Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta Vreko: Qielli apo une ?

Shko poshtë

Teuta Vreko: Qielli apo une ? Empty Teuta Vreko: Qielli apo une ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 2:45 am

Teuta Vreko: Qielli apo une ? 17443_1237308264383_1579542812_30582988_1108963_n

Teuta Vreko: Qielli apo une ?


Nuk eshte hera e pare
qe nje femije me ngazellon
me gezon apo shume kerkon per kete jete .
Nuk eshte hera e pare
qe syte e tij mbushen
me kureshtje e habi
Nuk eshte hera e pare
qe nga goja i lindin pyetje
deshire per te mesuar dhe njohur gjithesine .
Nuk eshte hera e pare
qe ndodhem ne veshtiresi
nga etja jote e madhe
urija per te zbuluar perse e perse .
Sa here qe veshtrimin
hidhja ne ate pafundesi
Ti me pyesje: -Mami eshte real
perse qielli ka ngjyren e syve te mi?
Si mundesha te jepja nje vlere,
nje pergjigje te thate , pak rendesi
perkrah femija im kureshtar , 6vjec
mbi ne madheshtia e qiellit qe s'leviz.
Dialog me veten ,me femijen tim
dialog me qiellin qe hesht ....
Syte e tij te kalter , drita e shpirtit tim
syte e qiellit , drita e njerezise.
E ula prane vetes , perulur ne gjunje
e ledhatova me embelsi
i rrefeva madhesine reale te pafund
spektaklin gjigand , qiellin magjik.
Fytyra e tij ngyrosesh nga nje buzeqeshje
por s'ndalesh te me pyeste
Mami po qielli ku banon , pse
pse ndryshon ngjyre dhe une jo ?
Gjendesha keq , s'mund ta genjeja
u mundova me delikatese me fjale shume
duke filluar histori, shkencen,elemente
natyren , personazhet dhe perralle....
Qielli eshte atmosfere e tokes
shtepia e tij ku jeton
per shkak te shperndarjes se drites
dielli ne atmosfere ndricon .
Vazhdova rrefimin me shume kujdesshmeri
por ai sndalesh te me pyeste
Po mamin ku e ka , babin
ka vella a po moter vete ne shkolle ???
Po ai pse ndryshon ngjyre pse
kete mami me shpjego ?
Eh sa keq jam ndiere , sa here e kujtoj
vetem qesh e smundesha ti thuaja stop
kuriozitetit , pafajsise se botes feminore
jane engjej te vertete.
I tregova kur lind ne mengjes
dielli e shoqeron me sfumatura te kuqe
sepse eshte babai i tij,kur shkon te fleje
sfumaturat behen te verdha por ai
qendron pa levizur te rekuperoje energji.
Hena eshte nena e tij , qielli behet blu
por ai vuan si ty kur mami iken ne pune .
Yjet e shdritshem jane vellezerit e motrat
ndricojne e falin drite per te mos humbur
qielli i ruan se jane me te vegjel .
Mbarova rrefimin si nje perralle
me shume trishtim lotet me binin
dhe i thashe keshtu qan dhe qielli
kur eshte i trishtuar apo
mallengjehet me njerezine.
Do te doja ti shprehja
qe dhe ne poezi cdo element
natyror perfaqeson ndjenjat
emocionet dashurine
si ne perberje prej mishi
dhe ato qe s'flasin gjuhen tone
si qielli i pafund qe ne kete
moment po e veshtroj





Teuta Vreko: Qielli apo une ? 17443_1248523984769_1579542812_30608758_5785525_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi