Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS

Shko poshtë

Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS Empty Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 16, 2010 9:55 pm




Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n

Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS

Diasporën shqiptare e përbëjnë shqiptarët e vendosur në kohë e
vise të ndryshme jashtë trollit mëmë.E keqja e diasporës sonë ngan
diasporat tjera qëndron një ikje e detyruar
të përndjekur nga rexhimi i egër sërbo sllav.Përndjekja ka bërë që shqiptarët e mërguar të mos guxonin të vizitonin
vendlindjet e tyre nga organet diktatoriale,ose me shumë rreziqe të
shpërthenin kufijët ilegalisht.Një lum lotësh është derdhur për
ta,shumë të zhuritur nga malli edhe kanë vdekur pa i pa bijët dhe bijat
e tyre të mërguara.

Me shumë dhimbje mërgimtarët tanë këto gjymtyrë të shkëputura nga
atdheu u munduan me tërë qenien të ruajnë gjuhën dhe
kulturën,doket,zakonet dhe tiparet e të parëve tanë.Me shumë mundi kanë
mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore
me vendin e tyre.Në lëmin politik e kulturor kanë kontribuar gjallërisht për çlirimin dhe përparimin e mëmëdheut.
Shoqëritë shqiptare të mërgimit me format e veprimit kanë ngritur
vetdijen e ndërgjegjëjes kombëtare,përhapën kulturën kombëtare dhe
ngritën zërin për të drejtat e kombit në arenën ndërkombëtare
dhe ngritën shoqëri,klube e shoqate për organizimet e tyre.Gëzim i madh për mërgimtarët tanë ishte çlirimi i Kosovës
ku mërgimtari ynë lirshëm do të zbret në Aeroportin e Sllatinës,ku në
te gjindet mbishkrimi"REPUBLIKA E KOSOVËS".Ku mërgimtarët do të dalin
të i presin zemra të zhuritura familjarësh.Gëzimi do të zgjatë pak
kohë,nga se brenda 2-3 javësh,mërgimtarët duhet të i kthehen
përspektivës së tyre të krijuar me mundi në vende të huaja,dikush në
punë,shkollëe gjetiu.Qdo mërgimtarë kur kryan pushimet me zemër të
ndarë duhet të i kthejnë shpinën të afërmëve dhe vendlindjes.Dikush
tha:Plaga e mërgimit shërohet me kthimin e mërgimtarëve në atdhe!
Po,dakord-por nuk shpjegoj se si mërgimtarët mund të kthehen dhe të nisin jetën e tyre normale në atdheun e tyre?

Asnjë i mërguar që ka bartur këtë dhimbje plage,kurrën më nuk do të dëshironte të kthehej të bëjë një jetë në mërgim,por..,....
Kjo por.... le të sqarohen shumë të panjohura.Nëse mërgimtari ynë që
ndeji me dekada në dhena të huaj mbajti dhjetëra antarë familje në
Kosovë dhe po aq në mërgim,nëse mërgimtari ynë derdhi ndihma për
shkollat shqipe të Kosovës,për skamnorët,për Qeverinë e Kosovës,për
Çlirimin
e Kosovës,ai nuk gjeti kund para të gatshme,por i nxori me mundi dhe
djersën e cila pikonte deri në asht dhe i dhuroj vendit të tyre sepse
donte të e shihte të lirë.Tani ai mërgimtarë duhet të nisë jetën e vet
nga zeroja në Kosovën e varfëruar që nga një shkak apo tjetri nuk po
mund të merr asnjë ndihmë
për nisjen e jetës së qytetarëve.Të nisesh nga zeroja e jetës duhesh të
fillosh me shumë dhimbje sikur të ishe i vetëm,mos të flasim për një
familje disa antarëshe.Mërgimtari ynë duhet paguar kartela për shiqimin
e Televizoneve tona shqiptare dhe qdo ditë në emisionet informative
sheh pamje rrënqethëse
të njerëzve tanë pa strehë dhe me duar të mpira e të shtrira për pak
lëmoshë sa të jetoj nga dita në ditë.Këto pamje rrënqethëse të njerëzve
tanë të uritur,i thotë mërgimtarit tanë:Të kthehesh atje ti duhesh të i
bëhesh barrë Kosovës dhe një dorë e shtrirë më shumë lypsish
atje!!!Mërgimtari ynë duhet të zgjedh këtë
të dytën !Të BARTI ATë PLAGëN E KURBETIT Që DJEG Në HESHTJE;POR Të MOS
BëHET DORë LYPSARE.Si rezultat i kësaj më Aeroportin e Sllatinës disa
herë në javë syri të zen rrëmuja turmash,shumë prej të cilëve me
padurim pritin ardhejen e të dashurve të tyre nga kurbeti,dhe aq të
tjerë me lot në sy,që përcjellin bijët dhe bijat e tyre
për mërgimin e largët,së paku të qmallur disa javë pushimesh me
ta.Këngëtari ynë Demir Krasniqi,i cili ka krijuar qindra këngë për
dhimbjen e mërgimit,sikur të ishte gjithnjë me dhimbjet e mërgimtarëve
trajton këto dhimbje mes këngëve të tij sigurisht të nxjerra nga
dhimbja e zemrës.Në vazhdim ne po ju japim testin e këngës së tij.

Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS 18147_1171868946974_1535548066_30397721_2841494_n
NË AEROPORTIN E PRISHTINËS

Në Aeroportin e Prishtinës –

Atje te Sllatina ,

Eh, sa herë u dogja ,

Eh, sa herë u shkrina!...

Eh, sa herë u laga,

Eh, sa herë u tera ,

Sa herë më dogj vapa ,

Sa herë më shpoi era !...

Me këmbë në tokë,

Me sy në qiell ,

Me zemër të djegur ,

Me mendje të tretur !...

Vëzhgoj qiellin e kthjellur ,

Vëzhgoj qiellin plot mjegull ,

Vëzhgoj pistën plot borë ,

Vëzhgoj pistën plot shi...

Aeroplanët vijnë e shkojnë ,

Aeroplanët shkojnë e vijnë ,

Në Aeroportin e Prishtinës –

Atje në Sllatinë .

Grumbuj njerëzish

I kam në shpinë ,

Njëri më flet ,

Tjetri më shtynë ...

Një aeroplan vjen –

Vëllezër, motra bjen ,

Na i sjell gëzimet ,

Na i sjell përqafimet...

Lotët shkojnë për faqesh ,

Porsi vada bahçesh !

Tjetri menjëherë çohet –

Merr vëllezërit e largohet !...




N’ tokë i len kujtimet ,

Në zemra pikëllimet .

Ndërrohen motet, stinët ,

S’ pushojnë fluturimet !...

Zbrazjet nga Kosova –

Nuk i pengojnë motet !

Aeroportin e Prishtinës

Gjithmonë e lajnë lotët...

12. ÇKA PO M’ DUHEN ATO MARKA

Çka po m’ duhen ato marka –

Kur n’ kurbet më dogji flaka ?!

Çka po m’ duhen ata franga –

Kur nga malli më vdiq nana ?!

Çka po m’ duhen ata dollarë –

Kur m’ bajnë mallë familja mbarë ?!

Çka po m’ duhen ata shilinga –

Kur nga malli , unë , u liga ?!

Çka po m’ duhen ato lira –

Kur n’ Atdhe më mbet e mira ?!

Çka po m’ duhet pasuria –

Kur pa babë m’u rritën fëmija ?!

Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS 18147_1171869706993_1535548066_30397722_1377039_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi