Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik

2 posters

Shko poshtë

Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik Empty Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 15, 2010 1:50 am

Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik 281by
Novatori Sabri Azemi

Shkruan:R.Suma
Kuriozitet Kosovar:Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik

Ferizaj, 4 janar
Sabri Azemi 50-vjeçar nga fshati Gomnaselle i Lypjanit me profesion kimist-fizikan teorikisht ka zbuluar një zmadhues mekanik, i cili do të trefishojë kapacitetin energjisë. Ai duke bërë publike për herë të parë, rrëfen se ideja e këtij projekti është që të trefishojë energjinë apo fuqinë, dhe është një aparat mekanik që do të ndikojë fuqishëm në zvogëlimin e shpenzimeve në ekonomitë familjare dhe njëkohësisht do të kontribuonte edhe kundër ngrohjes globale. ”Fillimisht ideja është vetëm në aspektit teorik, kurse jam i gatshëm ta ilustroj edhe në praktikë, por në Kosovë është vështirë të praktikohet ndoshta për shkak të mungesës së kuadrove të këtij lëmi, si dhe mungesës së disa kushteve që duhet të krijohen për një mbrojtje të tillë”, rrëfen ai. Shton se ideja e projektit vjen si rezultat i meditimit të pandërprerë në një kohë prej më shumë se katër muajsh. “Unë vazhdimisht lexoj në lëmin e fizikës dhe kam hasur se në natyrë ka shumë forca që ka mundësi të shfrytëzohen dhe përdoren dhe këto forca duhet të gjenden dhe të mirëpërdoren, dhe pas një analize të gjatë kam ardhur në përfundim se këto forca që janë dhuratë nga Zoti mund të shfrytëzohen dhe të hyjnë në funksion. Ky zmadhues i rritjes së energjisë (fuqisë) prej një fuqie të vogël në një fuqi të shumëfishtë do të ndikojë në zvogëlimin e shpenzimeve dhe do të forcojë ekonominë botërore, si psh. në energjetikë, elektranë, transport dhe njëkohësisht do të parandalonte nxehjen globale”, thotë ai.

I gatshëm ta mbrojë projektin para ekspertëve
Sabriu mendon se ky zmadhues nuk është zbuluar askund në botë dhe është autor i këtij projekti, që mendon ta mbrojë edhe para ekspertëve ndërkombëtarë. Realizimi i këtij projekti Kosovës por edhe botës do t’i mundësonte kursim të energjisë dhe fuqizim të saj.” Sa për ilustrim nëse kemi një elektranë që prodhon energji prej 5oo megavat, ky zmadhues do ta trefishonte fuqinë e kësaj elektrane, pra do të fitojmë një energji prej 1500 megavat. Pra kemi zvogëlim të shpenzimeve”.
Ky aparat, sipas tij, fillon me një fuqi prej një kilovat, dhe pastaj vjen duke u rritur kapaciteti i fuqisë elektrike dhe kjo varet se çfarë të dhënash do t’i japin në memorie të tij. Ai kategorikisht mohon se ky zbulim do të bëhet për shkaqe ekonomike të tij personalisht për arsye se të ardhurat i ka të mira pasi që është menaxher në firmën e vet “Elektromonti” që ka një punëtori prej 20 punëtorësh, por thjesht ka për qëllim ta konkretizojë këtë ide, pasi thotë se e ka pasion të merret me fizikë.

Planet për ruajtjen e ambientit
Kur është fjala tek nxehja globale, ai qartëson se kur të hyjë në aspektin praktik është i gatshëm që të ilustrojë edhe këtë aspekt ku, sipas tij, do të zvogëlohen shpenzimet për tri herë më pak, dhe me zvogëlimin e lëndëve djegëse atëherë edhe dyoksidi i karbonit nuk do të lirohet sikur deri më tani. Ky projekt është i gatshëm në aspektin teorik dhe është i gatshëm që të mbrohet, por nga aspekti praktik për shkak të kushteve dhe rrethanave në Kosovë nuk ka mundësi të praktikohet. “ Nuk kemi përgatitje të mjaftueshme, na mungojnë reduktorët, por duhet të hulumtohet edhe tregu i jashtëm dhe besoj se do të gjenden dhe do të realizohet ky projekt”, këmbëngul ai. Këtij aparati mekanik mund t’i jepet energjia me rrymë, erë, ujë, hidraulik, ajër dhe më pas ai e trefishon apo shumëfishon fuqinë vepruese të atij aparati. Ai është tepër i vendosur që kjo ide të mbrohet në Kosovë, si shtet më i ri i botës, por nëse nuk janë kushtet, atëherë do të shikohen mundësitë që të hulumtojë edhe jashtë shtetit. ”Nëse nuk arrij që të përkrahem nga institucionet tona, atëherë do të detyrohem të kontaktoj, pasi që kam lidhje me UBT-në në Vjenë, por edhe më gjerë”, shprehet i bindur ai.



Vërejtje: Na është përvjedh një gabim ku teksti në fjalë është marrë nga Kosova Sot dhe shkrimin e ka shkruar R.Suma.

http://www.kosova-sot.info/?p=58251
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik Empty Re: Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik

Mesazh nga daja_1 Fri Jan 15, 2010 8:55 pm

I lumt Sabri Azemit,suksese vetem perpara o Sabri

daja_1

Numri i postimeve : 1
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi