Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dardha: Poezia "MIRELA"

Shko poshtë

Adelina Dardha: Poezia "MIRELA" Empty Adelina Dardha: Poezia "MIRELA"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 11:39 pm

Adelina Dardha: Poezia "MIRELA" 17063_1190156198878_1377540732_519267_948281_n

Adelina Dardha: Poezia "MIRELA"


Emri yt mbi pentagramet e notave kaltëruar,
me muzikën e Beethovenit cel mbrëmjen moderne,
me shampanjë e uiski , etja asnjëhere nuk t'u shua,
me bukurinë tënde , dëshirat e meshkujve flakë i ndeze.

Vallëzon messhtrënguar me duart diamante mbushur.
Rrezaton shkëlqimi i zemrës tënde mbi piano,
plot elegancë prekin notat e emrit tënd ,
dy nga dy shtrënguar
dhe ti zbukuruar me fustanin e ëndërrave të tua,
bëhesh si hëna.

Qesh me faqet prush, sytë të rrezatojnë dritë,
buzët të celen nga lumturia,
këmbët puthen me pistën e vallëzimit,
që shkëlqen në ritmin e Beethovenit dhe ti je ëngjelli që fluturon,
brenda fjollave të cigareve pariziane.

Mirela bjondinë me sytë jeshil - madam butërfly
ndez dritat e natës me vezullime dashurie,
qirinjtë mondanë shkrihen përmes dëshirave,
aty midis gjinjve marrin flakë, shkëndijat e zjarrta.

Lëkunden nga sfondi i muzikës drithëruese,
ofshama prekjesh që elektrizojnë dhe ajrin,
simfonia e nëntë e Beethovenit nga dashuria e përvëluar,
puthet me notat duke luajtur emrin tënd.


(kushtuar nje shoqes time Smile))
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi