Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: SYTË E NËNËS KURRË SU TEREN

Shko poshtë

Shaban Cakoli: SYTË E NËNËS KURRË SU TEREN Empty Shaban Cakoli: SYTË E NËNËS KURRË SU TEREN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 11:01 pm

Shaban Cakoli: SYTË E NËNËS KURRË SU TEREN



Ajo këngë na sjell ndërmend çastet e shpërnguljes së familjes së
tij nga vatra e shtëpisë për të marrë rrugën drejt kURBETIT, si shumë
familje të tjera kosovare. Dhimbjen nga çrrënjosja me dhunë, ai e
përshkruan përmes pikëllimit të madh që manifestohet në shpirtin e
prindërve, të nënës dhe të babait.
Marrëdhënia e tij me nënën dhe babain vendoset në plane të ndryshme. Me
nënën atë e lidh ndjenja e natyrshme e fëmiiës, pasi nëna është njeriu
i parë të cilin vë re ai. Mbase jo vetëdijshëm, po në çdo moment të
jetës së tij, biri regjistron fytyrën e saj, veçanërisht sytë; ata
flasin më tepër se çdo tipar, ata kanë fatin të ndryshojnë më pak në
jetën e njeriut. Në sytë e nënës biri mund të lexojë të shkuarën , të
tashmen dhe të ardhmen. Në sytë e nënës është vetë historia dhe
ndjeshmëria njerëzore. N


Kohë dhimbjesh dhe mundimesh,njeriu rrëpatej për një kafshore buke,edhe
ate e fitonte mundimshëm,dhe të tëra mundimet do i harronte,sikur të
mos detyrohej të mbronte shpinën nga pushtuesi,i cili në qdo qast
gjente një pretekst të të godiste në shtëpi,në mesin e
familjarëve,gruas,në rrugë e kudo të poshtronte dhe preteksti ishte i
vetmi,sepse ne ishim shqiptarë!Sërbia po sillte në Kosovë organet e
dhunshme sllave,të uzurponin vendin e punës dhe të hidhnin tepricë
teknologjike nga vendi yt i punës,nga vendi yt i lindjes.
Eh po çfarë të bëje?Ku të ankoheshe?Si mund të i bëje gjyq pushtuesit
tek pushtuesi.Rinia ende po vazhdonin shkollimet univerzitare,sa nuk
ishte ardhur fundi i mbylljes së portave të kësaj diturie.E kotë ishte
ata po pajiseshin me diploma univerzitare,por nuk gjenin as punë
krahu.Nëpër organet punuese ku punohej me sërb,serbët kishin marrur
pushtet dhe të poshtronin në vendin e punës,po u ktheve dorë apo fjalë
ndëshkoheshe.

Sërbet nga Serbia ne krye me diktatorin gjenin shpesh disa festime të
humbjeve të tyre,kurse serbet nga Kosova solidarizoheshin me
ta,shqiptarët detyroheshin të punonin punën e tyre dhe në fund pagat i
merrnin serbet.Më në fund organet sërbe dëbuan kolektivisht shqiptarët
nga puna,pavarësisht pregaditjes profesionale.Gjendja në Kosovë atë
botë u bë e padurueshme!Në çdo qast mundeshe të vriteshe dhe të
poshtroheshe në vende publike.Mbretëronte skamje,uri dhe frikë.Shumë
njerëz detyroheshin të mirreshin me tregëti devizash dhe cigaresh në
rrugë
ku pushtuesi ose të merrte një pjesë fitimesh,ose nuk të lente të
punoje fare.Gjendja po bëhej përherë më e padurueshme.Durimi në
stomakun e të uriturve filloi të zbehetRinia jonë u detyrua përherë e
më shumë të kërkoi dyert e fatit.Me qindra të rinjë detyroheshin çdo
ditë të lenin portat e tyre,me shpresë se do të gjenin dyert e fatit të
tyre.

Qdo ditë që mund të shtyhej në atdhe ishte me një shpresë se neser mund
të bëhej më mirë,po armiku donte qërim hesapesh,kurse ne ishim
përcaktuar për durimin ende,dhe gjendja për ditë keqësohej.
Shumë të rinjë thonin me lot në sy:Jemi atdhedashës por jemi edhe të
uritur,andaj kjo lloj urie na shpie të kërkojmë portat e fatit,por jo
nënshtrimin para pushtuesit.Thënë drejt kishte nga ne
edhe të tillë që me pushtuesit bënin pallon e qejfit,shtronin shumë
ahengje para syve të këtyre të uriturëve,sa e sa ushqimin këta
zotërinjë e hudhnin në shporta të mbeturinave me to do të ngopeshin
shumë skamnorë.Eh po çtë bënin ata,kur të ngopurve as që u shkonte
ndonjëherë ndërmend se në këto zona ka njerëz të uritur?!

Eh po këta të uriturit ishin gjithnjë në ballë të aktiviteteve ashtu të
uritur deri sa mundën të qëndrojnë ashtu qëndruan,në fund me një lum
lotësh u nisën rrugëve të kurbetit.Shumë lot e ankthe u derdhën për
ta,ata lanë nënat,vëllëzërit,motrat,dikush
nuset,dikush të fejuarat dhe u nisën larg për një kafshore.Për ta u
derdhën shumë lot,për ta u shtuan shumë ankthe,shumë vasha mbetën në
pritje të dashnor1%ve të tyre,por ankthin më të madh gjithnjë e bartnin
nënat,ato netë të tëra mbetën pa gjum♪7,të vetmuara pranë stufave po
qanin fatin e tyre dhe bijëve me tyre,shpesh kanë shkymur edhe stufat
me lotet e tyre
saherë i ka nxënë mëngjezi me kokë në dritare me shpresë e pritje,duke menduar se një natë do
Shaban Cakoli: SYTË E NËNËS KURRË SU TEREN 18147_1172407840446_1535548066_30398987_516423_n
SYTË E NËNËS KURRË NUK TERËN

Kur na lindi djalë, oj nëno,

Në këtë vatrën tonë –

Zbrazëm pushkët lajmëtare ,

Si që e kem zakon !

Sa shumë hoqe , ti moj nëno,

Djalin me e rritë –

Prej gojës , bukën e ndave

Për me e qitë në dritë !

Me mundim prite shumë vjet –

Djali me u shkollua ,

Me hy n’ punë – me dalë n’ bukë t’ vet

Dhe me e martua !

E kreu djali fakultetin –

Askund punë nuk gjet ?!

E la nënën – mësyu kurbetin ,

N’ dhe të huaj u tret !...

Sytë e nënës – kurrë nuk terën ,

Lotët s’ ndalen kurrë –

Kur ia sheh diplomën vjerrun

Që ia la mbi mur !...

Shaban Cakoli: SYTË E NËNËS KURRË SU TEREN 18147_1172408240456_1535548066_30398988_2369543_n

Shaban Cakoli: SYTË E NËNËS KURRË SU TEREN 18147_1172408840471_1535548066_30398989_4495212_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi