Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes

Shko poshtë

Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes Empty Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 18, 2010 4:16 am

Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes U1_KristGjinajGjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes

Nga Krist Gjinaj


Shumë ” shkrimtar e historian ” mundohen të shkrujn ndonjë fjalë ose më mirë ndonjë ” fjalë të lodhur ” e në keto të shkreta fjales të mundohen të studjojn një histori e cila është shkruar edhe nga historianet e mbarë botes. Në të njëjtën kohë hedhi poshtë cdo “aludim” të “pseudohistorianëve” se, gjoja islamizmi i shqiptarëve u bë në mënyrë të vullnetshme dhe se ky veprim “i mencur”, na shpëtoi nga asimilimi sllav.
Shkurt , e kam fjalen për Gjergj Kastriotin-Skenderbeun.
Të behen analiza rrethë jetes së Gjergj Kastriotit duhet të kemi së pari parasysh se sa beri Gjergji për ne e sa bemë ne per Gjergjin.
Evropa na bëri nderin me të madhë kur ruan edhe shpatene e ma të madhit jo veq të shqiptarve por edhe të mbarë Evropes , se po të kishte mbetur per ne , as fija kund s´do të i gjindej e do të zhdukej edhe shpata sikur kumbona e kishes së Shen Nkollit që sot mbi tëaty gjindet xhamia e Varoshit,pra gjindet xhsmia aty ku u mbajtë Kuvendi i Lezhes.Pak shkruajn për ketë xhambi mbi kishë duke menduarë në " tolerancë " por, sikur të mendonte shqiptari në tolerancë, ai që i thotë vetit shqiptar, nuk do të e lejonte ketë turp, do t´a ri-ndertonte kishen si një objekt historik edhe për hir të historis tonë por edhe për hir të Gjergjit që aq shumë e duam dhe që aq shumë i´a nxanë frymen kjo xhamisi një ndër xhamitë më të vjetra të Shqipërisë është pra kjo xhamia e Varoshit në Lezhë, e cila më parë ishte kisha e Shënkollit ku u varros Skënderbeu dhe në vitin 1478 u përshtat në xhami.Edhe kisha e Shën-Stefanit në kalanë e Shkodrës, pas pushtimit turk, u përshtat në xhami në vitin 1479.Une nuk e di se me sa guxim ose me sa kureshtje predikohet islami kur mbi shumë kisha e shumë deshmor shqiptar e heroj gjinden xhamiat e ndertuara aty, njejtë sikur serbi që ndertoj për të u munduarë që të zhduk historin e kombit shqiptarë se bashku me arkeologjin.
Disa "profesor" e "doktor" mundohen që kunder figures së Gjergj Kastriotit të shkruajn cdo të zezë e një nder shkrimet e quditeshme dhe krejt antishqiptare është kjo e Ferraj-t i cili shkruan si më poshtë :
"Skënderbeu ka vrarë masivisht shqiptarët që ishin kthyer në fenë islame. Prandaj Skënderbeu mund të përdoret për të bërë thirrje që të masakrohen masivisht pakicat fetare siç masakroi Skënderbeut fshatarët mysliman të rrethit të Krujës. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu e ka ndërruar fenë disa herë dhe mund të bëhet thirrje ta ndërrojmë fenë përditë ‘si Skënderbeu!’. Kush është kundër kësaj sjelljeje ndaj fesë është kundër Skënderbeut! Skëndërbeu ka luftuar për lirinë e atdheut kundër islamikëve dhe të krishterëve. Prandaj sot mund të bëhet thirrje të luftohet për lirinë e atdheut pavarësisht nga feja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu u përpoqë të krijojë e forcojë shtetin shqiptar. Prandaj sot duhet të përpiqemi për krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!"
Për të analizuarë më së afermi ketë shkrim , kuptohet fare mirë se Hysamedini vuan nga ajo anë e konvertimit të shqiptarve të cilet me deshiren e tyre e ruajten dhe i´u kthyen fes së krishter katolike, e duke u friguar nga kjo , ky si shifet del aq largë sa edhe Gjergj Kastriotitn e mbeshtjell ne petkun e turpit duke shkruar se ai masakroj edhe shqiptar të besimit musliman, krejt simbas ketij titullari " dr" i historis duke harruar se ardhja e perandoris osmane dhe mosha e Gjergj Kastriotit janë të vogla ku shqiptaret do të kishin mundur të konvertohen ne islam , edhe pse , ketë thuja nuk e benë kurrë me shpirt.Asnjë fakt nuk mund të sillet se ai do të kishte masakruar ndonjë shqiptar të besimit musliman , mirpo edhe sikur të kishte vrar një apo dy s´do të ishte qudi sepse tradhetaret cdo here e meritojnë denimin e denime të tilla kishin edhe ne luften e fudnit ata që ishin me pushtetin serb.Por, si thash me heret nuk ka asnje deshmi të tillë as per Gjergj Kastriotin e as për Pjeter Bogdanin ky i njejti Hysamedin mundohet të e sjellë Pjeter Bogdanin si një anti-shqiptar , cka ne fakt , për lrimin nga zgjedha turke do të duhej berë cdo gjë të mundur e për të dalur nga ajo zgjedhe shfarosese për identitetin e gjenit shqiptar.
Ferraj rrethë njohuris së " historis " se tij krejt me një urrejtje antikrishtere shkruan ;
“të zgjedhin ndërmjet pushtuesve ballkanikë që rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve apo pushtuesve jashtëballkanikë të cilët nuk e rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve sado të këqija të tjera që u shkaktonin. "
Ndoshta me qellim ose (pa qellim ) Ferraj harron se : "Pas marrjes së Kostandinopojës, me 1453 u hodhën bazat e sundimit turko-grek, mbi të krishterët e ballkanit", thotë Dhimitër Kicikis ('Encyclopedia Universalis", corpus 8, Francë, S.A. 1988).Pra, cdo gjë zhvillohet në bashkpunim Turk-Grek-Serb e i mbetet Ferraj të na tregon për "mosrrezikimin e jashtëballkanasva dhe ballkanasve"
Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes U1_FlamurEdheSkenderbeuFill pas rënies së Kostandinopojës më 29 Maj 1453, më 1 qershor u shpall patriark Genadiozi, njeriu i besuar i Sulltanit. Që nga ai vit e në shekujt e mëvonshëm, Patrikana e Stambollit kishte pushtetin e plotë mbi të krishterët e Ballkanit. Në juridiksionin e Patriarkanës përfshiheshin arsimi, martesa, familja, trashëgimia, e Patriarku u shpall Vezir në rangun e një pashai . Ai zgjidhej me ankand: kush i jepte më shumë para sulltanit dhe oborrtarëve të tij, zgjidhej Patrik.Apostolos Vokalopulos, në botimet e Horvathit, 'Historia bashkëkohore greke", 1975, fq.48, thekson: "Për të mbërritur qëllimin e tyre disa nga paria e Patrikanës i jepnin me mijëra napolona njerëzve të sulltanit, madje edhe vetë sulltanit."
Pastaj Ferraj më poshtë shkruan:
"Nga zgjedhja që kanë bërë ndaj këtyre dy alternativave janë krijuar dy tradita politike themelore shqiptare: (1) tradita e bashkëpunimit me popujt pushtues dhe rrezikues ekzistencialë ballkanikë të shqiptarëve kundër pushtuesve jashtëballkanikë dhe, (2) tradita e bashkëpunimit me pushtuesit jashtëballkanikë që nuk rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve kundër pushtuesve dhe rrezikuesve ekzistencialë ballkanikë”. (Hysamedin Feraj, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, “Koha”, Tirane 1998. f. 145.)
Jo tradita bashkpunuese me popujt pushtues, por tentimi i shkombtarizimit total të shqiptarit , duke i nderruar fe, ndaluar gjuhë, prish e shkaktrru cdo monument, djeg cdo histori etj etj.sepse traditë bashkpunuese me pushtuesin do të thotë tradheti kombtare , edhe pse raste të tilla ka panderpre ne mesin e kombit shqiptar, e ata që u ushqyen me lugen e babes mbret, ata jetuan si deshten me prestigje e me poste, cka ne fakt , poste e prestigje të tilla u ofronte edhe serbi e Millosheviqi shqiptarve. vetem pranoje, e simbas Ferraj si shkrimi më poshtë ose ai më lartë e rendit shqiptaret sikur tradhetar dhe bashkpuntorë me sundusit qofshin ata jashtë ose mbrenda Ballkanit sepse simbas " studjusit " Ferraj lexojmë;


"ose bashkëpunim me pushtuesit dhe sundimtarët fqinjë ballkanas, popujt kristianë ortodoksë sllavë dhe grekë, të cilër përbënin rrezik ekzistencial për ta, që synonin dhe vepronin për mohimin e ekzistencës dhe zhdukjen e shqiptarëve si komb; ose bashkëpunim me pushtues e sundimtarë (apo popuj jopushtues e josundimtarë) jashtëballkanikë, të cilët edhe në rastin kur ishin pushtues dhe sundimtarë nuk rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve (së paku jo në shkallën që e rrezikonin atë popujt ballkanas) si komb dhe si etni. (ibid. H. Feraj: “Skicë...”, f. 357.)"
Si mundet ky popujtë Joballkanik(pra është fjala për Perendorin Osmane) që i vlesoj si popull josundimtar e jopushtues, por sigurishtë se këtu kemi të bejmë me lidheshmerin fetare islame që " studjuesi " i perket .Mirpo, e lehtë shumë e lehtë është të analizohet se nen sundimin shekullorë Osman mbi shqiptaret shqiptari nuk kishte të drejtë as shkrimin e leximin e gjuhes shqipe, perderisa popujt tjerë nen sundimin Osman gezonin keto të drejta por shqiptari jo , e sa për të rikujtuarë ketë , duhet numruar se prej kohes se sundimit Osman e deri të shpallja e Pavarsis me 1912 historia i numron me shumë se 60 kryengritje të njëpasnjeshme,cka ne fakt e hudhë poshtë thenjen e juaj për bashkpunimin mes shqiptarve dhe atyre jashtballkanasve e shqiptaret kërkonin shpetim e përkrahje nga të gjitha shtetet e botes por edhe nga Greku .Ne kohen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si aleat për kryengritjen shqiptare patriotët mendonin se mund të ishte Greqia, e cila ishte e interesuar të luftonte kundër Perandorisë Osmane dhe njëkohësisht të kundërshtonte zgjerimin e shteteve sllave në Ballkan. Prandaj, që në korrik 1877, përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare hynë në bisedime me përfaqësues të Greqisë për të krijuar një aleancë shqiptaro-greke. Mirëpo qeveria greke kundërshtonte kushtin kryesor të palës shqiptare, që ajo të njihte zyrtarisht formimin e shtetit të pavarur shqiptar me kufijtë etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë Kosovën në Veri, deri në Vranjë, dhe Camërinë në Jug, deri në Prevezë. Bisedimet e zhvilluara disa herë përfunduan pa ndonjë rezultat, sepse pala greke nuk hiqte dorë nga pretendimi për të aneksuar Shqipërinë e Jugut deri në Shkumbin.Por kur ushtritë ruse përparuan drejt jugut dhe në janar 1878 arritën në fshatin Shën Stefan, në periferi të Stambollit. Ndërkohë ushtritë e Serbisë dhe të Malit të Zi që kishin rifilluar luftën kundër Perandorisë Osmane marshuan drejt tokave shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në vilajetin e Shkodrës. Po kështu Greqia u përpoq, por pa sukses, që me rreth 500 të ashtuquajtur vullnetarë epirotë të provokonte në Shqipërinë e Jugut një kryengritje antiosmane, e cila duhej të kërkonte bashkimin e kësaj pjese të Shqipërisë me Mbretërinë Greke. E ndodhur ngushtë, Porta e Lartë nënshkroi në fillim armëpushimin e Edrenesë më 31 janar 1878, dhe në Shën Stefan, më 3 mars nënshkroi Traktatin e Paqes me Rusinë. Në të vërtetë, Traktati i Shën Stefanit iu diktua Turqisë së mundur, prandaj ai ishte krejtësisht në favor të Rusisë dhe të shteteve sllave të Ballkanit. Sipas tij, Perandorisë Osmane i shkëputej pjesa më e madhe e zotërimeve të saj në Ballkan. Në këtë Traktat shqiptarët nuk ziheshin fare në gojë si kombësi më vete, por trojet e tyre copëtoheshin shumë rëndë. Gati gjysma e tokave shqiptare u jepej shteteve sllave të Ballkanit. Sipas Traktatit të Shën Stefanit, Bullgaria, që fitonte autonominë me kufij shumë të gjerë, do të merrte krahinat shqiptare të Korcës, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kacanikut dhe të Kumanovës; Serbia do të aneksonte viset veriore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës; Mali i Zi do të merrte Ulqinin, Krajën, Anamalin, Hotin, Grudën, Kelmendin, Plavën, Gucinë dhe Rugovën. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin osman. Si rrjedhojë, trojet shqiptare do të ndaheshin ndërmjet katër shteteve të huaja: Perandorisë Osmane, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.Perendimi qe moti e kishte parapa një formim të shtetit Shqiptar sidomos Austria e cila mendonte se në qoftë se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, parashikohej që në Ballkan të krijoheshin tri shtete të reja: Bullgaria, Rumelia dhe me kërkesën e Austro-Hungarisë, edhe Shqipëria, por qellimi i Austris ishte që të merrte Bosnen dhe Hercegovinen , perderisa si e ceka me lartë ne Lidhjen e Prizrenit , boshnjaket llogaritnin ne vllazrimin islam me shqiptaret gjë e cila ishte një pikpytje per boten perendimore se a do të ndodhte ky bashkim ndojhere apo jo e edhe pse në verën e vitit 1875 shpërtheu kryengritja e Bosnjes dhe Hercegovines e një vitë me pas u perhap edhe ne Bullgari por u shtyp nga Porta e lartë.Ndersa për të qeshur të benë edhe shkrimi i tij per Ferraj për Skenderbeun kur shkruan se :


"Mbas shumë përpjekjeve të dështuara për të thyer rezistencën e udhëhequr nga Skënderbeu dhe për të pushtuar Shqipërinë, sipas Barletit, Sulltan Murati I, dhe mbas tij Sulltan Mehmeti II, i ofruan Skënderbeut statusin e vasalitetit. Vasaliteti, i pranuar ndërkohë nga shumica e mbretërve, princërve e popujve fqinjë si serbët, grekët, dhe bullgarët, kërkonte një pagesë vjetore në para dhe shërbim ushtarak në fushatat pushtuese osmane kur këtë e kërkonte sulltani, ndërsa popullit vasal i njihej si kundërshpërblim e drejta e një qeverisjeje të gjerë si e drejta e gjuhës, arsimit, besimit fetar, e qeverisjes sipas së drejtës së vendit apo të drejtës zakonore, e drejta e subjektit të veçantë si popull(milet), etj." (Hysamedin Feraj, “Skicë…”, f. 44-45.)
Këto të lartëcekura , nuk kan qenë të pranishme asnjehere te shqiptaret, fakti se asnjera e as tjetra nuk i është lejuar e as mundesuarë shqiptarit.Nese flasim për të drejten e ruajtjen dhe ushtrimin e fes se krishter nen sundimin turk , nuk mundet asnje historian të cek se turku lejoj ndonjë ushtrim tjeter fetar perpos atij islam dhe se pranija e kriptokrishterimit ishte e madhe gjithëandej në trojet shqiptare cka ne fakt edhe studjuesi Robert Elsie rrethë kësaj shkruan ;
"pas luftës austro-turke të viteve 1683-1699, e autorizohej Austria të shërbej si mbrojtëse e popullsisë katolike në Ballkan, ku bënin pjesë edhe katolikët e Shqipërisë së veriut. Gjithmonë me qëllime politike pragmatiste në mendje më fort se me qëllime ungjillizuese altruiste. Austria tani filloi t'i shtojë veprimtaritë e veta në kuadrin e protektoratit si mjet për të ushtruar ndikim politik në Shqipërinë e veriut në mënyrë që të dobësonte fuqinë e Perandorisë Osmane nga brenda e të kundërshtonte cdo ambicje politike që mund të kishin sllavët ortodoksë të jugut. Me ndihmën e Austrisë, në Shqipërinë e veriut u ndërtuan e u meremetuan shkolla e kisha, kurse kisha katolike filloi të luajë një rol më aktiv në fushat e arsimit e të kulturës."


Me tutje , duke mos ditur të njef konceptin e historis Ferraj i vorfun ne anen historike mohon faktin që Krishterizmi ka egziistu para vitit 1054, kur u zyrtarizua edhe ndamja e Kishave, ja se cka shruan ky;
"Këta nuk mund të thonë se katolicizmi ka ekzistuar para ortodoksizmit, se ortodoksizmi u themelua më vonë, mbas shkëputjes nga kisha romane etj., sepse para ortodoksizmit nuk ka pasur as katolicizëm. Katolicizmi e mori kuptimin pikërisht në marrëdhënie me ortodoksizmin. Para tyre kishte thjesht kristianizëm, kryçtar dhe rryma të tjera, por jo katolik e ortodoks. Për më tepër ortodoksia e mori emërin kështu pikërisht si qëndrim më besnik ndaj, dogmatik ndaj kristianizmit të deriatëhershëm (njëmijëvjecar). Përkundrazi, katolicizmi u qortua se nuk është vijim i praktikave dhe besimeve njëmijëvjecare, por është reformuar, ka ndryshuar etj. Nga këto debate teologjiko-kishtare, megjithëse një zgjidhje përfundimtare nuk është dhënë kurrë, mbeti se ortodoksizmi është dogmatizëm, nuk pranon ndryshime riinterpretime etj., pra i qëndroi strikt kristianizmit të hershëm, ndërsa katolicizmi është besimi i mëparshëm i reformua, pra ai nuk është i pari fare." ( “Rimëkëmbja”, 26 shkurt 2002, f. 6.)
Predikimi i Krishterimit njifet edhe ne shkrimet Biblike të Shen Palit, e zyrtarizimi i fes se krishter ndodhë shumë vite me vonë pra në kohen e Konstantinit të madhë.Në fakt , përsa i përket asaj shkreses se Ferraj se katolicizmi paska egzistuar pas ortodoksizmit , duhet të kishte dikur " studjuesi " se Krishtenimi u quajt zyrtarisht Katolicizëm dhe u afirmu si religjioni zyrtar i Imperis Romane.Në kohën kur Konstantini legalizoi religjionin e ri, me qendër në Romë, Ortodoksia nuk ekzistonte edhe për faktin e thjeshtë se qyteti i Konstantinopolit nuk pat perfundu së ndertuari dhe atje nuk qe kriju Patriarkana me administru kristianët e pjesës lindore të Imperisë e me e ndërtimin e Konstantinopojes ne vitin 324 imperia u bë bicentriste, së pari në rrafshin shtetror e pastaj edhe në rrafsh religjioz. Kjo e fundit ndodhi me krijimin në vitin 381 pas Krishtit të Patriarkanës së Konstantinopolit, kreu i së cilës qe i dyti në rradhë pas Papës së Romës.
"atë që tradita e shpall se u është lënë trashëgim romakëve nga Apostulli Pjetër dhe që ndiqet nga Papa Damaz". ( Vito A. Sirago, “Perandori Teodos dhe ndarja e Ilirisë”, “Hylli i Dritës”, Tiranë, nr 1-2 1997, f. 16.) Ja vlen të përmendim se edhe Shën Jeronimi, i cili përktheu Dhjatën e Vjetër nga Hebraishtja, kishte lindur në Stridon, qytet në kufirin verior të Dalmacisë nga një familje e krishtere në vitin 347. Përkthimi i tij do të bëhej më vonë versioni zyrtar i Kishës Latine, e ashtuquajtura VULGATA. Teksti biblik i përkthyer prej tij ishte shumë i përafërt me origjinalin dhe do t’i kushtonte atij 15 vjet punë të mundimshme.Por sot do të merrem më shumë me Gjergj Kastriotin pasi sot është dita e 17 Janarit pra dita e vdekjes së heroit tonë kombtar shqiptar dhe mikut më të madhë të Evropes dhe Perendimit e për ata që mundohen të e njollosin figuren e Gjergjit të madhe dihet fare mirë se urrejtja e tyre lind për shkak të dhembshuris për Osmanet-islam të cilet akoma i kan eshtrat e tyre ne vendet e bekuara shqiptare qe nga jugu e deri ne veri .Në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Firencës, (La Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze), ruhet një vëllim me dorëshkrime, me titull: "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" (Jetë njerëzish të ndritur të lashtë e bashkëkohorë), në mesin e të cilëve është edhe një dorëshkrim - biografi, për Skënderbeun. (Për këtë dorëshkrim ka shkruar L. Marlekaj, L. Malltezi, M. Ahmeti etj). Vepra e Anonimit, "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" në tekstin e dorëshkrimit të biografisë së Skënderbeut, (faqe 149 në dorëshkrimin origjinal), Anonimi shkruan: "As pas lumturisë së pafundme e të papërshkrueshme të shtëpisë së Otomanëve nga viti MÇCLIII (1353), e deri më sot, MDXLI (1541) , nuk gjendet dikush, në historinë e vërtetë, që nën emrin e krishterë, me aq pak forca e ndihma, të ketë luftuar Turkun e Madh, sa i ndrituri Skënderbe (...)", pra sipas këtij shënimi, biografia e Skënderbeut është shkruar në vitin 1541.
Për antikrishteret , tentativat për t´a sjellur Gjergj Kastriotin si një mit janë dhe do të mbeten të vogla , edhe pse Gjergj Kastrioti është i gjithë atyre që janë shqiptar e jo vetem i shqiptarve me besim e fe katolike ose ortodoks.Dokumentet. dorshkrimet, e besa edhe vulat për të bemet e luftes së Gjergj Kastriotit gjinden ne shumë bibloteka boterore.Duke iu drejtue një dit trimave shqiptar Gjergj Kastrioti u tha (simbas tekstit te Barletit perkthyer nga Fan Noli):
"Kapedane dhe ushtare trima". S'eshte as e re, as e papritun pamja qe kam sot perpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, sterniper te thjeshte te nje race te vjeter dhe bujare, trima dhe besnike te patronditur te vendit dhe te mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani qe mund t'ju hap zemren time. Ju thom pa u mburrur qe, sa kam rrojtur, kam patur gjithnje kete mall per atdhene dhe kete deshire per lirine. Kur me ftuat per kete veper nga sherbimi I Sulltanit, kisha ne zemer ate deshire qe kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mendja qe e kisha harruar vendin, edhe nderin, edhe lirine, kur ju ktheva prapa te helmuar, pa ju dhene asnje shprese dhe pa ju treguar asnje ndjenje bujare dhe shpirtmadhe. Po une sillesha me ate menyre, se ashtu e deshte shpetimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tille se duhej bere dhe jo thene, se e shikonja qe kishit me teper nevoje per fre sesa per shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua cfaqa deshiren qe kisha ne zemer aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit te paret qe e hothte zjarrin dhe u futte ne kete valle; po se puna duhej mejtuar thelle, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mire. Ndryshe do te derdhej gjak me kote dhe perfundimi do t'ish nji roberi me e keqe se e para. Dhe ahere cdo shprese per te nesermen fluturonte; se nji pune si kjo niset njihere e mire; dhe ne mos vafte mbare, rasja dhe mjetet per ta nisur ikin e s'kthehen kurre prape. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe me degjonin muret. Kam per deshmor Hamzen, tim nip, qe e kam pasur keshilltar, perkrahes dhe shok armesh, me ca te tjere te pake, me besnikerin e te cilve e vume kete plan ne veperim. Tani, ndonese rronim e hanim bashke dhe kishim nje zemer dhe nje shpirt, me gjithe kete asnje nga keta s'me kish degjuar kurre te ze n'goje atdhene, lirine dhe krishterimin, gjersa ardhi rasa ne beteje te Nishit. Lirine mund ta kishit fituar me trimerine tuaj nuk i mungojne burrat, po ju pelqeu ta prisni nga dora e ime, ndonese vone, se keshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se eshte me te vertete cudi qe trima kryelarte si ju, te rritur ne liri, duruat kaq kohe roberin e barbarve, duke pritur te me shikoni nje dite ne krye tuaj. Po valle, a e meritonj kete titull te bukur te clironjesit qe kini miresine te me jipni? Lirine s'jua solla une, po e gjeta ketu, ne mes tuaj. Posa shkela kemben ketu, posa degjuat emrin, rentte qe te gjithe, me dualte perpara kush e kush me shpejte, sikur t'ishin ngritur nga varret aterit, vellezerit, bijte tuaj, sikur te kishte zbrite nga qielli vete Perendia. Me pritte me aq dashuri dhe gezim, me suallte aq sherbime te cmuara e pa numer, sa me bete me teper ju robin tuaj sesa une te lire ju. Kete mbreteri, kete qytet nuk jua dhashe une, po ju gjeta t'armatosur, lirine e kishit kudo, ne kraherore, ne balle, ne shpata e ne ushtat; si gardjan besnike t'emeruar prej tim eti, ja ma vute mbi krye kete kunore, ju ma dhate ne dore kete shpate, ju me bete zot te kesaj mbreterije, te cilen ma ruajtet me aq bese, me aqe kujdes, me aq mundime. Shpjermeni tani, me ndihmen e perendise, qe ta clirojme tere Shqiperine. Pjesen me te madhe, pothuaj tere punen, e mbaruat: Kruja dhe tere krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malesite u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emeri, as shenjat ne fushat tona; qendrojne vetem fortesat. Kam shprese t'i marrim edhe keto me hir a me pahir, me dhelperi a me trimeri, ndonese garnizonet turke jane me te forta dhe keshtjellat jane vendosur si shkembenj te ashper dhe te paafruarshem. Armiku eshte i rrethuar, i deshperuar, dhe s'i kane mbetur vecse muret e fortesave. Po per keto do te keshillohemi e do te perfundojme me nure kur te vemi ne vent e kur te kemi armet ne dore dhe anmikun perpara, sesa tani per se largu dhe pa ditur se c'kemi perballe. Do te nisim nga Petrela me pare, jo se kjo eshte me e lehte per t'u fituar - perkunder eshte nje fortese prej natyre dhe ka nje garnizon te forte - po se ndodhet me afer kryeqytetit, dhe jam I sigurt qe lajma e mire e ngjarjeve ne Kruje ua ka ngrire gjakun armiqve. Te tmerruar nga trimerija e juaj dhe nga ckaterrimi I garnizonit te Krujes, ndofta do te na leshojne fortesen me te mire; ne mos, po do t'i shtrengojme te na e japin me te keq. Nje gje vetem duhet te keni ner ment: ne mos e marrshim Petrellen, asnje nga ne s' duhet te kthehet prape i gjalle. Ngrehni pra flamurin perpara, dhe rrefehuni burra si ngahera. Perendia, si gjer tani, ashtu edhe pasketaj, do te na ndilnmoje dhe do te na nxjerre faqebardhe. 0 Burrani!"


Për "studjues" të ndryshem që mbajnë krahun më shumë islam sesa kombtar do të ishte edhe menquri e besa edhe nder të mos merren me gjoja studimin e historis shqiptare , sepse, në shkrimet e tyre të shumta , këta nuk mundohen vetem të njollosin figurat e ndritura të kombit por mundohen që Shqiptarin tonë të e bejnë islamo-ilire cka do të ishte e quditeshme edhe qesharake.
Ilir me besim islam s´ka e kot e kerkojnë të tillet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi