Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏

Shko poshtë

Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏ Empty Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 8:16 pm

Teuta Llalla
Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane

Nga
pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe u trashëgua dhe u ruajtë
gjuha më e vjetër e Europës - (shih më poshtë figurën e gjuhëve)


Në kohën
parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të
veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një
gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila
është gjuha e parë indoeuropiane?
Nga shumë historian të huaj dhe
shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !?
Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e
para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se
gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.
Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku
e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur
grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!
Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe
historisë na erdhën ‘’Arqeologjët’’.
Arqeologjët
gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të
zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende
shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i
përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë
shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.
Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?
Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.
Kështu
që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të
kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të
ardhshëm.
Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht
asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë
pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga
toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj.
Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.
Kurse
shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve,
sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga
fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët
e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.
Pra gjuha njihet si
një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një
populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit
njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë;
‘’Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke
përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve,
renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së
një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës
nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në
tjetrën’’.

këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit
nëpër vite e zgjidh ‘’Arqeologjia’’ duke hedhur dritë mbi një kulturë
parahistorike.
Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të
gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse
shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e
linin të tjerët që të diturohej.
Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e
gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin
origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera
indoeuropjane.
Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ‘’se gjuha shqipe
rrjedh nga ilirishtja’’.
Hans
Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles
të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht
origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet
greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek
dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti
në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së
lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e
mëvonshme.
Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për
drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i
shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut
studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar
Kostandin Kristoforidhin.
Botoi tre vëllime ‘’Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’’ Duke nxjerrë
përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc
Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi
kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane.
Botoi në
vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në
familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë
tjetër.
Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi
veprën ’’Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’’ më 1864,
vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më
të vjetra në botë.
Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në
Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i
cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe
turke. Botoi librin ‘’Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve
indoeuropjane’’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime
shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe
dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard
Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të
Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘’Pellazgjët dhe pasardhësit e
tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe
paraqitet si ‘’tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’’.
Holder
Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë
së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet
me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke
dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert
Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute,
biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve
të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e
ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij
në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij
studiuesi të madh.
Zef
Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë
me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më
të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij
‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të
huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e
parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa,
Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem
Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.
Kështu
mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur
me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe
gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga
pellazgjët parahistorik.

krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së
vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se
këto të dy gjuhë të vjetra.
Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që
kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në
ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.
Një vërtetim i
pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve,
maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar
edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI,
SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi
DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.
Trashëgimi nga
pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që
janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI,
ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka
mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po
t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se
shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe
dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër
prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia.
Siçilia e ka
marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka
formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.
Brindizi ka kuptimin e flalës shqipe, si bri dashi.
Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës.
Marrsiella,
qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse
ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i
zakonshëm shqiptar.
Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të
lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva.
Pra,
një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në
gjuhën shqipe, por po të studioet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë
dhe më shumë fjalëm shqipe.
Dy veprat e mëdha të shkruar nga
Homeri, që dhe fjala Homer është shqipe, duke patur parasysh që ai
ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Iliadha ose
Troja dhe Odhiseas ose Udhë s’sheh. Janë legjenda pellazgje ose
shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan
nga shkruesit e mëvonshëm grekë.
Në Iliadhën, të gjithë kryetarët
e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës, dhe nga vendet që vinin kanë
emra të kuptimit në shqip.
Mikena-mik jemi, kishte mbret Agamemnonin-ai që mendon, është i zgjuar, i ditur etj. Menelaos-mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.

Mirmidonët-mirditorët,
kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë. Elena-e
lanë ment. Priami, mbreti i trojës, që është-drejto amën. Paridi-është
i pari që di, etj.
Leximi i vëmëndëshëm i poemës Iliadha, do të
vërejme se ngjarjet na flasin për luftera midis fiseve pellazgjike ose
shqiptare, dhe fjala e urtë shqipe thotë ‘’i yti ta fut, i yti të
nxjerrë sytë, i yti të vjedh’’ etj.
Në veprat e Homerrit pasqyrohen ngjarje, legjenda dhe histori shqiptare.

të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përshtatur emrat jo
grek, në emra grek. Pra për të përkthyer në greqisht çdo fjalë jo greke.
Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar dhe mënyrën e shqiptimit të fjalive ose të emrave gjë që e bën të pakuptueshëm.

qoftëse të lashtët grek dhe grekët e sotëm nuk do të kishin bërë
gjithshka greke, megjithë shtrëmbërimin e shqiptimit fillestar në
pjesën më të madhe të gjuhës pellazgje ose shqipe, ne nuk do kishim
vërshtirsi për të rindërtuar fjalët e lashta parahistorike shqipe, të
shkruara greqisht apo të përkthyera keq në greqisht si ‘’Piellbardh
në-piellazgos, piellzis në-piellzious’’ etj.
Po
të njohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi,
do vërejmë se ato perëndi quhen në fjalën shqipe si; Zeus-Zë, është
perëndia më e fuqishme, dhe kishte për grua perëndin Herën-Era.
Perëndia tjetër Letos-Lëton, Zeusi më vonë u martua me perëndeshën
Mentis-ment, dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës, dhe
shumë herë nxiste grindje midis njerëzve, dhe duhet ta ketë marrë emrin
nga shqipja ‘’i marrë’’.
Perrëndia Apollon, mendoj se e ka marrë
këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i
muzikës, poezis dhe harqeve, dhe ç’farë bënte Apolloni! Luante muzikë,
i ndryshonte drejtimin shigjetave.
Loja më e dashur për të luajtur
për fëmijët është, shigjeta. Perëndia e detit quhej, Tetesi, që shumë
herë në shqipe T zëvëndësohet me D.
Po të shohim ditës e javës në
gjuhën shqipe me vëmëndje kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të
perëndive ku besonin pellazgjët.
E diela, është dita që përfaqson
Diellin, po të vërejmë e diela është dita më me shumë diell. E hëna,
përfaqson Hënën. E marta, është dita e Marsit, dhe quhet si ditë e
marrë. E mërkura, është dita e Mërkurit. E enjta, nuk është zbuluar
akoma. E premtja, është dita e zezë, të pren, e prenë. E shtuna,
përfaqson Saturnin. Po të shohim grekët ditët e javës i emërtojnë, e
diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e
mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e
shën Mërisë, e shtuna, e kanë marë nga hevrejtë.
Siç shihet
shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët,
gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan.
Betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait.
Pra edhe këtu kemi betimin e trashëkuar nga pellazgjët tek shqiptarët e sotëm, që janë shtarshëgimtarët e vërtetë të popullsisë që banonte në pjesën më të madhe të europës.
Gjatë
shekuj shumë popuj, dikur të mëdhenj, janë shkataruar ose asimiluar nga
popuj të tjerë duke humbur gjuhën, zakonet pa lenë gjurmë. Mirëpo
pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e
tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në trevat e tyre shqiptare, ndonëse
tashmë të tkurrura, përgjat pregut perendimor të gadishullit Ballkanik
Studiuesit
e gjuhëve vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i
takojnë një familje të veçantë gjuhësh simotra, disave mundë ti gjihet
edhe gjuha amë e përbashkët. Duke shkuar sa më thellë në proçesin e
rindërtimit historik, ku del qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e
kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë që është
shqipja.
Aspektet teknike të kësaj çështje u takojnë specialistëve. Pra është i pakundërshtueshëm
fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropjane dhe
shqiptarët janë populli parahistorik dhe ndër më të vjetrit në europë.
Shihet qartë se gjuhësia hedh dritë në kërkimet për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij.
Prandaj duhet t’ia lemë specialistëve që të merren me misteret e pa zbuluara akoma të çështjes mbarë shqiptare.

përfundim duhet thënë dhe theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor
është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të
Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bënë edhe
më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i
patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë
është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe
ndonëse ne shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura gjetkë,
njerzit, që sot njihen si shqiptar, kanë ruajtur me vendosmëri e
sukses, zakonet, traditat dhe indentitetin tonë të lashtë, Ilir e
Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që ne të
ndërtojmë, të pregatisim specialistë shkencor, pedagogjik, historik,
juridik etj.

të pregatiten këto, duhet që shqiptarët të kujdesen për zhvillimin e më
tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të
tyre kombëtare dhe ti ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të
popullit shqiptar.
Arqeologjia, gjuha, dhe kronika të herëshme,
hedhin dritë në atë që ndryshe do të ishte një e shkruar krejt e
pakuptueshme e shqiptarëve parahistorik.
Fatmirësisht, Shqipëria gjendet në mes dy gjytetërimeve klasike, të Greqis dhe Romës, dhe shumë herë u përplas me të dyja këta.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët.

vonë udhëtarë europian, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë
malore të vendit, për luftëtarët krenarë, për veshjen karakteristike.
Ulian
Shekspir nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e
tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri.
Lordi Bajron
ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i
shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta
vishte.
Por që fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga
grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.
Përallat,
legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku
historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipnis me titull ‘’FLORANT
AT LAURA’’ do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas
Leonard Tugjy.
Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga
çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit
buzë rrugës’’.
Shqipëria sot është zvogëluar është bërë një sanduiç
i vogël midis ish-Jugosllavis dhe Greqis. Sot Shqipëria është si një
dragua i fort i rrethuar prej çakenjsh dhe dhelpra të cilën i kanë
lidhur këmbët dhe bëhen gati ta çajnë përsëri, dhe ta përlajnë të tërë
si dikur më 1878.
Shqipëria duke u pushtuar nga grekërit, romakët,
sllavët dhe turqit, u zvogëlua dhe shqiptarët u detyruan që një pjesë
të asimilohej, një pjesë të emigrojë dhe disa fise u larguan për të
jetuar të fshehur në male të larta. Kështu shqiptarët gjithmon kanë
qenë nënpresionin e zhdukjes dhe nuk u ngeli kohë që të mendonin për
shkruatjen e gjuhës së tyre shqipe, sepse nuk e lanë të tjerët rehat
për zhvillimin e më tejshëm të gjuhës që lindi gjuhëra të tjera.

Vërej; Për këtë
studim u shfrytëzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly,
libri i autorit amerikan Edwin E.Jacquen ‘’Shqiptarët’’. Librat e
autorit grek Aristidh Kolia ‘’Arvanitët dhe preardhja e grekëve’’ dhe
‘’Gjuha e Zotit’’. Revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinës, libri
‘’Iliada’’ i autorit Homeri, përkthim i Gjon Shllakut, Tiranë 1965.
Biblioteka e papa Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut’’.
Pema
e lartëme është bërë ndërtimi i gjuhëve Indoeuropiane, dhe është botuar
në vitet 1970 nga Instituti i gjuhëve në Suedi, dhe në vitet 1985 në
disa revista ne Greqi.
Gjuha e parë siç shihet është APBANITIKH-Arvanitiki-Shqipja
dhe me rradhë Armenishtja, Greqishtja etj. Pra siç shihet qartë shqipja
është gjuha mëmë e gjuhëve Indoeuropjane. Që të ruhet dhe të pasurohet
edhe me më shumë vërtetime, duhet që shkencëtarët dhe studiuesit
shqiptarë të punojnë më shumë në këtë drejtim të përkrahur edhe nga
Institucionet shtetërore studiuese përkatëse.

Prof.Teuta Llalla, mësuese e gjuh-letërsis shqipe në gjimnazin e Tetovës.
PEMA E GJUHËVE - MUND TË SHIHNI SE GJUHA E PARË, VAZHDIMËSI E PANDËRPRERË E GJUHËS PROTO-INDO-EUROPEANE (BURIMI I GJUHËVE INDO-EUROPEANE) ËSHTË SHQIPJA.
Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏ Pema%20gjuheve






Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏ Pema%20e%20gjuheve%20Indo-Evropiane
Pema e gjuhëve indo-europiane e ndertuar ne vitin 1974
nga Instituti i Gjuhëve ne Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror:
Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De
Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.
ISBN 0-539-048523-
3 Një pemë të tillë botoi gjatë viteve 1985-1999 historiani arbëresh
(arvanitas) Aristidh Kola në Greqi. Siç shihet, gjuha e parë është SHQIPJA,
e dyta Armenishtja dhe e treta Gjermanishtja. Akademia Greke (bizantine) e
Shkencave nuk e ka kundërshtuar këtë pemë, ka heshtur. Ç’të thotë vallë?


Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏ EtruscDeshifrimi i gjuhës së lashtë etruske dëshmon se Etruskët ishin Ilirë! - Me
një analizim të artefakteve etruske mund të vërehet se gjuha aq
misterioze etruske në të vërtetë nuk ka kurrfarë misteri në vete dhe
është shumë lehtë të deshifrohet. Qartë mund të vërehet se fjalët e
shkruara etruske në të vërtetë janë pothuajse 100% të njëjta me fjalët
e sotme shqipe!
Ajo qëbie në sy është: pse qindëra shkencëtarë deri tani nuk e kanë vërejtur këtë, apo nuk kanë dashur ta vërejnë?





Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏ Maglian1


Kjo është pamja e një pllake nga Magliano, Itali.

Më poshtë shifni disa fragmente që i kemi ndarë për t'i deshifruar:

Qartë mund të vëreni fjalinë MADI NY MENDYA,e që përbëhet nga fjalet MADI = madh, i madh; NY = në; MENDYA = mendja





Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏ Maglian1BmendjaPas
fjalëve "madi ny mendya" vinë fjalët "hija e panjohur", prandaj mund të
jetë që bëhet fjalë për Zotin (I Madh në Mendje - hije e panjohur).

Ekzistojnë
deri tani shumë vepra dhe studime shkencore të cilat kanë tentuar, por
njëanshëm, që këtë gjuhë ta shpallin për greke, madje edhe sllave,
mirëpo siç mund të shihni edhe ju vetë nga këta shembuj, është fare e
qartë se bëhet fjalë për gjuhën ilire gjegjësisht shqipe, me pothuajse
vetëm disa variacjone në disa fjalë, por shumica janë madje plotësisht
të njëjta me fjalët shqipe që edhe sot janë në përdorje! (shih p.sh.
fjalën "mendja").


Siç
e dinë ndoshta shumica, besohej se etruskët ishin popull i vjetër që
krysisht jetoi në trojet e Italisë së sotme dhe përreth. Shpjegimet
klasike të deritashme kanë qenë të mbështjellur me një perde të
misterit, dhe është thënë se ata janë zhdukur dhe kanë lënë pas veti
vetëm artefakte arkeologjike me domethënie të çuditshme.


Teorisë
se ata mund të jenë në të vërtetë ilirë, shkenca klasike praktikisht
nuk i ka lënë mundësi të ekzistojë, kjo edhe më shumë nga ana e
armiqëve të shqiptarëve. Ka pasë raste që studjuesit e pavarur janë
bërë objekt i përqeshjes me thënje si "po, ata tash thonë ndoshta se
edhe banorët e Antlantidës kanë qenë ilirë", e kështu me radhë. Është
fakt se shumë arritje historike dhe vepra artistike, si dhe shkencore,
në të vërtetë u takojnë ilirëve/shqiptarëve, mirëpo fatkeqësisht,
kjo në shumicën e rasteve i është përshkruar të tjerëve, kështu që sot
kemi "antikën greke", "filozofët grek", "zotat grek në Olimp", emrat e
të cilëve, për habi, nuk kanë kurrfarë domethënie greke por shqipe -
hyjnesha Afrodita (Afërdita), Zeusi (Zoti), Hera (Era), etj.


Do
t'i tregojmë edhe disa pjesë nga punimet e vjetra etruske, meqë
fatkeqësisht pothuajse asnjë nga muzeumet dhe institutet shkencore, të
cilat kanë artefakte etruske, nuk shprehet i gatshëm t'i japë këto në
analizim, prandaj shumica e skemave këtu është marrë nga librat e
ndryshëm mbi etruskët.







Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏ DiskBsmallKy është Disku i Phaestos
nga viti 1700 p.e.r. dhe është shumë i njohur për shkak të stilistikës
së figurave. Disa madje i kanë dhënë atij edhe vlerë aritmetike si një
dëshmi e kulturës së lartë minoite (Kretë).


Disku përbëhet nga 52 simbole si dhe 3 të posaçme që paraqesin "apostrofime" që do të thotë secili i përgjigjet një fjale bazë.


këtë figurë shohim anën B të diskut. Në anën A gjindet një poemë me
aspekte intenzive seksuale, prandaj mendojmë se njerëzit kanë mësuar
leximin në kohën e pubertetit, kur temat seksuale gjejnë interesim të
madh. Është zbuluar edhe lidhja në mes secilit simbol dhe fonemëve -
shikoni disa shembuj më poshtë:


  • Simboli i një femre të trashë (AITURA) përdoret për "AI". (krahaso "enjtura")
  • Simboli i kërcyesit (KITSI) përdoret për "KI". (krahaso "kce", "kërce")
  • Simboli i shkallës (SIKALA) përdoret për "SI". (krahaso "shkalla")
  • Simboli i thëllënzës (THLINTZA) përdoret për "TH" (no comment!)
  • Simboli i lëkurës (NEKURA) përdoret për "NE" (no
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi