Agim Bacelli: Klithma e Fantazmës
Faqja 1 e 1
Agim Bacelli: Klithma e Fantazmës
Agim Bacelli |
Klithma e Fantazmës
Tregim
Të gjithë e lanë punën shpejt atë ditë pasi të nesërmen qe festë. Unë po punoja akoma pasi bosi im më tha se duhet mbaruar puna mbi “Raportet e Klientëve”. Një punë kaq e lodhëshme për mua sa edhe e bezdisshme pasi ke të bësh me data, versione, statuse klientësh, emra kompanish, data pranimi dhe sakadimi, domains pa fund, mails, site, databases, etj. që ta bëjnë kokën dhallë. Detyrën e mbarova vonë. Ora kishte shkuar pa u vënë re. Kisha qënë kaq i përqëndruar në punë sa u çudita kur pashë orën 12 të natës. Isha në punë që nga ora 9 të e mëngjezit.
Përballë në zyrën time kam një pasqyrë që shoh kush më vjën nga mbrapa në mënyrë që të mos e kthej kokën kur punoj. Mënjanova pak kokën majtas për të parë vëten në këtë mësnatë të lodhshme. Çudi, pasqyra më tregonte vetëm një njollë! E marr në dorë dhe mundohem që të shoh veten por e pamundur. Mu kujtua që kisha një ëindex spray me të cilën pastroj qelqurinat në tavolinë dhe me të pastrova pasqyrën. Më kot. Azgjë nuk shikoja! U ngrita dhe shkova në banjë. E pashë veten për bukuri. Nata dhe puna nuk më kishin lënë asnjë gjurmë të lodhjes në fytyrë. Dukesha si përherë e bukur dhe e freskët. Mëndja më shkoi tek dashnori. Kthehem mbrapsht tek vëndi i punës dhe marr pasqyrën e shikohem përsëri. Pasqyra më tregonte. Ngela pak i çuditur por mendova se për momentin do të më ishte lodhur truri...Nuk i vura rëndësi dhe e lashë punën me aq. Kisha bërë goxha punë dhe me siguri që bosi im do të ngelej i kënaqur me aq pasi puna s’ka fund. Buzëqesha. Fika dritën e ambazhurit në tavolinën time dhe shkova tek garderoba për të marrë pallton e madhe. Çudia e dytë, palltoja më rëndonte në dorë si plumb! Mezi e ngrita dhe mezi e vesha. Në shpatulla ndjeja një rëndesë të madhe të pazakontë. U tremba. Në katin e gjashtë të godinës 11 madison Ave. Në Manhattan, punoja vetëm unë atë natë. E hoqa menjëherë pallton dhe e flaka mbi tapetin e dyshemesë. Pastaj pashë sikur shikohet ndonjë gjarpër apo send që të tremb. U mendova pak dhe më në fund i dhashë zemër vetes dhe e rimora. Palltoja rëndonte normalisht. E vesha pak me frike dhe me vrap renda drejt ashensorit. Nxorra celularin dhe lajmerova dashnorin te vinte të më merrte pasi ndjenja një farë frike. Ndërsa ai po më përgjigjej se për dhjetë minuta do të ishte në hollin e godinës, një klithmë e llahtarshme femre më tronditi pa masë. Kithma vinte sikur një femër po rrëzohej me gjithë ashensor! Zemra filloi të më rrahi sikur do të më plaste. Hyra në ashensor. Kur pashë që ashensori s’po lëvizte, bërtita me sa fuqi që kisha. Pashë se kisha harruar të shtypja butonin që të shpie tek lobby. Zbritja nga kati gjashtë deri tek lobby mu duk e gjatë sikur të zbrisnja nga retë në tokë. Kur dola nga ashensori renda me vrap tek security guy në front desk. E përqafova atë dhe nuk po i shkëputesha nga qafa.
- Mr. Tony, kam frikë! – i thashë duke e shërnguar në qafë.
- Qetsoju, qetsoju! Si është puna? – më pyeti ai.
- Fantazam, një fantazmë më ndjek! Një klithmë në ashensor...
Fillova të flas pa kontestuarë çfar thosha. Mr Tony shumë i habitur më thotë se nuk e kzistojnë fantazmat dhe se e kisha nga lodhja. Më uli në ndënjsen e tij dhe me tha të më bënte një çaj. Ju luta të mos largohej se do të më pushtonte zemra.
Në atë gjendje erdhi dhe më gjeti i dashuri i cili filloi të më ledhatoi dhe përkëdhelë me fjalë të ngrohta e të ëmbëla. Ai ishte gati të më merrte në krhaë deri tek makina.
Kaluanë disa ditë dhe unë u riktheva përsëri në punë. Isha rikuperuar shpirtërisht dhe mëndërisht sipas mendimit se çdo gjë që më kishte ndodhur kishte qënë një fantazi e imja.
Ditën e parë pas një pushimi të shkurtër mendova që të mos qëndroj gjatë. Aty nga ora shtatë pothuajse u lagruanë të gjithë punonjësit e katit ku punoja. nëpër kubikët e zyrtarëve shikoja vetëm pastruesen që mblidhe mbeturinat nëpër koshat e plerave dhe pastronte tavolinat. Nuk përqëndrohësha dot në punë si më parë. Përsëri ndjenja një farë frike. Thirra pastruesin dhe e pyeta,
- A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë klithmë në ktë kat?
- Po, kam dëgjuarë njëherë të vetme dhe u tremba.
- Kur?
Nuk më kujtohet dita por nja dy muaj të shkuara.
U trondita. Më hyri frika në palcë.
- Zonjë! Ju s'ndiheni mirë. Doni të thërras ambulancën?
U ngrita pa i dhënë përgjigje dhe shkova te marr pallton në coat room. Xhaketa më rrëshqiti nga dora. Pata frikë ta ngre nga tapeti dhe po qëndroja si statujë. Pastrusja që ndiqte veprimet e mija më vjen nga mbrapa, pasi ngriti pallton më tha,
- Mos u trembëni zonjë pasi fantazmat s'mund të na bëjnë dot asgjë të keqe sepse janë tjetër lëndë e jo nga lënda jonë.
- Ti beson në fantzma?
- Po, besoj.
- Të lutem qëndro në këtë flor për nja një orë se kam frikë.
- Në rregull.
Shkova të punoj në zyrën time. Nuk më punohej fare. Mëndja më ishte bllokuar dhe ndihesha e shqetsuar. Rrija si një guak duke parë kompjutrin pa ditur çfar të bëja. Qava një copë herë. I fshiva lotët dhe mora pasqyrën që të shikohesha. Përsëri çudia ndodhi. Pasqyra qe fare e bllokuarë nga një mjergull dhe nuk shikoja agjë! E përplasa pasqyrën për tokë e cila u thye. pastrusja erdhi me vrap,
- Zonjë, jeni në rregull?
- Nuk e di.
Fillova të qaj përsëri. Pastrusja e mirë më përkëdheli dhe më futi krahun,
- Zonjë, ju keni nevojë të shkoni në shtëpi. Eja t'ju përcjell.
Ju binda pa thënë asnjë fjalë.
Të nesërmen i raportova bosit tim dhe i thashë se sonte është nata e fundit që punoj në këtë kat. Të lutem më dërgo në një kat tjetër. Ai pohoi me kokë.
Po punoja disi e qetë meqë mendoja se nuk do të vija më në këtë vënd. Punova deri në orën 10 të natës pa ndonjë incident, sigurisht duke patur në kat bosin tim i cili u largua një orë para meje dhe pastruesen e cila në orën 10 u largua për në një kat tjetër. U bëra gati të largohem. Ndërkohë dëgjova një klithmë të tmerrshme femre prapa krahëve të mi. U ngrita në këmbë dhe vështrova rreth e rrotull por s'pashe asgjë. Klithma u përsërit edhe më e fortë. Renda me vrapë të iki. Në koridor pashë një grua flokë kuqe me një veshje të verdhë që po largohej me vrap! Kurrë më parë se kisha parë atë. Hyra në ashensor dhe duke i rënë derës me grushta bërtisja si e çmëndur, "Ec, ec shpejt ashensor i vdekur! Ec flamë!" Papritur ashensori ndali dhe filloi të tingëlloi zilja e alarmit. Nuk pashë më asgjë se më ra tëfikët.
Kur u përmënda e pashë veten në spital dhe mbi kokë ishte një infermjere flokëkuqe. Klitha sa fuqi pata dhe u shëmba përsëri pa ndjenja. Nuk e di sesa vazhdoi ajo gjëndje frike dhe vegimesh. Në përmëndjen tjetër shyqyr që pashë mbi kokë të dashurin tim të cilit i rrëmbeva dorën dhe ja shtërngova me dhunë.
- Ku vajti ajo flokëkuqja? - e pyeta, - ai ngriti supat njëherë dhe më pas foli me të shpejtë,
- Iku në shtëpi.
- Shyqyr! - psherëtiva.
- Çfar të ka ndodhur zemra ime?
- Nuk e di por,... një flokëkuqe më ndoqi ne puna ime...E pashë edhe këtu kur hapa sytë. Ishte ajo infermjerja që paska ikur në shtëpi...
- Qetsoju zemra ime. Janë vetëm vegime. Këtu ska asnje flokëkuqe dhe në punë po ashtu ska patur asnjënjeri tjetër përveç teje. E kaluara na vjen ngandonjëherë si fantazmë, e ardhmja është një ëndërr. Ajo që kemi është vetëm kjo e sotmja. Qetsohu! Mos u shqetëso për asgjë. Edhe nëse ka ndonjë flokëkuqe apo ndonjë fantazmë më mirë që ka...
- Çfar thua i dashur?!
- Po ta them përsëri, më mirë që ka, e di pse? Në se ka fantazma në jetën tonë, kjo do të thotë se jemi gjallë se po të kishim vdekur nuk do t’ju trembeshim fantazmave por të gjallëve. Duhet të mësohemi me dy medaljet e jetës. Jeta ka dy anë apo fytyra, njëlloi siç janë e mira me të keqen, siç është Krishti me Antikrishtin, siç është Muhameti me Terorrin, siç është Parajsa me Ferrin...Qetsohu shpirt dhe ki mëshirë për fantazma-fatkeqet. Ato janë shpirtëra fatkeqë.
Pastaj ai më përkëdheli ëmbël, më puthi dhe më shtërngoi në gjoksin e tij. U ndjeva jashtëzakonisht mirë. Psherëtiva e lehtësuar.
- Mos mu largo të lutem. Qëndro me mua tërë kohën derisa të më mbushet mëndja se kam qënë në një ëndërr, - i thashë.
- Nëse ne rrojmë me frikë, e di se çfar na ndodh? Bëhemi skllevër të frikës dhe frika bëhet zoti jonë. Sikur ti të ishe guximtare shpirti im, ti do ti thoshe flokëkuqes, pa ndalu ti shtrige! Jam me fortë se ty se jam e gjallë dhe ti je veçse një fantazmë-hije-vdekur. Ndalu të ta tregoj sa të vlen lëkura! Do ta shikoje si do të ikte me vrap dhe do të lutej ta falje. A do ta falje ti zemër?
Edhe mua, zemra ime, më ka ndodhur njëherë si ty. – Vazhdoi bisedën i dashuri. - Isha duke ecur në një pyll natën dhe befas më doli në rrugë një fantazmë. E di çfar bëra? Eca drejt saj duke i thënë, pritëm atje të ta tregoj se kush jam! Thënia ime plasi si një bombë tek fantazma dhe ajo u davarit e humbi. Nëse unë do të isha trembur dhe do të thosha fjala vjen, aman, fantazmë falma jetën! E di çfar do të ndodhte? Bomba do më plaste mua dhe unë do davaritesha dhe humbisja...Vetë Zoti na ka krijuar sipas shëmbëlltyrës së tij prandaj duhet ta konsiderojmë veten zotër mbi çdo gjë tjetër. Sa herë të shikojmë veten në pasqyrë duhet të themi, unë jam Zot dhe Zot tjetër përveç meje s'ka! Përndryshe në pasqyrë ne do të shikojmë jo veten tonë Zot por një hije a fantazmë që kontrollon tërë jetën tonë.
- Sa i mirë që je zemra ime! - i thashë pasi fjalët e tij më bënin ta ndjeja veten të fuqishme dhe trime.
Nuk punova disa muaj dhe kur vajta në punë mora vesh se patrusja kishte vdekur! Pyeta gjërë e gjatë se si ajo kishte vdekur pasi ishte relativisht e re. Më thanë se kishte vdekur në shtëpi nga një infrakt në zemër. Zyra ime tashmë ishte në katin e dytë, afër derës dhe për çdo ditë më shoqëronte i dashuri, si kur shkoja në punë, ashtu dhe kur dilja nga puna. Nuk pata më asnjë problem. Kur punoja vonë e mbaja afër pastrusen e cila ishte një grua e vjetër nga Europa dhe pikërisht nga Shqipëria. Asaj ja tregova tërë historinë time dhe ajo më dëgjoi me shumë vëmëndje. Një natë më tha,
- Në vëndin tim tregohen shpesh histori të tilla. - Një natë ajo më tregoi një histori të cilën po jua tregoj juve. Diku, afër një hekurudhe në Shqipëri, në mes të pyllit, jetonte një familje e varfër; një baba sakat me një këmbë me një grua të verbër dhe pesë fëmijët e tyre të vegjël që ushqeheshin nga lëmoshat që mblidhte vajza e madhe e cila nuk ishte më shumë se 15 vjeçe. Ajo sapo ndalonte treni në mbrëmjë, e vetmja shpresë jete për ata, vërsulej me shpejtësi mbi të dhe kërkonte lëmoshë. Për pak minuta që treni ndalonte ajo mbildhte aq para sa të hanin bukë për një ditë. Sikur treni të mungonte një ditë, atë ditë ajo familje nuk ahnte asgjë. Vajza ishte shumë simpatike si një zanë mali. Punëtore dhe e dashur. Tërë barra e shtëpisë ishte në kurrizin e saj. Një mbrëmje fatkeqe, ishte errësirë, vazja s'arriti dotë të zbriste në kohë. Ajo qëndroi në shkallët e trenit kur dera ishte mbyllur dhe kur treni levizi. Më në fund mori guxim dhe u hodh nga treni por cepi i fustanit i ngeli tek shkallët dhe këmbët i ranë mbi shinat ku rrotat e hekurta ja prenë. Vajza ende e gjallë, pa këmbë, lebetiti me një klithmë që u duk sikur klithi vetë mali! Ajo u tërhoq zvarrë deri tek një bunker rrëzë malit dhe atje dha shpirt. Edhe sot e kësaj dite në atë bunker dëgjohen klithmat e saj sapo shkon treni kur ajo është vrarë.
Historia e pastruses nga Shqipëria më bëri të mendohem. Ndoshta në katin e gjashtë ka vdekur ndonjë femër me merak të madh si i asaj vajzës shqiptare dhe fantazma e saj shfaqet atje?! Me këto mendime fillova të kërkoj historikun e atij kati. Ndërsa po mblidhja materiale rreth njerëzve që kishin jetuar atje, më ndodhi një e papritur që më bëri ti ndërpres hetimet dhe të më rishfaqet frika. Një nate, gjeta pastrusen e re te katit të gjashtë pa ndjenja, në koridorin e atij kati. Nuk u tremba pasi me vete kisha dhe Tony-n. Lajmëruamë abulancën, ndërkohë që po mundoheshim ti jepnim ndihmën e parë, pashë se Tony po dridhej dhe i iku goja. E shkunda fort dhe e pyeta se çfar kishte por ai dridhej dhe zëri i kishte ikur. Sytë i kishin dale nga vëndi. Me kokë më tregonte diçka pas shpinës sime. Kthej kokën, çtë shoh! Flokëkuqja më nxorri dhëmbët e mëdhenj e të mprehtë dhe ma bëri me shenjë siç bëjmë ne kur kërcënojmë se duamë të therim një njeri! Zhduku! Bërtita sa kisha në kokë. Afroju dhe do ta shohesh se çfar të bëj! Vërtetë bërtita por e pashë që zemra po më linte. Flokëkuqja qau histerikisht dhe duke u lëkundur majtas e djathtas e fluturoi nëpërmjet xhamit të derës duke hyrë brënda në katin e gjashtë. Ndërkohë kishin mbritur policia dhe ndihma e shpejtë mjeksore. Akoma më dukej vetja se isha në ëndërr.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi