Naile Zhupani: Xhafer Ibrahim Deva
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Xhafer Ibrahim Deva
Naile Zhupani: Xhafer Ibrahim Deva
Pikërisht me 21 shkurt të vitit 1904 rrafsh një shekull më parë familjes së njohur të Ibrahim Devës nga Mitrovica ju shtua edhe nje djale, i pesti me radhë.
Kush do të mendonte se mu ky djalë i lindur një shekull më parë në Mitrovicë do të jetë njëri ndër shqiptarët më të fortë i cili tërë jetën e vet do të punojë pa u ndalur kurrë deri në frymen e fundit të jetës së tij për Shqipërinë etnike.
Dhe pikerisht mu në këtë njëqind vjetor të lindjes së këtij idealisti të shqiptarisë i cili çdo gjë shkriu për Shqipërinë etnike dhe duke u nisur nga fakti se veprimtarinë e tij e ka mbuluar tisi i harresës vdekjeprurëse në Kosovën e Shqipërisë etnike, vendosëm që ta perkujtojmë me një akademi perkujtimore me rastin e njëqind vjetorit të lindjes, njërin ndër nacionalistët demokrat të Shqipërisë etnike, Xhafer Ibrahim Devën.
Po pse themi Xhafer Deva burrë i pathyer i kombit shqiptar.Vërtetë ishte burrë I pathyer. Ai qëndroi i pathyer edhe atëherë kur vendosi të hyjë në politikën shqiptare që ta realizojë planin e tij për Shqipërinë Etnike. Ai qëndroi i pathyer edhe atëherë kur ishte ministër i puneve të brendshme, ai qëndroi i pathyer edhe kur e udhehoqi Lidhjen e Dyte te Prizrenit, ai qëndroi i pathyer edhe kur e akuzuan komunistët pansllavistë si fashiste.
Bile, pati edhe aso rastesh kur Xhafer Deva qëndroi i pathyer kur atë e akuzuan edhe të huajt sic ishte gjenerali anglez Hill, i cili e përcaktoji Deven si njëri ndër bashkëpunëtorët e gjermanëve e përgjigjja e të pathyerit heroi i kombit shqiptar Xhafer Devës me 25 prill të vitit 1944 në mënyrë publike në nje nga orët më të dëgjuara të mbrëmjes në "Radio Tiranë" ku midis të tjerave i tha Hillit me atë zërin e tij burrëror dhe të pathyeshem: ”Shqiptari Xhafer Deva që ka nderin t'ju përgjigjet mund t’ju theksoj se nuk është në shërbim të gjermaneve, nuk ashtë kenë kurrë, dhe nuk do të jet kurrë, por gjithashtu, nuk është në shërbim të anglezve, amerikaneve, rusëve. Xhafer Deva ka nderin të jet në shërbim të popullit shqiptar, dhe sigurisht ky shërbim asht ndera më e madhe që mundë të ketë.".
Xhafer Deva qëndroi i pathyer dhe nuk u lekund edhe atëherë kur u dashtë që ta lëshojë Kosovën e tij të dashur dhe të vendoset në Austri, Itali e më vonë në Amerikë. Ai ishte largpamës dhe vigjilent, ishte njëri ndër atdhetarët, politikanët, dhe luftëtarët më të fortë shqiptarë në shekullin që e lam pasë. Prandaj me plote ndërgjegje e themi që ësht ardhur koha që historia shqiptare ta vendos në vendin e merituar këtë burre të shekullit që e dha Kosova jone Heroike, këtë burrë të shekullit që e dha Shqipëria jonë Etnike.
Me këtë duam të theksojmë se ka ardhur koha që historia ta thotë fjalën e vet për Xhafer Devën dhe me argumente shkencore të bien pertokë pseudo tezat e disa historianëve shërbëtorë të politikës ditore komuniste të cilët u munduan ta kriminalizojnë veprën e Xhafer Deves, por nuk mundën t’ia humbin shkelqimin veprës se tij, të vjellurat e ketyre historianëve pansllavistë në të gjitha viset shqiptare kundër Xhafer Devës janë groposur thellë në plehun e historisë, ndërsa dita ditës veprimtaria atdhetare e këtij burri të palëkundur të Shqipërisë etnike po del në shesh.
Prandaj ka ardhur koha që Kosova martire kjo pjesë e ndarë padrejtësisht e Shqiperisë etnike jo vetëm ta vendosë në ballin e oxhakut të historisë sonë kombëtare Xhafer Deven, por ajo edhe ti merr eshtrat e Xhafer Devës dhe ti kthejë në Mitrovicën e tij të dashur, prandaji "degjoni shqiptar" porosit biografi dhe bashkëpuntori shumvjecar i Xhafer Devës, publicisti Idriz Lamaj, i cili në librin "Xhafer Deva në Dritën e Letrave të veta" dhe zbulesa tjera të Mergatës Shqiptare në New York 2002 në faqën 154 thotë: “Eshtrat e Xhafer Devës pushojnë sot në një varr të vetmuar, në varrezat e gjelbërta të Palo Altos në Kaliforni, eshtrat e tij duhen kthyer në Kosovë, dhe rivarrosur në qytetin e tij të lindjes, në Mitrovicen e Isa Boletinit të famshëm, në atë qytet të cilin sot e kërcënojnë serbët për vdekje. Varri i tij në vendlindje do të ishte një piramidë kufiri, e cila do ti bënte roje atdheut më shumë se një ushtar i mbërthyer në armë. Është emri dhe veprimtaria e tij që e frikson armikun tonë shekullor. Është emri Xhafer Deva për të cilin një kryeministër serb ka thënë “Deva nuk blehet me pare se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë. Xhafer Deva ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar mbylli sytë me 25 Maji 1978 në moshen 74 vjeçare me amanetin që ta mbajmë gjallë idealin kombëtar të Lidhjes së Prizrenit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi