Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Një qiri për Reçakun

Shko poshtë

Agim Gashi:Një qiri për Reçakun Empty Agim Gashi:Një qiri për Reçakun

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 16, 2010 12:21 am

Agim Gashi:Një qiri për Reçakun 10314675_10153384207669077_4953035018181900428_n
Agim Gashi


Një qiri për Reçakun


(Në përvjetorin e një masakre)

Bajlozat serb u vërsulen
Mbi Reçakun heroik
Mbi Reçakun e Qorr Ilazit
Mjeshtrit e thikave
Filluan zanatin e vjetër
Masakruan trupa
Të të gjitha moshave
Njerz synxjerrës
Gjakpirës e njerzngrënës
Lozën lojën e tyre makabre
Me trëndëfila të zinjë
Në mes të Evropës…
Endërr nuk është
Ndodhi morbidja ugurzezë
Filloi loja e vrasjes
Reçaku u la me gjak
Unë isha aty
Dhe pash dhëmbjen e Mic Sokolit
Vajin e Smajl Hysenit
Ofshamën e Sefë Koshares
E sot pas sa vitesh
Ju lus të dashur miq
Një qiri ndezeni për Reçakun
Për kujtim
Për rrespekt
E nëse nuk keni ku ta ndezni qiririn
Fërkojeni për zemrën time
Se ajo ka zjarr ta ndez
Edhe malin me borë
Sa të dua Shqipëri
Sa të dua Kosovë

15.01.2010-Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi