Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: PËRBINDSHI I ZI

Shko poshtë

Vullnet Mato: PËRBINDSHI I ZI Empty Vullnet Mato: PËRBINDSHI I ZI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 11:43 am

Vullnet Mato: PËRBINDSHI I ZI 22665_1162212866671_1568334934_30342161_454424_n


Vullnet Mato: PËRBINDSHI I ZI 12441_1135744604981_1568334934_30292397_345785_n

Vullnet Mato

PËRBINDSHI I ZI

Ai del vrullshëm nga tollovia e makinave,
nga luksi i veturave me ngjyra ylberore.
Kthetrat e tij të tymta ngjiten kaltërsive,
dhe pluskojnë duke formuar kënetën qiellore.

Me grahmën e zymtë mbështjell krejt qytetin
rrezatimi i tij i errët, qiellit i zë frymën.
Perandoria e tij e pamatshme shtriqet sa deti
dhe diellin e vesh me qefinin e imët.

Pastaj i shndërruar në blozë, përbindëshi i zi,
endet dhe përqark trupit më vishet tinëz,
veshjen ma ndot e djersën ma qelb katrani i tij
dhe s'ka ç'i bën as gjithë uji i Bovillës.

Ndjej tek e kapërdij e më djeg në mushkri
e më pushton frymën e lodhur prej mundimit.
Përbindëshi vrastar hyn brenda damarëve të mi
dhe sytë m'i zbeh me ngjyrën e turbullimit.

Nga kockat e mia ai thith krejt palcën,
e më përzihet me gjakun ku transformohet lënda.
Mushkëritë dhe veshkat m’i copëton ngadalëz
e më kalb çdo gjë që kam përbrenda;

Ditët m’i shkurton, duke ma tretur shtatin,
derisa të më shndërrojë në kufomë të blozës.
Pastaj, të më puthë me aromë varri,
dhe të më përcjellë me funeralin e nëntokës…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi