Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorenc Vangjeli:Pse punon kot Fierza?‏

Shko poshtë

Lorenc Vangjeli:Pse punon kot Fierza?‏ Empty Lorenc Vangjeli:Pse punon kot Fierza?‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 10:55 pm

[size=12]Pse punon kot Fierza?
[/size]
[size=12]Lorenc Vangjeli
[/size]

INTERVISTE - Inxhiner Thoma G. Meksi, profesor me titull shkencor, laureat
i çmimit të republikës për probleme të energjisë shpjegon ankthin e
shifrave: prodhimi në hidrocentralet e Fierzës dhe Vaut të Dejës shkon
vetëm për të mbuluar humbjet e energjisë në sistem. Në intervistën e tij
për revistën MAPo profesor Meksi shpjegon se në këtë pikë shënojmë një
rekord së paku evropian, kemi vendin e parë për sasinë e humbjeve. Një
analizë se pse çmimi i energjisë është rritur në mënyrë artificiale në
kurriz të konsumatorit

"Në verë vuajmë thatësirën, në dimër na mbyt uji". Jeta e shoqërisë
shqiptare, të paktën prej 20 vjetësh i është kthyer mbijetesës brenda
kufinjve të këtij segmenti të trishtuar. Shqiptarët, ndoshta janë i vetmi
popull në botë, që dinë me saktësi nivelin e ujit në kaskadën e Drinit,
sepse në këtë mënyrë ata dinë nëse do të kenë drita në dimër, e tashmë, në
këtë fillimviti, mund të mësojnë se edhe sa kohë ju duhet të qëndrojnë nën
ujë shkodranët e lezhjanët. Për një „përkitje" fatale të rrethanave, që
nga një janari, ditë kur dhe nisën përmbytjet e rënda dhe u krijuar
situata dramatike në veri, shqiptarët kanë nisur të paguajnë më shtrenjtë
energjinë elektrike. Privatizimi i rrjetit të shpërndarjes dhe respektimi
i kontratës është vetëm një element i saj. Por në një vend ku flitet për
sigurimin e energjisë atomike - një fabul gazmore e kryeministrit Berisha
- ka vend të mendohet dhe për diçka tjetër. Shumë më praktike. Shumë më
racionale. Shumë më e mundshme dhe e nevojshme. Inxhinier Thoma G. Meksi,
me titull profesor dhe ish-drejtor I përgjithshëm I KESH-it, rihedh në
publik një alarm të jashtëzakonshëm. "Dakort burimet e reja të energjisë,
por më së pari duhet të racionalizohen burimet e vjetra. Vetëm humbjet e
energjisë elektrike nga prodhuesi tek konsumatori, janë të barabarta me
prodhimin vjetor të Fierzës dhe Vaut të Dejës", thotë profesor Meksi. Që
do të thotë, se këta dy hidrocentrale, punojnë vetëm për të mbuluar
humbjet në sistem dhe vjedhësit e energjisë, që e konsumojnë atë dhe nuk e
paguajnë. Profesor Meksi flet dhe për rritjen e çmimit të energjisë
elektrike dhe shprehet se shqiptarët do të detyrohen ta paguajnë më
shtrenjtë atë, por jo për faj të tyre. Ai shpreh pakënaqësinë e tij për
këtë vendim dhe argumenton dhe arsyet se pse. Në thelb, intervista e tij
për revistën MAPO ka trishtim qoftë dhe për faktin se për shqiptarët,
kryesisht ka vendosur në rastin më të mirë, paaftësia, kryesisht e
politikës!

Profesor Meksi, tashmë rritja e çmimit të energjisë elektrike është fakt,
a ishte ky një vendim I pashmangshëm?

Nuk kam mëdyshje në këtë pikë. Nuk jam dakort me rritjen e çmimit vetëm
sepse, siç është thënë publikisht, kompania private nuk ka fitimet e
pritshme. I shtruar kështu problemi është absurd dhe i palogjikshëm. Së
pari, energjia elektrike në vendin tonë është pasuri publike dhe që
nëpërmjet Kuvendit, ja kemi dhënë për mirëmenaxhim KESH-it. Kjo nënkupton
sigurimin e energjisë, me çmim sa më të lirë, me karakteristika teknike sa
më të mira dhe me koston më të ulët të mundshme nga importi. Së dyti, ulja
e nivelit të humbjeve në të gjitha shkallët, prodhim, transmetim,
shpërndarje, është detyrë themelore e KESH-it, OST-së dhe OSSH-së dhe
është një nga treguesit e menaxhimit të suksesshëm apo jo të sistemit. Së
treti, çmimi i energjisë përcaktohet nga disa faktorë, ku humbjet nuk
ndikojnë deri në masën që të kushtëzojnë një rritje çmimi deri në 44 për
qind.

Si mund të shpjegohet thjesht se çfarë janë humbjet e energjisë?

Këto humbje janë një fenomen i pashmangshëm i prodhimit, transmetimit dhe
shpërndarjes së energjisë. Nga këto, humbjet më të mëdha janë në
shpërndarje. Eshtë e vështirë që të shpjegohen thjesht siç kërkoni ju
sepse është një gjuhë teknike dhe problem teknik, por mund t´ju them se
humbjet më të mëdha janë në procesin e shpërndarjes së energjisë. Ajo që
është një këmbanë alarmi në të gjithë këtë histori, është se në Shqipëri
humbjet shkojnë deri në nivelin e rreth 45 për qind të të gjtihë energjisë
që prodhohet, të ndara sipas zërave, shpërndarje 35 për qind, transmetim 5
për qind dhe po 5 për qind në prodhim. Në Evropë, mesatarja e humbjeve
luhatet në kufinjtë 12 deri në 15 për qind, por në asnjë rast më shumë se
25 për qind.

E përkthyer në shifra të tjera, për ta pasur më qartë: në Shqipëri
prodhohet çdo vit 5.500 milion kwh energji dhe blejmë edhe 2 000 milion
kwh në tregun evropian. Nga këto, 2.500 milion kwh humbasin në rrjet. Për
të kuptuar se çfarë përfaqëson kjo shifër, po ju them se është e barabartë
me prodhimin e hidrocentralit të Fierzës dhe Vaut të Dejës.

Që do të thotë...?

Që do të thotë se këta dy hidrocentrale punojnë vetëm për të "paguar"
humbjet në rrjet. Që do të thotë se e gjithë energjia që blejmë, rreth 180
milionë euro në vit, është një sasi parash që në rreth dy të tretat e saj,
shkon kot.

Çfarë mund të bëhet për këtë situatë që të kujton lehtësinë e padurueshme
të dorës së shpuar të shtetit shqiptar për miellin dhe shtrëngesën për
krundet?

Detyra e KESH-it dhe tani edhe e kompanisë private që ka marrë
shpërndarjen (pas një procesi kontraktimi jo shumë transparent e të
rregullt, siç po rezulton), është të ulë në maksimum humbjet sepse siç
është e kuptueshme, ato ndikojnë direkt në rritjen e kostos së energjisë.
Me përgjegjësi ju them se është punuar pak apo më mirë aspak, në drejtim
të uljes së humbjeve në prodhim dhe po kështu dhe për humbjet në
transmetim. Kurse humbjet në shpërndarje që shkaktohen nga humbjet në
konsumatorë, nga zgjedhja dhe vendosja pa kriter e transformatorëve e
shumë shkaqe të tjera, deri më tani kanë pasur gjithashtu pak ose aspak
vëmendje. Rritja e çmimit të energjisë për të mbuluar këto humbje është
rruga më e shkurtër, më e lehtë për të maksimalizuar fitimet dhe për t´I
marë ato nga xhepat e qytetarëve të thjeshtë. Po vazhdoj të njëjtin
argument. Pjesa më e diskutueshme e problemit janë ato që quhen humbje jo
teknike. Padrejtësisht thuhet se ato shkaktohen vetëm nga vjedhjet e
energjisë e si rrjedhojë, kjo I faturohet qytetarit. Humbjet jo teknike,
duke ju referuar dhe raportit të fundit të ERE-s për energjinë, vijnë dhe
nga shumë faktorë të tjerë, vijnë nga lidhjet e paligjshme, humbjet nga
energjia e pamatur sepse mungojnë sahatët matës, (në këto raste një pjesë
faturohet aforfe, një pjesë nuk faturohet fare). Po bëhen plot 20 vjet që
çdo vit instalohen sahatë matës tek konsumatori dhe thuhet ende se ka të
tillë pa to. Eshtë absurde që në rreth 800 mijë konsumatorë sa janë
gjithsej, ky problem nuk është zgjidhur në mënyrë shteruese. Shtojmë këtu
dhe humbjet nga mosfunksionimi I rregullt I sahateve dhe defektet e tyre
teknike dhe kuptohet thjesht, siç e kërkoni ju, se çfarë ndodh realisht.

Ju thoni se nuk ka vëmendje në këtë "detaj"?

Saktësisht këtë po ju them. Që është punuar dobët dhe shumë dobët dje dhe
sot. Në kontratën me CEZ-in thuhej se detyra e kompanisë private ishte të
ulte deri në vitin 2014 humbjet deri në 15 për qind. Por duke gjykuar nga
ritmet e punës në këtë vit të parë të zbatimit të kontratës, nuk jam
optimist në arritjen e këtij synimi të drejtë. Kjo histori lidhet pastaj
direkt me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sepse e parë ndryshe,
problemi do të shtrohej: po kur të ulen humbjet në 2014, çmimi I rritur
sot me këtë argument, sa do të jetë. Do të ulet? Do të rritet? Me çfarë
logjike do të funksionojë atëherë analiza ekonomike që përfundon në xhepin
e çdo familjeje shqiptare dhe të gjithë ekonomisë së vendit në
përgjithësi?

Ka ndonjë ide për koston e energjisë? Mendimet e specialistëve këtu
përgjithësisht ndahen, por bashkohen në një pikë, është një proces shumë i
vështirë përcaktimi i kësaj kostoje?

Nuk është aq e ndërlikuar sa mendoni ju. Kuptohet, nëse të zgjidhni të
dëgjoni specialistët e fushës dhe jo politikanët. Në vitet 90´, kostoja e
energjisë ka qenë 0.12 lekë për kwh, tani nuk është më shumë se 2 lekë.
Problemi ndërlikohet kur shihet se si duhet të funksiononte dikur një
model i tillë dhe si funksionon edhe sot në Evropë. Sot në Shqipëri nuk ka
asnjë institut të specializuar që të bëjë llogari të tilla që nuk janë as
pronë dhe as mundësi për politikanët. Dikur, ka pasur një institut të
studimeve ekonomike që në bashkëpunim me institutin e studimeve
elektroenergjitike, paraqiste për miratim në Këshillin e Ministrave, çdo
pesë vjet, çmimin e energjisë elektrike. Ky çmim përcaktohet nga një mori
faktorësh që është e pamundur të thuhen në mënyrë të thjeshtuar. Sot nuk
ka asnjë institut të tillë. ERE që kryen këtë funksion është një grup prej
pesë komisionerësh, shumica pa eksperiencë në fushën e energjisë. Nuk jam
i sigurtë nëse ata e shumëkush tjetër është i qartë për faktin se çmimi i
energjisë përcakton dhe kushtëzon edhe politikat ekonomike dhe sociale të
vendit. Edhe studimet e dikurshme të kryera për llogari të shtetit
shqiptar nga kompani të huaja, nga më të rëndësishmet në Evropë, si Decon,
Lamajer, London economics, Electroconsult kanë pasur të njëjtin fat:
hedhjen në koshin e madh të heshtjes. Por vjen një ditë, që shkenca e
nëpërkëmbur na kujton atë shprehjen e urtë: „Hakmarrja është një gjellë që
serviret e ftohtë". Sepse vjen një ditë, që paaftësia ka një çmim.




**************************************************

Kush është?

Të kontaktosh me Profesor Thoma G. Meksin, laureat i Çmimeve të Republikës
e deri dhe poliglot është e lehtë. E vështirë është t´i gjesh një hapësirë
të lirë kohe gjyshit të lumtur që ta bindësh të flasë. Në këtë fillimviti,
kur të paktën opinioni publik dhe jo shteti e politika, ka kthyer kokën
nga specialistët e mirëfilltë, zoti Meksi ndjehet i trishtuar. Megjithatë,
vital dhe optimist, ai nuk nguron të thotë se megjithatë, jo gjithmonë
është më mirë vonë se kurrë. „Më mirë është që punët e mira të bëhen në
kohën e tyre, por zakonisht, shoqëria shqiptare humb shumë kohë", thotë
ai. Nuk pëlqen të flasë për politikën, por vetëm nënqesh kur i kujtojnë
një batutë të hershme të tij që miqtë ja përmendin shpesh. Në vitin 1992,
kur vëllai i tij më i ri, Profesor Aleksandër Meksi u emërua kryeministër
i vendit, i kërkoi të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit të
përgjithshëm të KESH-it me motivin e lidhjes së tyre të gjakut. Përgjigja
e Profesor Meksit, edhe sot mbas 18 vjetësh, është jashtëzakonisht e
trishtuar: „Po, do të iki, por më mirë do të ishte të jepje ti dorëheqje
si kryeministër. Ai është një „zanat" që mund ta bëjnë shumë vetë, me
shkencën, fatkeqësisht nuk ndodh kështu", i tha ai të vëllait, gjithashtu
shkencëtar.

Mare nga Shekulli Dergoi:Gjergj Driloni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi