Ali Caka: Integrimet evropiane...dhe mbresa nga Takimi i tretë
Faqja 1 e 1

Integrimet evropiane...dhe mbresa nga Takimi i tretë
Nga Ali Caka
Më ndezi rastësisht, ose ishte nxitës trajnimi për Integrimet evropiane? S’e di. Qëllimi i shkrimit nuk është fort i lidhur se si më ndezi ose si u nxita.
Ishte ditë e 28-të e gushtit 2008, posa kishim dalë nga dreka e shtruar për nder të Konferencës “Energjia dhe ndotja” e cila i paraprinte Takimit të tretë të Tiranës. Unë, miku im i albshkencës nga Gjermania – Lulëzimi, dhe miku im tjetër i albshkencës nga Prishtina – Fazliu, zumë vend në tavolinën e shtruar të lokalit të porsahapur në të djathtë të rrugës në fillim të sheshit shumë të përfolur të Prishtinës. Pasi i porositëm kafetë ia nisëm bisedës jo lidhur për ushqimin e drekës së shtruar, por për zhvillimet e Konferencës, dhe mendimet ishin të shumtë edhe pse dilnin prej tre nesh. Mendimet ishin të shumtë, por një ishte i përbashkët: Takim i qëlluar, me nevojë të organizimit më të mirë. Andej – këndej diskutime plot: rrezatimi, ndotja, graniti, vaji dysulfurik, gripi i shpezëve, barna me afat të skaduar dhe shënime të rreme, ushqime me pesticide etj. etj.
Bisedë për nisjen në Tiranë dhe kujdesin në paraqitje etj. etj.
Prishtinë, mëngjesi i 31 gushtit 2008, nisja për Tiranë. Autobusët, tre, njëri pas tjetrit, në Shqipëri qajnë rrugën krahas rrugës në ndërtim. Shtylla urash që presin për t'u lidhë e për të lidhë e bashkuar.
Natë, Tiranë. Evani i emelëve. Takim dhe lirim se do të sistemohen (vendosen) edhe ata që nuk ia kishim dalë t'i planifikojmë.
Tiranë, takimi i mbrëmjes së vonë para fillimit të nesërm të hershëm. Kritikë nga profesor Bajrami për mos ardhjen me kohë të përfaqësuesve të Degës së Kosovës.
E hënë, Hotel Tirana International, mëngjesi i 1 shtatorit 2008, takime dhe ritakime, urime për shkrimet, për emailët e dërguar, regjistrime evropiane, por edhe shqiptare (sot 19 shtator 2008 shoh në listën e regjistrimit edhe emra që nuk ishin fare në Tiranë). Hapen dyert e sallonit Balsha, Kryeministri, Zëvendës kryeministri, Ministri i mjedisit, Zëvendës ministrja e arsimit, vonesa e Ministrit të arsimit, Këshilltari për arsim i Kryeministrit, Këshilltari për arsim i Ministrit për arsim, nisja e tensionuar. Hapen dyert e Consortiumit, Bogdanit, Abretit, Onufrit, Red Room-it, Directory-it, Teutës.
Lajmi, do bëhet koktej, Kryeministri, Pallati i Brigadave. Dëshirë për të shkuar, e arsyeshme, protokoll dhe prapë shqiptarçe. I dobishëm korrektori, dhe krejt lehtë, të gjithë në autobusë, të gjithë të pritur nga Garda e Nderit, të gjithë brenda, të gjithë në koktej. Vërtetë lehtë, pa kontroll dhe mirë.
Mëngjesi i nesërm, Hotel Tirana International, 2 shtator 2008, gjumë pak më i rehatshëm në Konvikti te Zogu i Parë, mirë edhe në Befotrofi dhe te Konvikti tek Raifaisen Bank po edhe te Studenti. Ata që nuk ishin në Pallatin e Brigadave, pyetnin. Përgjigja ishte, po, vërtetë bukur, por edhe lehtë. Zhvillime, dhe mirë, gëzim në fytyrat e lodhura, hidhërime në fytyrat e çlodhura, dhe prapë pak shqiptarçe.
Pres në rend për certifikatë dhe aty takoj zonjën Merita Bajraktari McCormak, e uroj për librin që shfletova një natë më parë te Begzadi. Ajo më premton se do të ma dërgon librin e saj por edhe të mamasë.
Takoj dhe Akail Kocin. Bisedojmë për 100 vjetorin e lindjes së muzikologut Lorenc Antoni (9.9.1908), bisedojmë edhe për shqiptarët në Londër.
Takoj edhe Ministren e Drejtësisë, por ajo ka ardhur nga Kosova për hapjen e Muzeut Mbretëror.
Në sheshin e Tiranës, autobusët gati për t’u nisë. Përshëndetje për rrugë të mbarë.
Ora 9-të e njëzetë e 4 gushtit 2008, holli i Hotel Tirana International, takimi për t’u nisë në Pallatin e Brigadave. Dhe Nikoja lavdëron Eshrefin për takëmin e bukur të rrobave. Dhe nisja e arritja. Në kopshtin e bukur të Pallatit të Brigadave presim dhe në pritje të përfundimit të vizitës së ambasadorit të huaj bëjmë fotot e arkivit. Dhe pyesim për flamurin i cili i ngjet atij apo këtij shteti. Dhe Lindita e vetmja femër mes burrash e pyet Gentianin për flamurin, dhe tek atëherë mësojmë se jemi duke e pritur përfundimin e takimit të ambasadorit të Holandës.
Hyrje në Pallatin e Brigadave, pak më ndryshe, themi emrat, rend protokollar shikohet lista. Për çudi Zeqirjaja s’është në listë. Burrëria nga gruaja që pyet dhe protokolli lirohet. Të gjithë jemi brenda. Ka pak xëgitje nga Adriani (Maçi) në rezistencën e Zeqirjajit në ndërhyrjen e Nikos. Nikoja lehtas dhe me maturi amortizon.
Ishte mirë, kishte edhe tension, por kishte edhe stabilizues të mirë. Alb-shkenca mori notën kaluese dhe e dha provimin. Notën ia nënshkroi vetë presidenti i shtetit shqiptar.
Tërheqim valixhet mes për mes sheshit të Tiranës, dhe me taksinë e kukësjanit arrijmë në Aeroportin ndërkombëtar Nënë Terezë. Unë, Nebiu dhe Eshrefi pimë kafet e fundit në Shqipëri dhe diskutojmë. Në pritje të kontrollit takojmë profesor Jahjajën. Aeroplani i vogël, stjuardesa bullgare, me ne edhe ish kryeministri i Kosovës.
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, temperatura 30 gradë celsius, ora 19:00. Me taksinë e drenicakut, na të katër të aeroplanit, unë, Nebiu, Jahjaja dhe Eshrefi nisemi për në Prishtinë.
Takim pune i Alb-shkencës Dega Kosovë në Zyrat e drEnet-it në rrugën Fehmi Agani 21. Diskutime të forta, tensione dashamirëse. Takim pune në Fakultetin Filozofik. Raport i dërguar, raport i padërguar.
Prishtinë, mesditë, 18 shtator 2008, sheshi Nëna Terezë, sheshi i përfolur me pllaka graniti, prof. Rexhep Gashi dhe dy të tjerë, një instrument i lënë mbi pllakat e granitit të sheshit për ta matur rrezatimin. E ata të tre ashtu frikshëm bisedojnë në këmbë thua se nuk kanë të bëjnë asgjë me instrumentin që mat.
Në gazeta ka kohë që nuk ka lajme për vajin dysulfurik, dhe unë disa ditë më parë takoj mikun e albshkencës, Fazliun, dhe i jap dorën për hipotezën lidhur me vajin dysulfurik.
E unë gjendem në trajnim, me 17, 18 dhe 19 shtator 2008, për Integrimet Evropiane dhe ligjëruesi pyet në fund të trajnimit nëse ishte i dobishëm trajnimi, dhe unë i them se tek tash u ftoha. E ai më pyet se mos kam të ftohët. Në Prishtinë temperaturat kanë rënë dhe bën të ftohët. Unë i them se nuk e thash në kuptimin e parë.
Atij dhe të tjerëve u tregoj për rrezatimin, për pesticidet që baferohen në trupat tonë. U tregoj për fasulen e rrezatuar që ishte sjellë nga Ukraina. U tregoj edhe për vajin dysulfurik. U tregoj edhe për detergjentet biologjike për pastrimin e perimeve nga pesticidet. I përkujtoj për gripin e shpezëve. I përkujtoj për shkrimet e shumta të gazetave lidhur me rrezatimin, vajin dysulfurik, barërat me afate të skaduar dhe me shënime të rreme. Dhe i pyes, e njëkohësisht pyes edhe vetën: ç’ u bë? Ka kohë që nuk ka shkrime, a thua ishin alarme të rreme?
E unë nuk shkrova plot gjëra nga Takimi i tretë, të mos ftohën ata që e lexojnë këtë.
Është me rëndësi se ishte mirë, se them shkëlqyeshëm, se për ne ishte.
Dhe tash ecim prapë bashkë, virtualisht komunikojmë dhe përgatitemi për takimin e katërt. E unë nuk do të harroj që Kate Zukaros t’ia dërgoj fotografitë që i bëmë, kur në rrugë apansëz e takova atë që si i ri poezinë ia lexoja. Prekem pak dhe në fotografi e marr.
Ardiani, po e fus në kllapa (Harri), i qetë elbasançe ishte vula që Nikoja përdori për cilësinë e Konferencës së shkencave ekonomike. Kristaqi i tërhequr me barsoletën e tij: inshalla, mashalla dhe mazetullaha, të suksesshme e jep konferencën e Albanologjisë.
Mu kujtua dhe nipi im Blerimi që kishte dërguar në forumin elektronik të peshkatarëve sportivë të Kosovës lajmin për ndotjen e lumit Drenica nga hedhja e pakontrolluar dhe e papenguar e pastërtive nga pompa e benzinës në Komaran. Dhe mua më kap frika nga uji i paktë i pastër dhe etja në shtim e popullatës. Dhe Polonisë për tu integruar në Evropë implementimi i ligjit për ujërat i kushton 400 milion Euro. E ne në listë të fundit pas nënës Shqipëri presim me shpresë se do të integrohemi në Evropë.
Lehtësohem pak kur në lajme prof. Rexhep Gashi me dy të tjerët e jep lajmin, se rezultatet e Institutit Slloven kanë treguar se pllakat në sheshin Nëna Terezë nuk na qenkan nga graniti dhe se nuk qenkan me rrezatim të lartë. Nuk pata mundësi t’i pyes se sa i ulët na qenka rrezatimi.
Dhe më kujtua kur në vendin e më parëm të punës ku punoja i patëm thirr ekspertët e INKOS-it për ta matur rrezatimin dhe cilësinë e ajrit. Në pyetjen time për sasinë e Radonit eksperti më thotë: temperatura nuk është e lartë është e mirë. Me siguri profesor Rexhepi do të më thoshte fortësia e pllakave e knaqshme instrumenti i kuq nuk tregoi rrezatim.
E unë kthehem te miqtë e mi të Alb-shkencës, kthehem te Alb-shkenca Institut, kthehem te matjet e profesor Jahjajës në kufirin Kosovë-Shqipëri, kthehem te anëtarët e Institutit që nuk ndahen nga dëshira e madhe për të ndërtuar Institute, qoftë edhe tinëzisht e frikshëm duke matur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi