Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: JEMI SI RETË E QIELLIT MBI ZEZONË!...

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: JEMI SI RETË E QIELLIT MBI ZEZONË!... Empty Shazim Mehmeti: JEMI SI RETË E QIELLIT MBI ZEZONË!...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 18, 2010 2:19 am




Shazim Mehmeti: JEMI SI RETË E QIELLIT MBI ZEZONË!... 18144_107189305963041_100000159158063_200929_7779812_nShazim Mehmeti: JEMI SI RETË E QIELLIT MBI ZEZONË!...


Kjo botë është aq e vogël, e vogël…
Më e vogël se topi i fëmijërisë sime
që s'e kisha
dhe e ëndërroja dikur.

Ne, gjithë jetën do mbetemi
nga pak fëmijë.

Kjo na bën me fat.
Kjo na bën me fat.

Kjo na shpëton nga gremçat e jetës.
Dhe nga vetvetja, natyrisht.

Jetën tonë e ujisin dhe e rinojnë
ujërat e fshehta brenda nesh.

Ne vetëm ato ujëra i pijmë me ëndje.
Janë si ujëra burimesh të paprovuara,
të largëta,
mitike…

Uji i përditshmërisë,
sado i ëmbël
sado i dobishëm qoftë,
nuk na bën ta ndjejmë.

Besomë, besomë!
Jemi njerëzisht të zinj,
njerëzisht të egër…
Jemi si retë e qiellit mbi zezonë!...
Shazim Mehmeti: JEMI SI RETË E QIELLIT MBI ZEZONË!... 18144_107190979296207_100000159158063_200965_2550194_n
dimër dhe kujtesë- foto e Shazim Mehmetit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi