Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
Shpirti i fjalës
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Krijuesi i mirëfilltë e din të vërtetën se fjala ka shpirt, peshë, dritë dhe forcë. Fjala ka energji nukleare që mund ta çajë dheun dhe mund ta bashkojë Atdheun. Derisa drita është simbol i së mirës, i Mbretërisë së Qiejve që e mund errësirën e Satanës, fjala është instrumenti primordial i poetit. Ekziston nevoja për një relacion korekt, të civilizuar dhe miqësor me gjuhën shqipe dhe fjalën e saj. Në epokën e globalizmit, gjuha e Europës është përkthimi, ndërsa nevoja për fjalë është domosdoshmëri e kohës që nga krijimi i botës. „Dëshira për t’u marrë me poezi, thekson Visar Zhiti, është e hershme, aq sa ç’është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar”.
Shpirti i fjalës në ballinë, dhe Shpirti i fjalëve në brendi. Kjo është antologjia e pestë poetike me mazhorancë shqiptare dhe minorancë të huaj, që doli këto ditë në Bukuresht, falë përkrahjes së botimit nga ana e zt. Eduard M. Dilo, nip i eruditit Ilia Dilo Sheperi. Redaktor i librit është një dashamir i madh i poezisë shqipe (Mihai Antonescu), ndërsa autore e pikturës (Përshpirtërimpoetik, prezente në ballinën e parë), është poetesha kosovare, Miradije Ramiqi. Libri del nën përkujdesjen e një shoqate italo/shqiptare të gruas dhe të redaksisë së revistës Shqiptari/Albanezul, me parathënien e njohur të Visar Zhitit, Ftesa e një antologjie (Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë). Ballinat, redaktura teknike dhe faqet e librit janë të një cilësie të lartë. Parathënia dhe titujt e poezive dalin në të dy gjuhët, shqip dhe rumanisht.
Pas poezisë medalion Shqiponjat të poeteshës rumune Emilia Dabu, e shkruar në vigjilje të bombardimeve të NATO-s kundër holokaustit serb në Kosovë (1999), defilojnë vargjet e dy poetëve rumunë (Victor Sterom dhe Florian Hutanu), të një poeteshe gjermane që digjet për Shqipërinë (Silke Liria Blumbach) dhe të disa poetëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Kështu, Shqipërinë e përfaqësojnë me vargje Natasha Lako (shqip/rumanisht) dhe poeti i ri dhe i talentuar, Petrika Grosi, gazetar i së përditshmes Albania, vjershat e të cilit botohen në gjuhën shqipe dhe frenge. Kosovën e përfaqësojnë me frymëzime briliante Ali Demë Jasiqi, Halil Matoshi dhe Begzat Baliu, Maqedoninë Puntorie Ziba, ndërsa Diasporën shqiptare Ylli M. Dilo nga Greqia, Agim Gashi nga Gjermania dhe Raimonda Moisiu mepoeteshën e re Angela M. Dilo nga Amerika. Në kuadrin e këtij sqarimi vlen të potencojmë faktin se në antologjinë Fluturime lirike, që pason ta pregadisim gajtë muajit të Pavarësisë kosovare, janë paraparë për inkorporim në gjirin e saj, Theodor Damian, Pjetër J. Pali, Alush Kamberi, Gheorghe Vrana, Rozi Theohari, Fehmi Ajvazi, Nuri Plaku, Merita Bajraktari McCormack, Shaip Emërllahu etj., pas të cilit do të pasojë një antologji tjetër me vlera tjera nga emra të shquar nga gjeografia poetike e gjuhës shqipe.
Altari i dashurisë, Një moment i errët në jetën e Krishtit, Krishti vendos paqën planetare, Unë e Bogdani jemi T'birtë e Atit e Shpirtit të Shenjtë, Ma lerni vjershën dhe lirinë, Ma thirrni vdekjen që sonte/ Se di të buzëqesh para saj, Sonte vetëm puthje dua, S'ka zjarr më të madh se zjarr i dashurisë, janë disa nga titujt apo vargjet e vjershave që defilojnë në faqet e këtij libri që del në stinën e antologjisë. Në këtë kontekst eksplikativ, e ndiejmë si detyrim që të theksojmë se lënda e kriteriumet janë të përzjera: Një numër poetësh defilojnë në faqet e librit me poezi bilingve (shqip/rumanisht), disa autorë rumunë apo shqiptarë prezantohen me vargje vetëm në gjuhën shqipe, një poete gjermane vetëm në gjuhën rumune, ndërsa Angela Dilo edhe në gjuhën angleze. Qëllimi është që të gjithë ta gjejnë vendin e vet aty ku e kanë, në faqet e një libri me vlera të larta e të mesme, duke e eliminuar në këtë kontekst sintagmën “të ulta”, ngase me rëndësi është cilësia e jo sasia. Për poetin e famshëm rumun, Nichita Stanescu, për mua është poet edhe ai që ka krijuar vetëm një poezi gjatë jetës së tij. Meqë libri del në diasporë, misioni i tij është afirmimi i fjalës shqipe në diasporë dhe mbajtja gjallë e shpirtit shqiptar edhe përmes këtij komunikimi antologjik.
SHQIPONJAT / VULTURII
Vetishëm mbi zemrën time vinte dimëruar
Gji i lumturisë nga hyjnitë lakmuar
Ky pah i praruar mbi engjëj po binte
Mbi shtigjet e çastit përjetësi absolute.
Kosova e trishtë si vullkan shpërthente
Zemra shakmisej nga shkrepjet e djeshme
Amerika rizgjohet të bëjë drejtësi
Të djeshmen për ta gjetur në vërtetësi.
I love you - të thuhet se je i zënë
Përrallat qenje mbitokësore t’u bënë
Mrekullia e jetës reket të jetë anuluar
Qenje hyjnore me të shenjtën jetë
për atdhe flijuar.
Në botë ekzistojnë luftëtarë të së vërtetës
Krenaria e tyre pret vendimet tona jo lutje
Të plagosur nëse jeni nga ngjyrat e vjeshtës
Nderoni së paku fluturimin shijoni dashurinë
Forcën e madhe që ju sjell fuqi absolute. (1999)
Emilia Dabu
Victor Sterom (Rumani)
Poet dhe kritik letrar. U lind më 14 shkurt 1937 në Mizil të Prahovës. Zëvendës/kryeredaktor i revistës Viata de pretutindeni, këshilltar letrar i Editurës Karta/Graphic, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Ka themeluar revistat Sinteze, Sinteze Literare dhe Esteu. Laureat i Çmimit të Filialës Brashov të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i Çmimit për Shkëlqesi të Bashkisë së qytetit Plojesht, si dhe i disa çmimeve tjera të Festivaleve letrare në Sebesh dhe Tërgovishte. Është prezent me poezi në revista dhe antologji të Rumanisë, Austrisë, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Greqisë. Ka botuar deri tani 35 libra me poezi, prozë, aforizma, kritikë letrare.
Florian Huţanu (Rumani)
U lind në qytetin Reshica më 1947. Jeton në Bukuresht dhe është autor i nëntë vëllimeve poetike të botuara. Poet, redaktor teknik, tipograf dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Sipas kritikut letrar Horia Gârbea, Florian Huţanu (shq. Hucanu) është një autor që e kultivon me këmbëngulje transmetimin e emocionit përmes përshkrimit minimalist të një peisazhi të kapshëm. Në vëllimin Dita e dymbëdhjetë sipas pleqve (nga i cili i kemi shqipëruar poezitë që pasojnë pas bibliografisë), ai duket ta ketë harruar përbujshmërinë e qytetit, mirëbërjet dhe kundërbërjet e civilizimit urban. Nën paralajmërimet lapidare dhe pastelet miniaturale me petk haiku, Florian Huţanu grumbullon dhembje, patos dhe, ajo që është më e rëndësishme dhe më impresionuese, një ndjenjë të ëmëbl/hidhur të kalimit nga bota tokësore në atë qiellore.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
Natasha Lako (Albania)
Poet, romancier, scenarist. S-a născut pe data de 13 mai 1948 în oraşul Korça. A absolvit Facultatea de Jurnalsitică a Universităţii din Tirana (1971). Provine dintr-o familie de persecutaţi politici ai dictaturii comuniste. Este un nume talentat şi apreciat în literaura albaneză. Conform cotidianului Albania, versurile sale au invitat Albania în NATO. Este autoare a peste zece scenarii de film, a romanului Stinët e jetës / Anotimpurile vieţii (Tirana, 1976) şi a unui volum de traduceri din opera poetului suedez Tomas Transtrõmmer (2002). A participat la festivalul internaţional Nopţile de poezie din Curtea de Argeş şi la alte festivaluri poetice din lume. Poezia sa a fost încununată cu mai multe premii literare printre care şi Premiul Migjeni pentru literatură (1986). Bibliografie lirică: Marsi brenda nesh / Martie în lăuntrul nostru, Tirana, 1971; E para fjalë e botës / Primul cuvânt al lumii, Tirana, 1977; Natyrë e qetë / Natură liniştită, Tirana, 1990; Thesi me pëllumba / Sacul cu porumbei, Tirana, 1994; Duar dhe këmbë / Mâini şi picioare, Tirana, 1998; Këmisha e pranverës / Cămaşa primăverii, Priştina, 1982; Lëkura e ujit / Pielea apei, Tirana, 2004, Yllësia e fjalëve / Stele de cuvinte, Tirana, 1986; etc.
Ali D. Jasiqi (Kosovë)
Është i njohur më shumë si kritik letrar se sa si poet. U lind në Jasiq të Junikut më 1937. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe). Ka punuar gazetar në të përditshmen Rilindja, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, përgjegjës i revistave që delnin në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktor i revistës letrare Jeta e re. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës.. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi më 1957. Ka përgatitur për botim përmbledhjen e tregimeve të Mitrush Kutelit, (Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera, 1967), tregime të Zekeria Rexhës (Ramë Zuka), përmbledhje poezishë të Fahredin Gungës dhe Bedri Hysës. Ka pregaditur disa numra tematikë të revistës letrare Jeta e re dhe ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në Kosovë. Nga bibliografia letrare: “Josip V. Rela“ (1968, “Pesha e fjalës” (1971), “Shfletime” (1972), “Shenjë në lis” (1974, 1980), “Premtime dhe realizime” (1976), “Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante” (2002), “Pesëdhjetë shkrime për poezinë” (2007), “Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera” (2007), “Krejt më dukej ëndërr” (2007). I është emituar një dramë televizive (“Shtenja në ajër”) dhe tri radiodrama.
Halil Matoshi (Kosovë)
U lind më 1961 në Gmicë të Kamenicës (Kosovë). Ka studjuar Filozofi/Sociologji. Me profesion është gazetar. Shkruan poezi, tregime dhe eseistikë. Ka botuar edhe studime letrare dhe filozofike. Është autor i librave “Frymë varresh në dallgore” (poezi, 1888), “Udhëtim nëpër ëndërr të keqe” (libër mikst, 1994), “Lajmësi memec” (tregime,1996), “Udhëtim nëpër zgjëndërr të keqe (ditar lufte dhe ese, 2000), “Hija e Krishtit” (poezi, 2004). Gjatë luftës së Kosovës ka qenë i zënë peng lufte nga forcat serbe të sigurisë dhe ka vuajtur rreth një vit në një kamp përqendrimi në Pozharevac. Aktualisht shkruan editoriale për Gazetën e Prishtinës “Express”.
Puntorie Ziba (Maqedoni)
U lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Punon si mësuese letërsie në Shkup.. Poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”, “Sodisin yjet”, “Kuku”, “Rapsodi udhëtarësh”, “Suita e lënduar”, “Suita ime”, “Vega” Poezi për fëmijë: Poezi “Yllkat bisedojnë me meteorë”, “Xixëllonjat luajnë valle natën” Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan” Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”, “Te logu i cucës”, “Mjedra e egër në malin e thatë” Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq” (E inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë). “Dorotea”, “Udha e ikjes” (Fiton çmimin e tretë në konkursin “Buzuku”), "Harta sekrete", “Nuk martohem kësaj vere”, “Zonja me celular”,“Ahengu i grave të qytetëruara”, “Djajtë e netëve të fundit”, “Harta sekrete” Romane: “Vjeshtë totemesh”, “Emma Jazzi”.
Begzad Baliu (Kosovë)
U lind më 1966, në Makresh i Poshtëm (Gjilanit). Shkollën e mesme e kreu në Gjilan, Fakultetin Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Po këtu, në Degën e Gjuhës, mbarova edhe studimet pasuniversitare. 1996- : Asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës; 2000 : Magjistër i filologjisë; 2001: Themelues i shkencës së citatologjisë; 2004 : Doktor i filologjisë; 2004 -: Ass. Prof. në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës; 2005: Autor i një numri të madh veprash të botuara, si dhe i të parës monografi në fushë të bibliografisë, në shkencat albanologjike; 2008: Themelues i bibliografisë përmbajtësore; 2008: I dominuar për Çmimin e albanologjisë, për veprën më të mirë të shkruar pesë vjetët e fundit, nga Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Shënime plotësuese: Kryeredaktor i revistës “Shenjëzat” redaktor i kulturës në “Pasqyra” (Prishtinë); Themelues i qerthullit të të rinjve të onomastikës «Eqrem Çabej» në kuadër të shoqatës së të rinjve “Pjetër Bogdani” të Prishtinës; Anëtar i Këshillit Shtetëror të Kosovës për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës; Editor i shtëpisë botuese “Era”; drejtor i Institutit Alb-Shkenca (Prishtinë); kryeredaktor i Revistës shkencore të Fakultetit të Edukimit; Pjesëmarrës, organizator dhe drejtues i disa aktiviteteve kulturore, letrare dhe shkencore.
Raimonda Moisiu (Shqipëri/USA)
Ka lindur në Korçë, në një familje qytetare me tradita patriotike. Ka mbaruar arsimin e hershëm me rezultate të shkëlqyera, ku si shpërblim merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve punon si mësuese e gjuhës angleze në Korçë dhe rrethinë.Në vitin 1999 emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane, ku jeton (në Hartford), së bashku me fëmijët e saj. Eshtë mësuese në një shkollë private, aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej viti 2005, është aktiviste në komunitetin shqiptar në Hartford, e nderuar me mirënjohjen "Gruaja e vitit në komunitet”. Merret me publicistikë dhe ka botuar librin "Jeta mes dy dashurive" (një liber me prozë, ngjarje të përjetuara dhe publicistikë); librin "Dashuria nuk ka emër" (poezi dashurie). Është bashkëautore në antollogjinë Itaka e Fjalës dhe Zemra Prindërore. Botoi romanin Pafajsia e Evës, librin me poezi Lirika dashurie, një libër me publicistikë për liderët botërorë që kanë bërë historinë e lënë emër, një libër me proza letrare, kryesisht ngjarje të përjetuara. Dashuria ndaj Korçës, letërkëmbimi elektronik, artikutj që boton në massmedian virtuale dhe dashamirësia për artin dhe letërsinë, e kanë bërë një emër të dashur dhe produktiv.
Petrika Grosi (Shqipëri)
Poet, gazetar, redaktor. U lind në Korçë (18 maj 1983). Studjoi Gazetarinë në Fakultetin Histori/Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ushtroi profesionin e gazetarit dhe redaktorit në disa media të rëndësishme shqiptare (Shekulli, Republika, Gazeta Shqiptare , Albania , Ballkan. Ka qenë Zëdhenës shtypi i Akademinë së Shkencave të Shqipërisë, redaktor në revistën shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Zëdhënës shtypi i konkursit të bukurisë Miss Tirana, 2006, Zëdhënës shtypi i konkursit të bukurisë me zhvillim Greqi e Shqipëri Miss & Mister. Albanian Student. Ka kryer Workshope dhe trajnime të ndryshme, ka ndjekur në Sofje një kurs në Qendrën për Zhvillimin e Medias mbi Gazetarinë investigative me profesorin e njohur të “Dojçe Welle-s” (Peter Heller), ka botuar vëllimin poetik Konflikt Ndjenjash (2003), ka botuar reportazhe, intervista, profile si dhe shkrime speciale e investigative mbi fenomene te ndryshme sociale e kulturore, poezi, ese, novela, komente, persiatje e kritika në media të ndryshme të shkruara shqiptare. Ka shkruar reçensione për letrarë të ndryshëm shqiptarë, ka botuar shkrime dhe komente për Teatrin e Operas dhe Baletit, si dhe për Teatrin Kombëtar, mbi shfaqje apo aktorë të veçantë të tyre, si dhe mbi problematikën lidhur me to.
Ilia (Ylli) M. Dilo (Shqipëri)
U lind në Sheper të Zagorisë, në vitin 1951, vendlindja e Andon Zako Cajupit dhe Ilia Dilo Sheperit. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme (Gjimnazin Qemal Stafa), e mbaroi në Tiranë, me rezultate shumë të mira. Dyert e shkollës së lartë ishin të mbyllura për të me gjithë përpjekjet e mëdha që iu bënë nga prindërit e tij, deri në udhëheqjen e atyre viteve, edhepse nëna e tij ishte motër e Pano Xhamballos, e martuar me Margarit Ilo Dilon. Ka filluar te shkruajë poezi e prozë që në vitet e shkollës së mesme, gjë që e vazhdon edhe sot. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak mbaroi një kurs për Topograf në Institutin e Naftës - Fier, ku ushtroi dy vjet profesionin që përvetësoi. Pushohet nga puna si “person me biografi politike të dyshimtë”. Më vonë punoi si teknik ndërtimi në Ndërmarrjen e Bonifikimit, Gjirokastër, ku mbaroi me sukses të shkëlqyeshem shkollën, pa shkëputje nga puna, si gjeometër. Me triumfin e "demokracisë" në Shqipëri, kërkoi përsëri në të gjitha organet e nomlekaturës shtetërore të drejtën për të vazhduar studimet, por përsëri kjo e drejtë iu mohua. Në vitin 1992 largohet familjarisht nga Atdheu duke marrë rrugën e mërgimit. Momentalisht jeton dhe punon në Greqi. Herëpashere ka botuar shkrime në gazetën Illyria të Shqiptarëve të Amerikës.
Agim Gashi (Kosovë/Gjermani)
Agim Gashi, poet, rapsod dhe këngëtar, ish i burgosur politik. U lind më 27 janar 1954, në fshatin Okllap, afër Janjevës. Ka kryer shkollën normale në Prishtinë dhe (njëherit) ka shkollur zërin te prof. Tërpkovi në Shkup. Këngëtar i RTP-së ishte që nga viti 1973. Është njohës i mirë i folklorit burimor shqiptar, dhe ishte bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik në Prishtinë. Njëherit, në kohën e Anton Çetës së famshëm, ishte njëri ndër ndër aktivistët më të zellshëm të pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Angela E. Dilo (Shqipëri/USA)
U lind në Fier të Shqipërisë, në vitin 1990. Është me origjinë nga Sheperi i Zagorisë, vend i shquar në historine e kombit tonë. Bijë nga familja fisnike e patriotit erudit, Ilia Dilo Sheperi. Të parët e saj luftuan dhe punuan me përkushtim dhe vetëmohim për kombin, dhe për këtë arësye u luftuan me barbarizëm në kohën e komunizmit. Në vitin 1997 mbaroi klasën e parë të shkollës fillore në Atdhe. Ishte një vit i mbrapshtë, kur së bashku me prindërit dhe motrën e saj merr rrugën e hidhur të kurbetit, duke u vendosur së pari në Greqi, kurse në vitin 1999, vendoset familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton, studjon dhe vepron. Ka shkruar qysh në moshën nëntë vjeçe vjershat dhe tregimet e saja në gjuhën Shqip dhe Greqisht. Inkurajimet e para për krijimtari i ka marrë nga i ati dhe xhaxhai i saj Ylli, si dhe nga mësuesit, sidomos nga profesoresha e nderuar, Dr. Safete S. Juka, Prof. Sami Repishti, shkrimtari Makensen Bungo dhe gazetari i talentuar, Dalip Greca. Shumë shkrime dhe poezi të saj janë botuar në Gazetat "Dielli", "Illyria", "Drita", "Zagoria " etj. Edhe pse adoleshente 15-të vjeçare, arriti një sukses të jashtëzakonshëm që në vitin 2005 (me poezinë When I cried)të rradhitet në radhën e Poetëve Famozë të Amerikës. Vazhdon vitin e parë të Kolegjit në New York. Tema më e preferuar në shkrimet e saj është dashuria ndaj Atdheut që e ka lënë në një moshë të brishtë dhe në një kohë shumë të vështirë.
Etj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi