ISA MULAJ:Origjina e Satanit ne boten e vertete
Faqja 1 e 1
ISA MULAJ:Origjina e Satanit ne boten e vertete
(Pu)shteti mercenar laik dhe satanik i Prishtinës ndërsen shovinizmin fetar të Beogradit kundër Kosovës
“Atdhetari gjithmonë duhet të jetë i gatshëm ta mbroj vendin e tij nga qeveria e tij” – Harry Browne.
Isa Mulaj
Origjina e Satanit në botën e vërtetë
Në
mesin e viteve 1970-ta, Bashkimi Sovjetik (në vijim BRSS) u pajis me
një lloj rakete ndërkontinentale me rreze të gjata veprimi deri në
16.000 km. Ishte e gjatë 32,2 metra, diametër 3,02 metra, me mbushje
bërthamore deri në 25 megaton (afër 200 herë më e madhe se bomba e
hedhur në Hiroshima), me së paku 10 koka (secila për të goditur caqe të
ndryshme), dhe 40 objekte mashtruese që të paraqiteshin në radarin e
mbrojtjes kundërajrore si 10 kokat tjera bërthamore, ose gjithsejt 50
projektila. Një grup i analistëve të CIA-s erdhën në përfundim se kjo
ishte arma që i jepte BRSS-së përparësi për ta goditur i pari SHBA-në
në bazë të doktrinës që u bë e njohur si First Strike (Goditja e Parë),
e cila ndryshe quhej edhe Decapitation Strike (Goditje me Heqje të
Kokës). Goditjet e tilla gjatë luftës së ftohtë garantonin shkatërimin
reciprok të të dyja palëve (MAD – Mutually Assured Destruction),
porse BRSS e kishte përparësinë për të goditur i pari me raketën me së
paku 10 projektilë kundrejt raketave ndërkontinentale të SHBA-ve në
Minuteman III që bartnin më së shumti 3 projektilë.
Në
BRSS (tani edhe në Rusi) familja e raketave të tilla famëkeqe për
Decapitation Strike njihej si R-36, kurse modelet e tyre me shumë lloje
numrash dhe shkronjash si: R-36M, 15A14, 15A18, R-36MUTTH, e të tjera.
Shumica e ushtarakëve të NATO-s, me konkretisht të SHBA-ve, e kishin të
vështirë t’i mbajnë mend gjithë ato shkronja dhe ata numra, prandaj e
kishin sistemin e vet të emërtimit që duhej të ishte më i thjeshtë, më
i kapshëm dhe më domethënës nga pamja dhe rreziku që paraqesin armët.
Sistemi i emërtimit të armëve sovjetike (tani edhe të Rusisë) ishte
ndërtuar me shkronja. Për shembull, çdo aeroplan luftarak sovjetik në
anglisht duhej të fillonte me shkronjën F për Fighter, B për Bomber, H
për Helicopter, C për Cargo (Transportues), mandej për raketat, SA
për Surface-to-Air (Tokë-Ajër), SS për Surface-to-Surface (Tokë-Tokë)
dhe M për Miscellaneus (të Lloj-llojshme). Në qoftë se aeroplani
sovjetik MiG 31 në qarqet e NATO-s është emërtuar Foxhound, atëherë
ushtarakët e kenë kuptuar se bëhet fjalë për një aeroplan luftarak,
sepse emërtimi fillon me shkronjën F. Pos incialit F, ushtarakët në
shumë raste e kuptojnë menjëherë edhe nga emri i plotë natyrën e atij
aeroplani, si: Foxhound (Zagari i dhelprës) simbolizon aeroplan
gjuajtësin me shpejtësi të madhe (ose zagarin që është në gjendje ta zë
dhelprën); Aeroplani bombardues Tu-95 njihet në NATO si Bear (Ariu) për
shkak të zhurmës së madhe, madhësisë së madhe dhe pamjes që duket
ngapak si ariu. Helikopteri Mil Mi-4 njihet si Hound (Zagari), sepse
asnjë fluturake e luftës nuk i përngjan më shumë zagarit se ky.
Helipkopteri më i vonshëm Mil Mi-24 u kodua si Hind (Drenusha), pasi në
pamje anësore duket se i përngjan formës së drenushës (por është më i
rrezikshëm se “zagari” Mil Mi-4).
Shkurtesa SS për armët sovjetike, të Rusisë, dhe Kinës përdoret nga NATO për raketat Tokë-Tokë (Surface-to-Surface).
Çdo raketë e tillë për NATO-n duhet ta ketë parashtesën SS, e pastaj
ndonjë emër anglisht që duhet të filloj me shkronjën “S”. Kështu
raketën RT-2PM Topol (ende në shërbim), NATO e njeh si SS – 25 Sickle
(Drapëri). Drapëri shërben për korrje dhe me këtë emërtim aludohej
rreziku për caqet e NATO-s nga raketa. Raketës RSD-10 Pioner, iu vu
kodi SS-20 Saber (Shpata), e prodhuar për shkatërrimin e bazave të
NATO-s në Evropë, prandaj edhe u quajt shpatë. Është tërhequr nga
arsenali më 1991 në marrëveshje me SHBA-në.
Raketa
R-36 me të cilën filluam këtë shkrim, ende mbetet në funksion,
përkundër se ishte planfikuar të eliminohet. Për shkak se drapëri,
shpata dhe emrat tjerë që simbolizojnë rreziqet e mëdha ishin duke u
“harxhuar” për shumë lloje të raketave sovjetike, duhej gjetur një emër
shumë të përshtatshëm për armën më shkatërruese, atë për Goditjen e
Parë ose Heqje të Kokës. Ai emër jo vetëm që duhej të fillonte me “S”
por edhe të simbolizonte diçka më të madhe dhe më të rrezikshme se
Saber (Shpata). Në anglisht u gjet emri më i mirë i mundshëm me
shkronjën S që simbolizonte të keqen më të madhe, dhe kështu raketës
R-36, NATO ia vuri emrin SS-18 Satan (Dreqi). Ky pra ishte (dhe ende
është) Satani praktik i kësaj bote, edhe pse deri më sot nuk është
përdorur. Mirëpo, satani më i keq për neve se SS-18-shi gjendet në
Kosovë. Pyetja është: Cili është ai dhe çfarë misioni ka?
Satani i vërtetë i kësaj bote kundër shqiptarëve të Kosovës është politika dhe qeveria kosovare
Me
datën 6 janar 2010 mbërriti në Kosovë kryetari Serbisë Boris Tadiq.
Teorikisht, ai duket se vjen në një shtet tjetër. Por sipas versionit
zyrtar të qeverisë së Kosovës, Tadiqi praktikisht vetëm po udhëton
brenda shtetit të tij të quajtur Serbi ku përfshihet edhe Kosova të
cilën ai nuk e njeh si të pavarur politikisht nga Serbia.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramë Manaj, me rastin e lejimit të
vizitës së Tadiqit në Kosovë, i paska deklaruar Radios Evropa e Lirë si
vijon: “Ai vjen në shtetin e Kosovës dhe ai nuk mund të keqpërdorë
qëndrimin e tij për fjalime politike. Këto janë edhe vërejtjet që i
janë bërë ICO-së dhe në këtë kontekst, në këto rrethana, në këtë mënyrë
i lejohet vizita presidentit të Serbisë”. Nëse kuptohet si duhet, kjo
deklaratë e Ramë Manajt duket si një kod me efekt satanik sikur modeli
i raketës R-36M. (More mos janë marrë incialet e kësaj rakete nga
Ramë-36Manaj!?). Ja pse?
Këto
ishin 10 pikat e Satanit (ka edhe më shumë) që udhëheq me Kosovën.
Duken sikur 10 projektilët me mbushje bëthamore të raketës
termonukleare SS-18 Satan (edhe ky mund të bart më shumë se 10
projektilë). Të dyjat janë me pasoja të ngjashme. Efektet e tyre
ndryshojnë nga periudha kohore që zgjasin. Satani sovjetik ka efekt të
menjëhershëm me Decapitation Strike. Satani kosovar nuk ka kurrfarë
fuqie, nuk është në gjendje të bëjë gjë, dhe angazhon armiqët kundër
Kosovës. Satani i parë është më higjienik në pasoja. Satani i dytë
është më i lig dhe i detyron armiqët të zbatojnë metoda të pista kundër
shqiptarëve të Kosovës, ose mbytje më të ngalashme. Herëdo kur,
njerëzimi do të reagoj arsyeshëm kundër armiqëve tanë, së paku duke ua
përmendur atyre sa për t’i diskredituar kur e kërkon nevoja, se: “Ju i
keni këto njolla për shkak se keni vepruar kështu kundër shqiptarëve të
Kosovës”. Përgjigja mbrojtëse e armiqëve ose heqja e përgjgësisë së
tyre mund të jetë: “Ne kemi ndjekur parimet tona, e më tepër kemi
respektuar vullnetin e udhëheqësisë së Kosovës të shprehur me Planin e
Ahtisaarit dhe Kushetutën e Kosovës të përgatitur nga të huajt”.
Shqiptarët
e Kosovës nuk kanë pse t’i druhen “Goditjes së Parë” nga SS-18-shi ose
nga Forcat Strategjike Raketore (Raketnje Vojska Strategiçeskogo
Naznaçenja), e as nga Serbia, sa nga udhëheqësia politike kosovare.
Sepse kjo e fundit në brendi ka një lloj kodi satanik me të cilin u
shërben armiqëve të Kosovës për t’iu dhënë shqiptarëve Goditjen e Parë,
të dytën, të tretën dhe të fundit. A po u duket, apo vetëm po u bëjnë
sytë!?
Përshendetje nga kryeqyteti i Kosovës “Satanagrad” ku miratohen lejet për vizita satanike të politikanëve nga shtetet armike.

- Me
kushtetutë, Kosova është shpallur shtet laik ose i pafe, dhe është
deklaruar se feja është e ndarë nga shteti dhe politika, se feja është
çështje individuale e secilit qytetar, dhe si e tillë duhet të qëndroj
larg politikës dhe shtetit. Ku bazohet kjo dhe a është e vërtetë se
Kosova me Kushtetutë është shtet laik? - Nëse
e lexoni Planin e Ahtisaarit, sidomos Shtojcën V për Trashëgiminë
Kulturore, do të shihni privilegje përrallore të cilat ndoshta as
engjujt e Zotit nuk do t’i gëzonin, që i janë ofruar nga politikanët
shqipfolës të Kosovës Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Kishat, xhamiat dhe
çdo tempull tjetër fetar i shqiptarëve, ose çfarëdo që është e
shqiptarëve, nuk guxojnë të përemenden në Planin e Ahtisaarit dhe
Kushtetutë. Tyrbja e Sulltan Muratit që përmendet në Planin e
Ahtisaarit si rajon diçka i ngjashëm me 40 zonat për serbët të
shpallura si "të mbrojtura", është objekt i minoritetit turk në Kosovë,
dhe ndoshta cilësohet se është shpallur si i tillë (i mbrojtur) edhe
për Turqinë e sotme. Juve me siguri u kujtohet fort mirë gjuha
kërcënuese e këtyre shqipfolëse kundër ndryshimit të Pakos së
Ahtisaarit në formën përfundimtare të cilën e ka edhe tani. Vetëm
kthehuni pak prapa në arkivat e lajmeve dhe i gjëni deklarimet e
politikanëve të sotëm “Asnjë presje nuk bënë të hiqet ose ndryshohet
nga Pakoja e Ahtisaarit”. - Identifikimi
i Kosovës si pronë e KOS-it në Planin e Ahtisaarit duket se është në
kundërshtim shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë me Kushtetutën e
Kosovës për shtetin laik. Se këndjemi këto mospërputhje dhe
kundërthënie të ashpra e hedhin poshtë deklarimin e të gjithë atyre që
mendojnë se Kushtetuta e Kosovës është përgatitur në përputhje me
Planin e Ahtisaarit, dhe se e para i nënshtrohet të dytit. Por
pavarësisht kësaj kundërthënie të cilën mund ta vërej edhe lopa,
Kushtetuta e Kosovës në kuptimin alegorik thotë se vetëm shqiptarët ose
mbi 90% e popullsisë së Kosovës duhet të jenë laik, ndërsa 5% të
serbëve jo vetëm që nuk duhet të jenë të tillë, por ata me qykë t’zorit
duhet të udhëhiqen nga KOS-i, deshën e s’deshën; - KOS-i
ka përkrahur dhe bekuar krimet kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnjë, dhe
Kosovë. Krimet në Kosovë pas KOS-it nuk i pranon shumica e politikanëve
shqiptarë të Kosovës, duke filluar nga Grupi Negociator për Statusin
Përfundimtar të Kosovës, anëtarët e komisionit për hartimin e
Kushtetutës së Kosovës (në të cilët nuk kanë shkruar asnjë nen; këtë e
di sepse isha në rrjedha kur Kushtetuta e “jonë”u përgatit në tërësi
nga të huajt) dhe së fundi Qeveria e Kosovës. - Shihe
ti njëherë deklaratën e Ramë-36Manajt; “..se vizita e Tadiqit do të
lejohet, por me kusht që ajo të mbetet në kuadër të karakterit fetar”.
Çka fshihet këtu? Tadiqi nuk vjen në Kosovë si kler fetar por si
politikan dhe kryetar i shtetit të Serbisë. Ai nuk po thotë se po vi në
Kosovë si pop apo patriark, por si politikan dhe kryetar i Serbisë në
kuadër të të cilës e llogaritë edhe Kosovën. A mundet dikush të thotë
se ai nuk po vie në Kosovë si politikan? Në Serbi ka kisha ortodokse më
të mëdha dhe më të mira se në Kosovë. Nëse Tadiqi është njëmend fetar,
ai do të shkonte për vizitë në cilëndo kishë në Beograd, e jo të
harxhoj mund për të ardhur në Deçan për vizitë “fetare”. Këtu bie
poshtë deklarata e Ramë-36Manajt për karakterin “fetar” të vizitës së
Tadiqit në Kosovë. Mendoni vetëm pak ju lutem kur Qeveria e Kosovës
insiston në karakterin fetar e jo politik të vizitës së Tadiqit në
shtetin “laik”. Kush e ka përkrahur dhe bekuar gjenicidin serb kundër
shqiptarëve në Kosovë më shumë se KOS-i? - Tadiqi
si politikan më mirë do të ishte të bëjë vizitë politike se fetare në
Kosovë (edhe ashtu vizita e tij ishte politike). Sepse kështu do të
lirohej pak nga përgjegjësia morale e KOS-it dhe rolin e saj në krime
kundër njerëzimit. Por Tadiqin nuk e lë propaganda mediale e liderëve
politik shqiptarë të Kosovës të distacohet nga kjo përgjegjësi, me
faktin se këta insistojnë që politikën kundër Kosovës ta bëjë në
bashkëveprim me KOS-in. Kështu liderët politikë të Kosovës e detyrojnë
Tadiqin të bëhet më i keq kundër shqiptarëve se sa ndoshta vetë ai do
të ishte në gjendje të jetë i tillë. A ma satana janë këta (liderët
politik të Kosovës) kundër shqiptarëve, a SS-18-shi? Unë vë bast me
juve se shqiptarëve të Kosovës më së shumti i kërcënohet rreziku nga
dreqërit tanë. Duket sikur për shqiptarët e Kosovës është fatkeqësi që
nuk e kanë fatin ta shijojnë marrjen e goditjes nga një SS-18 Satan! A
e dini pse? Sepse me SS-18 Satan shqiptarët e Kosovës (po i
përjashtojmë 1/3 si të pafajshëm) do të zhdukeshin në mënyrë higjenike,
pa dhimbje e vuajtje, dhe kështu do të martirizoheshin pa pasur nevojë
t’i akuzoj njerëzimi serbët se kanë bërë krime të lloj-llojshme kundër
shqiptarëve! Satanët politik shqiptarë jo vetëm që po heshtin, por i
bekojnë krimet e serbëve kundër shqiptarëve dhe po e hapin gradualisht
rrugën për krime tjera të ngjashme si ato paraprake. Ju e dini mirë se
çfarë krime të tmerrshme kanë qenë ato. Prandaj, në vend të përsëritjes
së atyre krimeve në mënyrë të ngadalshme me shumë vuajtje dhe tek
njerëzimi nepër botë të krijohet bindja se serbët janë të këqinj se
kanë bërë shumë shpesh krime kundër shqiptarëve, më e mirë është
zgjidhja e një Decapitation Strike me SS-18 Satan. Kështu do të
kryheshin dy punë me një udhë. Në njërën anë shumica e shqiptarëve do
t’i mënjanonin mundimet e tmerrshme gjatë krimeve të serbët, dhe në anë
tjetër serbët do të shpëtonin nga kualifikimi i njerëzimit si “bad
guys”. - Për
atë 1/3-ën e shqiptarëve në pikën paraprake që thamë se janë të
pafajshëm, nuk do të thotë se të gjithë janë të mirë. Po të ishin të
mirë, me siguri nuk do t’i lejonin satanët politik t’i bëjnë këto
eksperimente me ta. Diku gjysma e popullsisë së Kosovës me siguri është
pajtuar me gjenocidin e kaluar dhe këtë që është duke planifikuar.,Dëshmi
për këtë është sa herë kanë votuar për satanët politik, për Grupin
Negociator, Komisionin Kushtetues dhe shumëçka tjetër. Nëse në mesin e
1/3-ës së shqiptarëve të Kosovës ka njerëz të mirë, atëherë ku janë që
nuk veprojnë kundër satanëve? - Dallimi
thelbësorë ndërmjet SS-18 Satan dhe satanëve politik të Kosovës, është
se SS-18-shi përdoret (nuk është përdorur kurrë deri më sot në luftë)
kundër shteteve dhe popujve armik, kurse satanët e Kosovës nuk janë në
gjendje vetë të bëjnë krime në masë kundër popullsisë të cilës ata i
përkasin, por thërrasin armikun e jashtëm për të eksperimentuar
lloj-lloj “bim beteri” kundër popullsisë të cilën (kinse) e
përfaqësojnë dhe udhëheqin. - Zevendës
kryeministri tjetër i Qeverisë, Hajredin Kuçi, kërkon përkrahje nga
EULEX-i në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkatësisht
që EULEX të delegojë disa ekspertë të fushës së liberalizimit të
vizave. Sikur të ketë qindra dhe mijëra ekspertë të tillë në Kosovë,
Hajredini nuk do të za gjumi duke kërkuar ndërkombëtar për t’i shpallur
laik në këtë drejtim. (Laik në këtë rast do të thotë “injorant” ose “që
nuk di”, ose “budalla”). Çudit fakti pse Hajredini dhe Qeveria e tij
nuk kërkojnë ndihmë nga Tadiqi në liberalizimin e vizave për Kosovën
por e lënë atë të futet në Kosovë pa kurrfarë vize. Hajredini mendon se
liberalizimi i vizave është çështje e kopallave dhe dialogjeve. Ai
duhet të kërkoj ndihmë nga ata që e kanë votuar për t’iu dhënë llogari
për (mos)punën e Qeverisë dhe krimin e organizuar që është duke e
udhëhequr në kurriz të popullsisë. Ekspertët nuk mund të bëjnë gjë për
liberazimin e vizave, sepse kjo është çështje që del vetvetiu nga
qeverisja efikase e shtetit, e kjo nuk mund të arrihet kurrë derisa
Kosovën e qeverisë sistemi i satanëve. Hajredini hyn në kodin e tyre me
inicialin H sikurse edhe kryministri. Më herë kur folëm për kodet e
NATO-s për armët sovjetike dhe ruse, u njoftuam se çka simbolizon H dhe
përmendem dy shembuj. - Kryetari
i Kosovës Fatmir Sejdiu kërkon shpërbërjen e strukturave paralele serbe
në Kosovë. Kujt ia bënë ai këtë kërkesë dhe kujt ia transmeton këtë
lajm? Vetë Sejdiu me Planin e Ahtisaarit dhe Kushtetën e Kosovës i ka
fuqizuar këto struktura paralele. Strukturë më paralele është Qeveria
dhe Presidenca të cilat nuk dihet se kujt i jepin llogari. Më së
shpeshti u jepin llogari shumë miqëve të njohur e të panjohur
ndërkombëtarë. A nuk është kjo strukturë më paralele se e serbëve në
Kosovë? Strukturat paralele serbe në Kosovë i jepin llogari Serbisë dhe
komunitetit lokal të serbëve, sepse kështu e parasheh Plani i
Ahtisaarit të cilin Fatmir Sejdiu insistonte të mos ndryshohej. Serbia
në Kosovë vetëm po zbaton ato për të cilat është pajtuar Grupi
Negociator, Qeveria dhe Presidenca. Sipas gazetës austriake Money,
Serbia paguan 725 zyrtarë të sigurimit serb në Kosovë, dhe ka ndarë 42
euro për strukturat paralele. Serbia ka marrë kryesimin e CEFTA-s, ka
futur Kosovën në hartën e saj të cilën e ka pranuar Eurostati, bënë çtë
dojë në Kosovë, derisa satanët e (pu)shtetit të Kosovës shikojnë si të
vjedhin më shumë nga populli i vetë (sepse nga strukturat paralele
serbe nuk munden), madje kur u duket se Serbia nuk po bënë sa duhet
kundër Kosovës, dalin me ide “përparimtare” që serbëve dhe strukturave
paralele t’u jepen traktorë, para të gatshme nga 2.000 euro, ndihmë
kryetarit të Serbisë për ta promovuar politikën e tij në Kosovën laike
në kontekstin religjioz, e të tjera.
Këto
ishin 10 pikat e Satanit (ka edhe më shumë) që udhëheq me Kosovën.
Duken sikur 10 projektilët me mbushje bëthamore të raketës
termonukleare SS-18 Satan (edhe ky mund të bart më shumë se 10
projektilë). Të dyjat janë me pasoja të ngjashme. Efektet e tyre
ndryshojnë nga periudha kohore që zgjasin. Satani sovjetik ka efekt të
menjëhershëm me Decapitation Strike. Satani kosovar nuk ka kurrfarë
fuqie, nuk është në gjendje të bëjë gjë, dhe angazhon armiqët kundër
Kosovës. Satani i parë është më higjienik në pasoja. Satani i dytë
është më i lig dhe i detyron armiqët të zbatojnë metoda të pista kundër
shqiptarëve të Kosovës, ose mbytje më të ngalashme. Herëdo kur,
njerëzimi do të reagoj arsyeshëm kundër armiqëve tanë, së paku duke ua
përmendur atyre sa për t’i diskredituar kur e kërkon nevoja, se: “Ju i
keni këto njolla për shkak se keni vepruar kështu kundër shqiptarëve të
Kosovës”. Përgjigja mbrojtëse e armiqëve ose heqja e përgjgësisë së
tyre mund të jetë: “Ne kemi ndjekur parimet tona, e më tepër kemi
respektuar vullnetin e udhëheqësisë së Kosovës të shprehur me Planin e
Ahtisaarit dhe Kushetutën e Kosovës të përgatitur nga të huajt”.
Shqiptarët
e Kosovës nuk kanë pse t’i druhen “Goditjes së Parë” nga SS-18-shi ose
nga Forcat Strategjike Raketore (Raketnje Vojska Strategiçeskogo
Naznaçenja), e as nga Serbia, sa nga udhëheqësia politike kosovare.
Sepse kjo e fundit në brendi ka një lloj kodi satanik me të cilin u
shërben armiqëve të Kosovës për t’iu dhënë shqiptarëve Goditjen e Parë,
të dytën, të tretën dhe të fundit. A po u duket, apo vetëm po u bëjnë
sytë!?
Përshendetje nga kryeqyteti i Kosovës “Satanagrad” ku miratohen lejet për vizita satanike të politikanëve nga shtetet armike.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi