Hymnet fetare dhe qarjet e fëmijëve mbushin natën e Haitit
Faqja 1 e 1

NË HAITI KATASTROFË E PAPARË NJERËZORE, BOTA NË KËMBË
Në natën e verbër të Haitit, hymnet fetare lartohen nga grupet e njerëzve që ndodhen nën qiellin e hapur për siguri dhe solidaritet ndaj njërit tjetrit.
Zërat e grave përhapin jehoninën e tyre nga kodra në kodër, nga rruga në rrugë, teksa haitianët luten për të vdekurit e tyre dhe i luten Zotit t’i kursejë nga vuajtjet e mëtejshme pasi tërmeti ka vrarë me dhjetëra mijë veta dhe rrënuar pjesën më të madhe të kryeqytetit.
Ndërkohë që këngët fetare i qetësojnë shpirtërat, nuk pushojnë qarjet dhe dënesjet e fëmijëve të plagosur, disa të shtrirë në rrugë pranë pellgjeve të gjaku – janë kujtesë e vrazhdë e vuajtjes së pamerituar të Haitit.
"Oh Zoti im, kush do ta ndihmojë vendin time tani?" tha Manuel Deheusch, një biznesmena haitian që erdhi rrufeshëm nga Republika Dominikane fqinje të shohë për miqtë e tij dhe pronat e tij.
"Bota duhet të na ndihmojë ne tani. Ne nuk ia dalim dot kësaj vetëm," shtoi ai, duke tundur dhe duke i pëshpëritur emrt e familjeve shtëpitë e të cilëve u rrënuan teksa ai po kthehej në Portoprens (Port-au-Prince) në mbrëmjen e hershme.
Radhët e trupave pa jetë përhapen nëpër rrugë, disa pa u kujtuar askush për ta, të tjerë të mbuluar me një çarçaf a një rrobë.
Jashtë Hotel Villa Creole, ku gazetarët dhe punëtorët e ndihmave së bashku bëjnë gjumin e natën, shtrihen dy trupa në rrugën pranë.
"Është një punë gati e paarritshme,” thotë një vullnetar vendas, duke u përpjekur të marrë të plagosurit dhe të tmerruarit e shumë të rënë për të fejtur nëpër rrugë jashtë hotelit, edhe ai dëmtuar nga tërmeti.
E para që dërgoi ndihmat ishte Republika Dominikane fqinje, e cila çoi pak kamiona me ndihma, pak ambulanca, duke marrë në spitalet e veta disa nga të palgosurit para se të binte nata.
Haitianët ndërkohë vazhdojnë të kërkojnë poshtë rrënojave njerëzit e tyre.
"Ndihma nga jashtë ështëe domosdoshme, sepse kapaciteti i organizmave të ndihmës këtu është dobësuar shumë,” tha Mike Stewart, drejtor i organizatës bamirëse Hope for Haiti (Shpresë për Haitin), i cili ka improvizuar një spital të vogël jashtë Villa Creole. Aty trajtohen ata që kanë kocka të thyer apo rrjedhje të brendshme gjaku.
"Shumë janë nga ata që nuk i shpëtojmë dot,” tha Stewart. "Në mëngjes ndihma do të jetë edhe më pa rezulatet. Ne na duhet të bëjmë operacione, por nuk kemi pajisje. Të gjitha organizatat e ndihmës kanë pasur shumë punë për të bërë.”
Paqeruajtësit e OKB –nja 9000 veta – përpiqen të ndihmojnë, por janë në pikë të hallit për vete.
"Nuk kam arritur ende ta telefonoj time shoqe. Ajo mund të mendojë se kam vdekur,“ tha një paqeruajtës kilian, që kërkoi të mos i përmendet emrin.
Ai dhe disa kolegë helmetëblu nga vendet e tjera të Amerikës Latine po përpiqeshin me buldozerë të hiqnin rrënojat nga rruga.
Pas tërmetit të parë dy valë të tjera goditëse e tronditën përsëri Haitin.
Ndërkohë që Haiti ka përjetuar pa masë dhunë në të kaluarën, reporteri pa një atmosferë çuditërisht të qetë në rrugë dhe disa herë njerëz i janë lutur t’iu japë pak ujë, i cili menjëherë është ndarë midis shumë njerëzve të etur dhe të uritur./Elida BUÇPAPAJ
(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi