas esesë së Daniel R.Schawrz-it “A Critical History”, Joyce-i u martua me Nora Barnacle, e cila kish qenë më parë e dashuruar me një djalë të quajtur Michael "Sonny" Bodkin. Bodkin-i lindi shëndetlig dhe shpejt zuri shtratin, por me të marrë vesh që Nora po bëhej gati të linte Dublinin, qëndroi jashtë, në shi duke pritur që ta shihte të ikte. Lajme të mëvonshme treguan se Bodkin-i kishte vdekur. Ata që nuk i njohin këto fakte të jetës së Joyce-it mund ta lexojnë tekstin në një tjetër hulli sesa ata të cilët shohin të rrëfyer aty një histori të komplikuar dashurie. Megjithatë, fundi i rrëfimit ofron një kthjelltësi më të madhe sesa pjesë të ndryshme të tij; Gabrieli mediton mbi jetën e tij ashtu si edhe një herë nis të bjerë bora në udhën ku ai qëndron. Dija që tashmë martesa e tij me Gretën ishte bërë nën pretendime të rreme, lexuesi sheh një anë të errët të Gabrielit, atë që i lejon (lexuesit) të kuptojë shpejt dhe shkurt veprimet e tij të kaluara, por njëkohësisht duke mos ofruar ndonjë shpresë për të ardhmen.
Dikush mund të diskutojë qëndrimin e rrëfyesit se Gabrieli është duke parë vdekjen me sy që të ketë paqe me veten. Është e mundur që ai, gjithashtu, të jetë duke u shuar nga thyerja e zemrës, jo vetëm prej Gretës, por për veten e tij. Ndërkohë që shkaku i vdekjes së Michael Furey-t është pneumonia, shkak për motivimin që veproi kështu qe thyerja e zemrës. Gabrielit mund t’i vijë vdekja përballë apo mund të jetë një i vdekur për së gjalli në atë natë të acartë.

Kritiku John Paul Riquelme gjithashtu mban një qëndrim dekonstruktiv për skenarin e lartpërmendur, në esenë e tij “For Whom the Snow Taps: Style and Repetition in "The Dead." Ai shqyrton dy interpretime të mundshme: Gabrieli do të heqë dorë nga veprimet e tij të gurta dhe të pranojë natyrën e gabimeve të tij apo thjesht do të heqë dorë - “…ai kalon diçka të ngjashme me vdekjen, e përfaqësuar me vendimin e tij për të udhëtuar drejt Perëndimit, prej të cilit s’do të ketë kthim prapa.” Këtu, Riquelme-i paraqet dy interpretime të mundshme të skenarit të cilat figurativisht e vendosin Gabriel-in sferën e të gjallëve apo edhe të të vdekurve. Provat e përshtatshme duket se rrethojnë i bëjnë të vlefshme të dyja interpretimet; qëllimet e Joyce-it ngjasojnë bindëse në të dy sfondet ndërkohë që mbetët i hapur ndaj ideve të reja. Gabriel-i bëhet një mik i dashur për lexuesin; dikush dëshiorn të shohë djallin që fle brenda tij.
Në defektet e tij, dikush sheh shpresë, në fajet e tij, të tjerë shohin dorëzimin.
Sa më shumë të shihet teksti, leximi ndryshon. Duke patur parasysh qasjen dokonstruktiviste aspekte të ndryshme të tekstit dalin në sipërfaqe; pavetëdijshëm duke mbledhur shumë aluzione dhe duke i kombinuar ato me faktorë të mëtejshëm kontekstualë, po ashtu edhe me motivimet realiste të jetës së Joyce-it, konceptet e Murfin-it dhe Riquelme-it mbesin të vërteta.
Detaji i borës ka kuptim më të thellë ndërsa ai i shiut çon në një lidhje të drejtpërdrejtë. Dekosntruksioni pozitiv lejon një interpretim më plotësues dhe gjithëpërfshirës duke kaluar me tangente të ëmbla dhe kurrë duke përfshirë prova të forta. Një tekst thuret për t’u lexuar në mënyra të ndryshme; shumë lexues janë dekonstruktivistë pa qenë në dijeni se janë të tillë.
Eseja e Riquelme-it hap dyert për shumë interpretime dokonstruktiviste të historisë së shkurtër “Të vdekurit”. Megjithse jo të gjithë lexuesit mund të jenë dakord me formulimet e tij, vlen për t’u theksuar se ekzistojnë qasje të tjera ndaj tekstit dhe gjithkush është i lirë të formulojë atë që mundet. Dekonstruksioni i kërkon lexuesit të vërë vetën e tij apo saj brenda tekstit për të interpretuar vendet që autori ka lënë të hapura. Kishte qëllim Joyce-i që Gabriel-i në fund të vdistë fizikisht? Zhvarrosi ai nga varri i akullt një zemër që pikonte gjak? A udhëtoi vërtet ai drejt Perëndimit për një jetë më të mirë apo të fillontë një tjetër krejt të re? Apo thjesht vazhdoi jetën si një burrë me zemër të thyer?
Këto pyetje me fund të hapur i lejojnë kritikët, profesorët, studentët dhe lexuesit e zakonshëm të mishërohen nën hapat e Gabriel-it, ta nxjerrin atë jashtë e ta risjellin në shtëpi. Këtu, lexuesi përfshihet tërësisht, ashtu siç shpresoj që të kem bërë unë në këtë shkrim.


Përktheu: Davjola Ndoja



*Termi “dekonstruksion” (rindërtim në shqip, të cilin kam preferuar mos ta përkthej duke qenë se përfaqëson një term i cili është i njohur si i tillë në fushën studimore) haset në historinë e filozofisë, në tentativën e Jacques Derrida-s, për të përkthyer nga ana gjuhësore dhe semantike ftesën hajdegeriane të Destruktion të koncepteve metafizikës. Dekonstruksioni ka disa pamje por asnjë hierarkike: është zbërthimi i kuptimit të nevojshëm dhe jo polisemia. Që në fillim të herës ajo konsolidohet si një strategji e leximit të teksteve të traditës metafizike, përpiqet të nxjerrë në dukje skarcitetet, boshllëqet, fragmentarizimet, pavazhdimësinë, strukturat ideologjike, së pari, tërësinë e përfaqësuar nga këto.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi