Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eduard M. Dilo: Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Skenderbeut

Shko poshtë

Eduard M. Dilo: Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Skenderbeut Empty Eduard M. Dilo: Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Skenderbeut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 4:32 am

Eduard M. Dilo: Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Skenderbeut U1_GjergjKastriotiTE RROJE DHE MBRETEROJE EMRI I MADH I SKENDERBEUT DHE GJITHE SIMBOLEVE TONA KOMBETARE, QE NA BEJNE KRENARE SI SHQIPETARE‏

Nga Eduard M. Dilo

Nje vjershe e mrekullueshme e Asdrenit, shkruar per trimin legjendar, Heroin tone te madh Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Eshte Skenderbeu dhe Nena Tereze, qe na bejne ne kudo, ne c'do vend dhe kurdohere te ndihemi krenare te origjines sone, jane keta qe kane pushtuar me statujat e tyre sheshe ne vendet me te qyteteruara te botes.
Eshte Skenderbeu, ky mbrojtes i Krishterimit dhe krejt Evropes, qe per te jane shkruar afro njemije vepra e po vazhdojne e do te vazhdojne te shkruhen akoma. Sa krenare duhet te ndihemi ne qe jemi pasardhes te ketyre kolozeve!

O pall' e burrit edhe, yllit te pa shuar
Te trimit shok qe s'pati -nje per jete;
Qe dergjesh sot pa shpirt; palle e degjuar
O shenj' e kombit mbetur si kujtim!
Ti na perment luftarin , burrin vete
Qe per atdhene ra theror si trimi
Me tyn' i solli mundje pershkelqimi;
Dhe sot rrivendit n'heshtje edhe harrim;
De tin'o helme e tija q'e patundur

Sot dukesh-ngrehur briret gjith perpjete,
Ti qe i qendrove kryes e pa e-mundur
Me madheshti , luftarit qe me s'rron!
Si nje dragua ay ish, - perpinte rete
Dhe syri i tij si zjar s'i trembej kurre,
Fuqi kish doren, krahun , ishte burre;
Dhe ti sot akull je , me vent qendron!

O arme plot shkelqim, o drit djelli
Ju qe i suallet fame e nder atdheut
Ne lufte qe tingellon gjer te qielli-
Shqiponja mali mveshur trimeri!
O palle edhe ti helme e Skenderbeut
Prej qindra vjetesh qe mban zi paprere
Ardh dita , Shqiperise edhe nje here
Me fame t'i shkelqeni perseri!

- Asdreni

Burrat trima si kryetrimi Skenderbe, edhe sot pas me shume se peseqind vjetesh, kur shkelim ne token e atdheut tone, na duket sikur i kemi gjalle . Gjaku i tij qe vlon ne dejet e shqipetareve te vertete na ben krenare dhe ta duam akoma me me shpirt memedhene.
Ne Lezhen, ku prehen eshtrat e kryetrimit, kushdo qe kalon, a nuk e ndjen se nuk ka vdekur Skenderbeu? "Shtini syte ne ate fytyre , qe nuk esht verdhur kurre! Shtini syte ne ate fytyre , qe qendron pa trembur! .... Shikoni gjurmet e tia ne fushat ku ka lene kaq nderime! Shikoni trandafilin , qjellor ne faqen e ti, edhe zjarrin e lirise , ne syt' e ti!"
Skenderbeu yne eshte i pa vdekshem, trima si ai nuk mund te vdesin kurre! "Ajo dore prej hekuri , qe tundi gjithe boten , nuk' leviz me; ato buze qe kane folur gjith ato keshilla te bukura, po,O,ajo fryme e larte , qe urdheronte, punonte, vendoste, nderonte nuk mund te vdese kurre!" E kjo duhet te jete ajo fryma qe te na udheheqe ne shqipetareve .Ne kete fryme, e nen simbolet tona kombetare, qe gjithe na i kane zili, duhet te punojme e te veprojme ne sot per ta bere Shqiperine tone , tamam Zonje sic enderronin dhe Rilindasit tane te medhenj! Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Skenderbeut dhe gjithe simboleve tona kombetare , qe na bejne krenare si Shqipetare.

Korrik, 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi