Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:TË BËNË BEZAR

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:TË BËNË BEZAR Empty Adem Zaplluzha:TË BËNË BEZAR

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 9:00 pm

Adem Zaplluzha:TË BËNË BEZAR Ademzaplluzha
Adem Zaplluzha
TË BËNË BEZAR


Ndalu bre pakëz
Mor dallkauk
Mos na shit mendje
Si djali i Xhelës
Mos e fut kokën në tarçuk
As nga bishti
Mos i hypë pelës

Po shumë na dertleise
me këtë alfabet
Po na i lulëzon gërmat
Si të ishe kinez
Athua kjo punë e ligë
Veç ty të ka mbet
Me i shti turritë
Aty ku s'ka pekmez

Po duket se je dehur
Or bal me mastikë
Si një i çmendur
Po gjuan gurë në ujë
Ndalu bre pakëz
Mor stramastik
Me budallalëkun tënd
S'mund të bësh bujë

Kurrë mos i hypë
Për së mbrapshti kalit
Se ti then dhëmbët
Të bënë bezar
Pastaj na dukesh
Si ata të malit
mos luaj me alfabetin
more ti zuzar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi