Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: RREZATIMI FEMËROR

Shko poshtë

Vullnet Mato: RREZATIMI FEMËROR Empty Vullnet Mato: RREZATIMI FEMËROR

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 8:53 pm

Vullnet Mato: RREZATIMI FEMËROR 22665_1164533884695_1568334934_30346559_2186860_n



Vullnet Mato: RREZATIMI FEMËROR 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n
Vullnet Mato

RREZATIMI FEMËROR

Isha më pak se dyzet vjeç
dhe isha me gruan e mikut tim.
Isha si ujk i tërbuar në seks,
por isha detyruar të bëhem qingj.

Filluam të punojmë në një tryezë
dhe ndjeva befas nje drithërim.
Nisa t’u shmangem syve direkt
se po më bënin elektrizim.

Ajo fliste dhe qeshte ëmbël,
Si mik i mashkullit të saj që isha.
Unë përballoja ngasjen vëngër
dhe më shkonin nëpër trup mornica.

Rrezatimi i fort i kësaj femre
më bëri të ndjehem krejt hutuar.
Gjaku damarët m’i shpërthente
dhe trurin e kisha të bllokuar.

Bëra çmos për punën që nisi,
por valët më godisnin pa pushim.
Kur brenda ballit diçka më krisi,
u çova dhe ika pa shpjegim…

Ndoshta më quajti anormal,
me vidat liruar te përqëndrimi.
Por ne burrat jemi në hall,
Kur na zhvidhos trurin rrezatimi…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi