Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Ylematë dhe sadriazemët e Kosovës

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Ylematë dhe sadriazemët e Kosovës Empty Abas Fejzullahi: Ylematë dhe sadriazemët e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 11:53 pm

Abas Fejzullahi: Ylematë dhe sadriazemët e Kosovës U1_AbasFejzullahi
YLEMATË DHE SADRIAZEMËT E KOSOVËS


Nga Abas Fejzullahi

(Për deputetë, zëvendsministrat, ministrat, pushtshtetarët qëndrorë e lokalë të Kosovës), shumicën prej tyre, mjerë Kosova që i ka...!


Të zgjedhurit apo (vetëzgjedhurit) shumica prej tyre me vota të vjedhura, apo të fituara me ryshfet (korrupcion), kërcënime dhe kushtëzime, erdhën në Parlamentin e Kosovës, apo nëpër pushtetet e ndryshme qëndrore e lokale, e kanë zënë vend dhe pozita të ndryshme, jo për të mirën e Kosovës dhe shëndetin e saj, por për interesat vetiake, familjare, grupore, partiake, klanore e farefisnore, sepse i kanë shijuar jo me gisht por edhe me grusht të mirat dhe fitimet pa djersë e mund…
Në fushatatë elektorale, për t`u zgjedhur apo për t`i ruajtur vendet që kanë në Parlamentin e Kosovës, apo vendet e pozitat e ndryshme qëndrore e lokale, shpenzuan miljona euro, duke shtruar dreka e darka për qindra e mijëra veta, për të fituar sa më shumë vota… për t`u zgjedhur...!
Premtuan si gjithnjë: mirëqenien e popullit do ta rregullojnë dhe Kosovën do ta ndërtojnë, lulëzojnë e përparojnë në të gjitha drejtimet, duke premtuar miliona euro nëse votojnë për t`i zgjedhur të njejtit apo të zgjedhurit e tyre, sepse janë më të mirët, ma kombëtarët, e që do të zbatojnë sundimin e ligjit, drejtësisë, e demokrasisë dhe do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, terrin dhe tmerrin, (pa treguar në asnjë rast se kush janë fajtorët e territ e të tmerrit), folën fjalë të mira e të forta për sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës, e në të vërtetë përditshmëria dhe praktika e deritashme dëshmoi të kundërtën...!
Dëshmi:
Cili prej liderëve të partive politike doli në Mitrovicën e ndarë, në anën tjetër të lumit Ibër, në veri ku janë vendosur me kohë strukturat paralele të Serbisë, për të zhvilluar fushtë elektorale si në Prishtinë, Skënderaj, Prizren e qytete tjera ?
Kush u burgos për vrasje dhe kriminin e organizuar (korrupcionin terrin dhe tmerrin…e pas luftës)…?!
Cili prej deputetve e ministrave, zëvendministrave apo edhe të nivele tjera institucinale të Kosovës, kanë deklaruar pasurinë e tyre, që s`ka pasur mundësi ta kijojnë me të ardhurat mujore që kanë...?
Për Kosovën hallemadhe, ka se çfarë të shkruhet e thuhet, por kësaj rradhe në këtë artikull po e përmbyllim me këtë krahasim:
Çdo nënë që lind fëmijë, përjeton, dhimbje, vështërsi dhe gëzim. Po lindja e Kosovës hallemadhe si Shtet si duhet shiquar e kujdesur për te...?
Si një fëmijë i posalindur me shumë vështërsi, jo për shkak të peshës e madhësisë, po për shkak të infektimeve bakteriale e virusale nga jashtë e brenda, dhe shumë ndërlikimeve e pengesave tjera të krijuara në kohë dhe hapësirë, nga faktori robëri, për ta penguar këtë lindje, që aq gjatë është pritur, pa ndërhyrjen e vendosur të kirurgut me shumë kujdes dhe manevrime në kohën dhe momentin e fundit, e që pa operacionin e domosdoshëm, lindja do të ishte e pa mundur !
E ardhmja e Kosovës do të jetë e njëjtë si e fëmijës të posalindur, e që do të varet nga ushqimi që do t`i japim:
-Nëse kujdesemi ta ushqejmë me kohë dhe me ushqim të mirë e si duhet, e mbajmë pastër në çdo kohë, e mbrojmë shëndetin e saj, do të rritet e zhvillohet mirë e shëndetshme dhe si duhet e do të ketë ardhmëri të mirë e jetëgjatë.
Në të kundërtën, nëse s`kujdesemi për ta ushqyer mirë e me kohë dhe si duhet, e lamë në të lagur e s`kujdesiemi për t`ia ndërruar ndërresat, ajo do të lëngojë nga infektime të ndryshme bakteriale e virusale, do ketë dhimbje e barkqitje që do të kundërmojnë duhmë rretherrotull, do të ketë një rritje jo vetëm të ngadalshme por edhe të përçudnuar e me shumë të meta në të gjitha drejtimet, dhe është rreziku i pranishëm, që të merr formë aq të shëmtuar, sa t`i përngjajë ndonjë fëmije rahitik dhe epileptik…!
Nga rrjedhat e deritashme, siç po shihet kujdesi është jo në nivelin e duhur nga kush duhet e si duhet, bakterjet dhe virusët nga më të ndryshmit, të brendshëm e të jashtëm, ju kanë vërsulur Kosovës hallemadhe, e s’po e lënë të rritet si duhet e si e dëshirojmë dhe si e meriton… ka infeksione të rënda, po dashtë i madhi zot dhe Kirurgu që e mundësoi lindjen, ndërhynë në kohën e duhur dhe i neutralizon, kishte me qenë më së miri, që t`i shkatërron me themel këta keqbërës, e që është shumë e vështirë, e të ia mundësojë rritën ashtu siç e dëshirojmë dhe siç e meriton pas aq shumë vuajtjesh afatgjata nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm...!
Si përfundim: Kosovës hallemadhe, i mungon ligji dhe drejtësia, shteti e mreti...!
U janë hapur dyert, keqbërësve, e pasojat e dëmshme rrjedhin njërapastjetres në të gjitha drejtimet ku gjejnë hapësirë…
Në vijim tregimi popullor (Anekdoda) me titull: „SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI“, e që si dihet mosha dhe lindja, u përshtatet situatave të kësaj natyre në çdo kohë.

SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI


Kish pas ndek sadriazemi, e mbreti dojke m`e gjetë ni sadriazem t`meçem me ja zënë venin. I thirri 12 Ylematë ma t`dijshmit n`krejt yl-qen e vet e po don me i pëvet se kush a`ma i meçem e ma i zoti.
Jau caktoi ni ditë se kur me ardhë. Po vijnë ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue dhe u dha urdhën hyzmeqarëve që rrishin te dera me marrë ni sahan me pak t`flliqt, me mlue, e ylematë me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hin mrena, me shplue ata t`flliqt e me u than: „ Urdhni i mretit asht me e kerkue pak“.
Ylematë ja nisen me ren e po vinë. Kur hishin n`derë, e kërkojshin ka pak t`flliqt me gisht, me çue n`ven urdhnin e mbretit, edhe hypshin nalt n`oden e tij. Mrena hinë nimdhet ylema. Kur erdhi i dymdheti, po i thotë hyzmeqari:- Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t`flliqt para se me u ngjitë n`odë t` tij.


Ky s`deshti kurqysh e bërtiti:
- Qysh kujton mbreti që unë e ha t`flliqtit?
Për kësi urdhnash s`e njoh për mret!
–Po edhe ata nimdhetë ylematë tjerë e kanë kerkue ka pak para se me hi te mreti - i thanë hyzmeqarët.
- Sa për t`flliqt boll kam n`shpi teme, e s`kisha ardhë këtu te mbreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirrë mbreti për naj punë t`meçme e t`madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s`po merr dhe e lajmroi mbretin. Mbreti dha urdhën me e lidhë e me e shti n`burg.
Atyne nimdhetë ylemave qi i kish n`od u dha ka `i cigare e u tha: „Veç kam qef me ju pa e me ju ngjoftë“. Edhe dikur i percuell. Kur duelën nimdhetë ylematë, mbreti dha urdhën me i lidhë e me i mshel n`burg. Atëherë çoi e thirri at t`dymdhetin. Po i thotë me fjalë t`shtira: A ti je ai qi s`e çove n`ven urdhnin tem, a ? A e din çka t`gjan? Ky ylemaja i tha:
- Për qasi urdhni t`gabueshëm nuk t`njof për mbret. Unë kam mendue se na ke thirrë për naj punë t`meçme e t`madhe, se për me hanger t`flliqt, me pas dashtë, kisha hangër tu shpija e s`kishna ardhë këtu te ti hiq.
Mbreti e pa qi ish guximtar dhe i drejtë, e ndërroi ftyrën e ja nisi e po kesh. U çue e muer
ngrykë dhe i tha:
- Ti do t`bahesh SADRIAZEM se kam ymyt se veç ti mundesh me e majt t`paqtë, tuj ba punë t`mira e me drejtsi, pa u flliq, ashtu si nuk u flliqe për me e çue n`vend urdhnin tem qi s`ish me vend. Këtë e bani SADRIAZEM e nimdhetë ylematë tjerë i kalbi haps.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi