Shaban Cakoli: SHPALIME TË HIDHURA KUJTESE
Faqja 1 e 1
Shaban Cakoli: SHPALIME TË HIDHURA KUJTESE
Shaban Cakoli: SHPALIME TË HIDHURA KUJTESE
Masakrat e kryara në janar të vitit 1921 nga pushtuesit serb, nuk ishin
as të parat dhe as masakrat e fundit që shovinistët sërb kishin bërë
dhe ushtruar mbi popullin e pambrojtur shqiptar. Masakra e vitit 1921
është e njohur sot e kësaj dite me emrin “Janari i zi”. Si ndodhi kjo
kasaphanë?
Fill pas pushtimit të Kosovës nga Sërbia dhe Mali i Zi (1912) u vendos
pushteti ushtarak sërb e malazez. Gjatë këtyre viteve, nga nëntori i
vitit 1912 deri në qershor të vitit 1914, Kosova ishte kthyar në një
poligon ku provoheshin zjarri,pushka,thika dhe “trimëria”
serbo-malazeze,mbi gratë, fëmijët, pleqët dhe popullatën e pambrojtur
shqiptare.
Të ushqyer me urrejtje shoviniste dhe të armatosur gjer në
dhëmbë,ushtritë serbo-malazeze dhe bandat e organizuara paraushtarake
vrastare e dogjën,vranë dhe shkatërruan Kosovën gati më shumë se
pushtuesi turk gjatë pesë shekujve.E tërë kjo fushatë terrori dhe
shkatërrimi bëhej me qëllim të spastrimit etnik të krahinave të
pushtuara të Shqipërisë.Sipas dokumenteve serbe vetëm gjatë këtyre dy
viteve janë shpërngulur me dhunë për në Turqi 302907 shqiptarë.
Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore pengoi përkohësisht shovinizmin e
shfrenuar serbo-malazez të vazhdonin barbaritë mbi shqiptarët.Me të
mbaruar lufta e parë rifilloi gjenocidi i organizuar shtetëror mbi
popullsinë e pushtuar shqiptare.Fushatat e ndërmarra për terrorizimin e
shqiptarëve të krahinave Llap e Gollak ishin tejet të tmerrshme, por më
së keqi e pësuan fshatrat Keqekollë dhe Prapashticë.Për këto masakra
është folur e shkruar vonë.Mungonte guximi që t´u flitej njerëzve hapur
për gjenocidin serbo-malazez, për të shkruar në hollësi për këto
masakra kanë filluar historianët e breznive tona,duke përmendur këtu
Hakif Bajramin që shkrou”Historia e popullit
shqiptar e viteve 1918-1948″,ku përshkruan pjesërisht këtë ngjarje dhe
më pas z.Ramadan Ibrahimi.Shikuar realisht para historianëve këtë
histori e kanë shpalosur rrapsodët tanë të guximshëm bindshëm përmes
këngës,njëri prej tyre Demir Krasniqi i cili kishte komunikuar me
njerëz të cilët kanë përjetuar këtë gjenocid i cili ka lënë gjurmë të
thella në kujtesën dhe shpirtin e tyre.
Shpalime të hidhura kujtese
Kanë kaluar 87 vjet nga janari i zi i vitit 1921,prej kur ka edhe sot
njerëz që i kanë mbijetuar këto masakra.Kujtimet dhe rrëfimet e tyre
për atë kohë të tragjedisë së madhe kombëtare,për atë kohë të
përflakjes së Kosovës janë përgjithësisht të njejta.Më freskët këto
kujtime i thoshte Rizah Emërllahu,nuk e dij tani nëse jeton,por atë
kohë kur unë isha në atdhe,kur ai rrëfente kishte mbushur 88 vjet dhe
rrëfimi i tij ishte mjaft i dhimbshëm dhe trishtues.Të gjitha thuajse
njësoj i rrëfente edhe xhaxhai Selim Govori nga Prapashtica,i cili
sipas gjitha gjasave ishte më i riu ndër ata që kishin pësuar.Ai ishte
fëmijë në djep,kur vrarësit sërb ia kishin vrarë nënën,kurse atij ia
kishin pre njërin vesh si fëmijë në djep,djepin ia kishin rrokullisur
dhe kishte mbetur përmbys në borë,por Selimi kishte mbijetuar.E kam
njohur plakun Selim Govori me një vesh,i cili shpaloste
këto dhimbje të hidhura,i cili deri vonë ka jetuar,tani nuk di për te.
SI FILLON RRËFIMI
Viti 1921 ishte viti më i tmershëm i banorëve të kësaj ane,rrëfenin
njerëzit e moshuar që kishin përjetuar mbi kurrizin e tyre egërsinë e
pushtuesit.Fshatrat e Gollakut u dogjën e u terrorizuan nga ekspeditat
e ushtrisë serbe,të udhëhequra nga koloneli xhelat,Radovan Radoviqi,i
cili kishte krah të fortë komandantin e gjandarmarisë,Bozhidar
Paunoviq, i njohur si Bozhidar Ballovci. Fushata e terrorizimit filloi
në fshatrat e Llapit si:Lupç,Majac,Tërrnavë,Bellopojë,Sharban
e gjetiu duke kryar masakra të tmerrshme me djegëje e vrasje të
banorëve të kësaj ane.Më pas bandat ushtarake serbe të ndihmuara nga
forca vullnetare hyn në Gollak.Ata për pak ditë u vendosën në Koliq,ku
aty duket të kenë bërë pregaditjet për masakrimet e më tutjeshme.Pasi
ngrënën dhe pinë nga fshatarët e Koliqit dhe pushuan mirë,i masakruan
pa mëshirë fshatarët e pafajshëm të lagjes së Zharalive,ata ishin
kopran dhe duke masakruar u tërhoqën për në Keqekollë,ku me nismën e
Bozhidar Ballofcit rrethuan dhe vranë Hoxhë Ademin me tërë anëtarët e
familjes, i cili llogaritej burri më i shquar i lëvizjes atdhetare të
asaj ane. Rrapsodi ynë Demir Krasniqi e ka shpalosur këtë histori
dhimbje përmes këngës nga e cila po i marrim pak vargje:
Kështu Yrfia n´Koliq kanë dalë
i kanë vra disa kopran
i kanë vra te Zharalit
se n´Koliq kanë ndej dy ditë
paskan msy për Prapashticë.
Kurse vdekjen e Mulla Adem Keqekollës, rrapsodi e përshkruan kështu:
Bozhidar Ballofci çaush ish kanë
Yrfisë para ju ka dalë
Ja ka nisë e mirë po i m´son
Ndashi veti me i çitë za
Mulla Ademi është shpi me za
Burrë më t´zotin
n´Gollak nuk ka
Na ma s´pari ati me i ra
Ja prejmë robt,ja kallim shpinë
Bozhidari po ju prinë………
KUSH ISHTE MULLA ADEMI?
Emri i tij i vërtetë ishte Adem Emërllahu i lindur më 1850 në
Prapashticë.Shkollimin e kreu në Prishtinë dhe Shkup,më pas u emërua
hoxhë në Prapashticë dhe Keqekollë.
Në vitin 1908 u burgos nga pushtuesit osmanë për veprimtarinë e tij
atdhetare dhe u denua me vdekje.Në burg qëndroj vetëm gjashtë javë nga
se u lirua me dekretin e Sulltanit.Në vitin 1911 sulltan Mehmet Rashiti
kishte vizituar vilajetin e Kosovës.Mulla Ademi e kishte përfaqësuar
Gollakun.Fjalimin e tij në takim me sulltanin e kishte pregaditur
shqip-turqisht..Ai kishte folur midis tjerash edhe për terrorin që
ushtronin bandat serbe mbi shqiptarët.Veprimtarinë e vet e vazhdoi edhe
pas pushtimit nga Serbia.
Familja e tij ishte gjithnjë nën trysninë e pushtuesëve.Ky atdhetar i
shquar aktivitetin e vet nuk e ndërpreu asnjë çast deri në fund të
jetës kur më 10 janar 1921,kur ushtarët dhe gjandarët serb e vranë në
prag të shtëpisë me nëntë anëtar të familjes.
SI U BË RRETHIMI I PRAPASHTICËS?
Pas vrasjes së Mulla Ademit,ushtria serbe kishte mbledhur meshkujt prej
15 deri në 70 vjeç nëpër lagjet e Keqekollës,si: Kurtaj, Qorraj, Çelaj,
Myftaraj, Spahijaj, Balaj, Govor dhe tërë popullsinë e kësaj moshe të
Prapashticës dhe Keqekollës i tubon në një livadh në Prapashticë duke i
pranguar këmbë e dorë dhe duke i vra 1020 shqiptarë të Gollakut.Janari
dhe moti i acart,bora e madhe që binte në malësinë e Gollakut kishin
vështirësuar lëvizjet e malësorëve.Pabesia serbe hynte para
mëngjezeve,i nxinte malësorët në gjumë,ku banorët e kapur i vranë,i
dogjën,i therrën me bajoneta,shtëpive ua vunë zjarrin.Të moshuarit që
kanë p7rjetuar ato ngjarje thonë se nga ky terror qenë friguar gjitha
gjallesat në tokë dhe ujqit kishin uluritur disa ditë.Pas masakrave në
Prapashticë ushtritë serbe dhe vullnetarët çetnik përgaditeshin për të
marshuar në akcionin nëpër Nishefc,Brainë,Orllan,Kalaticë
dhe Ballaban.Qëllim të vetëm kishin shfarosjen e plotë të shqiptarëve
të kësaj ane,me qëllim të mbjellejes së frigës dhe pasigurisë në
krahinat tjera.Nazmi Gafurri një atdhetar i shquar nga Prishtina,kishte
përcjellur këtë egërsi serbe,dhe për këtë qëllim kishte shitur tërë
pasurinë e vet që kishte,por edhe kishte tubuar edhe të holla nga
atdhetarët,kishte paguar një shtypshkronjë në Shkup,e cila përmes
gazetave kishte bërë të njohur opinjonin vendas dhe ndërkombëtar,ku
kishte përshkruar gjërësisht mënyrën si po zhvillohej gjenocidi serb
mbi shqiptarët.Nga ky lajm fuqitë evropiane u shqetësuan për gjenocidin
që po ushtronte mikja e tyre mbi shqiptarët.Të shtrënguar nga opinjoni
publik i vendeve të tyre,evropianët u detyruan të ndërhynin pranë
autoriteteve shoviniste të Beogradit,dhe të ndërpresin hë për hë
ekspeditën serbe.Autori i shkrimit për këtë kasaphanë Nazim Gafurri
hyri në listën e Radoviçit për të u likuiduar,dhe nuk vonoi shumë e
krimineli Radoviç gjeti bashkëpunëtorët që bënë atentat mbi atdhetarin
tonë të shquar Nazim Gafurrin.Malësia e Gollakut është vra,pre e
masakruar edhe tri herë tjera pas vitit 1921,por malësorët e kësaj ane
kurrë nuk janë gjunjëzuar dhe të pa gjunjëzuar do të mbesin gjëthnjë sa
të ketë Shqipëri dhe shqiptarë.
O, ngoni shokë, ngoni vllazni,
Po ju knoj ni kangë n’ sharki,
Nuk asht kangë për dashuni,
Nuk asht kangë, kjo, për mahi !
Kjo asht kangë për histori,
Që ka ndodhë te na n’ Malësi !
Nuk asht përrallë kjo, as trillim,
Por asht ngjarje plot trishtim,
Që der’ tash mbet anonim,
Se shumë kush nuk pat guxim,
Të vërtetën ta qes në shesh,
Por asht ruejt prej veshi n’ vesh,
Qysh kanë ditë me tregue t’ vjetrit –
Nëpër oda njani – tjetrit,
Për terrorin e Sërbisë ,
Kasaphanën në Prapashticë !
Hej, kështu tregojnë njerëzit e gjallë –
Më 11 të muajit Janar ,
Mu në vitin Njizet e Nji ,
Ish kanë çue n’ kamë ni yrrfi !…
Kjo yrrfija e Serbisë –
Mori urdhrin pre Qeverisë ,
T’ formojë çeta terroriste ,
T’ gjithë çetnikë me bajoneta ,
Prejnë shqiptarë në troje t’ veta !
Prejnë me qinda e me mi ,
Gra, pleq, burra dhe fëmi’ !…
Hej, kështu çetnikët kanë ba n’ Drenicë -
Ja kanë mësy për n’ Prapashticë!
Duert përvjelun si kasap –
Kanë mësy maleve n’ Llap e Gollak;
Shakovicë, Lluga e Halabak,
Shkojnë si ujqit llavë e llavë ,
N’ Lluzhan, Majanc e Batllavë,
T’ parët e tyne i kanë tubue,
Shumë zullumet jav kanë vnue !…
Hej, se n’ Koliq, ata kur janë dalë –
Aty i vranë disa Kopranë!
I kanë vra te Zharalitë –
Mësynë me dalë në Prapashticë!
N’ Keqekollë , ata kur po hinë –
Radoviqi, para ju prinë!
Radoviqi , ma i madhi anmik –
Kolonel – ishte mbi çetnikë !
Ai, këtë plojë vetë e udhëhoqi
Me Stojanin Selkiqin prej Domaroci !
Shumë çetnikë patën mas veti –
Danailin nga Boleci.
Nga Bushinca, ishte Dejani ,
Nikollë Slivova e Dushan Sfillani !…
Hej, n’ Keqekollë, kur paskan ra ,
Radoviqi , mësue i ka –
Mulla Ademi, asht shpi me za,
Burrë ma i zoti, n’ Gollak nuk ka,
Na ma s’ pari çatij dojmë mej ra ,
Do t’ ja presim robët e fëminë,
Do ta lidhim, t’ ja djegim shpië!…
Hej, Radoviqi, i pari ju prinë –
Mulla Ademit, në shpi po i bien !
Radoviqi, ai kolonel –
Mish e shpirt ishte kriminel!
Porsi ujku po i thërret në derë –
Mulla Adem, a po del ni herë?!
Po del hoxha, me ta po flet,
-Mulla Adem, a na kallxo drejt,
Ti , sa robë i kie krejt?
Mulla Ademi, burrë i vërtetë,
-Kolonel, po t’ kallxoj drejt,
Tremdhet’ robë, unë, i kam krejt!…
S’ e kanë lanë , mirë, mej krye fjaltë –
E kanë lidhë me ‘i kanop t’ gatë ,
Jashtë ja nxorën fëmijët dhe gratë!
Radoviqi, me dorë të vet –
Tremdhetë robë, qaty ia vret ,
Rend poj vret , n’ zjarr po ja djeg !
Ja dogj robët , ja bani hi –
Atëherë hoxhën n’ prag e ka shtri !
E rrëxoi hoxhën, n’ prag të shpisë –
Ja shkurtoi kryet me sakicë !…
Hej, kanë marrë rrugën përpjetë ni malit,
Xhanaria me ushtarë të krajlit,
Paskan dalë në Prapashticë ,
Me çue n’ vend urdhrin e Serbisë !
Bajnë maskër, bajnë kërdi –
Prej dy vjeçe tej n’ gjasht’dhet’ e dy…
Krejt kta meshkuj poj tubojnë,
Tanve vendet po jav caktojnë,
Grupe – grupe, mahallë – mahallë,
Krejt poj qesin në ni livadh!…
Me mahallë, qysh ishin kanë –
Keqekollën n’ ni vend poj lanë,
Çorrovit e Spahiovit,
Çelovit e Sinanovit,
Miftarovit në njanën anë,
Prapashticën n’ tjetrën anë,
Mahallën e Cubit – njizet e nandë…
Krejt poj lidhin me shoka t’ veta,
Tash po vjen tue ju sosë jeta!…
Hej, atëherë gati pushkët poj bajnë,
Veç po presin me ju dhanë komandë!
Erdh komanda e shenja e parë –
Veç tri pushkëve me ju dhanë zjarrë !
Shenja e dytë, qashtu po thotë –
Me komandë, me e dhezë ni top!
Kur ka ardhë kjo shenja e tretë –
Qinda pushkë me ‘i flakë janë dhezë!
Ju shkoi gjama deri n’ re –
Shumë e mashkujt u shtrinë për dhe!…
Bien për dhe, shqiptarët e shkretë,
Krejt janë vra njimijë e njizet!…
Hej, luftën hiq nuk e kanë ndalë,
Hecte gjaku valë – valë,
Krejt xhenazet mbetën n’ livadh!…
Nëpër shpia atëherë ju kanë ra,
Shpijat flakë jav paskan kallë,
Robë e fëmijë krejt poj kallin n’ zjarrë,
Nuse e çika t’ reja i kanë marrë!
I kanë çue ato n’ Serbi –
I kanë martue me zor me shki’!…
I kanë nda këto femna t’ shkreta
Për gjithmonë prej trojeve t’ veta !
I kanë nda prej gjakut t’ vet –
Zoti e di, qysh kanë dhanë jetë ?!…
Hej, luftë e madhe ish kanë marue,
Ka ecë gjaku sikur prure!
Se këto malet e kësaj ane,
Nuk mbajnë mend këso kasaphane!
Borë e madhe kish pas ranue,
Nuk ka mujt kush kah me lue!
N’ atë furtunë, disa kanë pshtue,
Sylë Hetemi e Arif Govori,
Veli Salihi e Emin Govori…
N’ atë borë t’ madhe, n’ atë kjamet –
Ish kanë metë ni fëmijë nën djep,
I kish pshtue, ai, nanës s’ vet –
N’ borë përmbys tri ditë e netë,
Aty ish vra nana e shkretë!
Ia vrajnë nanën, qati sabie-
Ia prejnë veshin, djalit, me singi!
Mas tri dite, aj, gjallë ish kanë –
Selim Govori, atij i kanë thanë!…
Hej, pushkatua krejt kur i kanë –
Kanë marrë rrugën, janë ra n’ Orllan,
Të gjithë meshkujt tubue i kanë,
Nishec, Brainë edhe Orllan,
Kalaticë dhe Ballban,
Këtë masakër me e vazhdue,
Kasaphane me marue!…
Hej, Zoti i Madh, kur don me t’ ndihmue –
Prej zullumit për me t’ pshtue,
Sa me metë dikush për farë,
Paska ndie ni djalë shqiptar ,
E lumja nana, ka e kish pasë djalë!
Trim mbi trima, ai burrë – burri,
Emni i tij – Nazim Gafurri !
Patriot e demokrat,
Që punonte ditë e natë,
Veç për popullin kosovarë,
Për të drejta, për shqiptarë!
Ai, këtë punë vesh e kish marrë –
Se po i digjen vllaznit në zjarrë!…
Hej, në Prishtinë, ai rrinte me shpi –
Shiti tokë e pasuni,
Shet dyqane, hane e mulli,
Pare t’ madhe kishte tubue,
N’ çarrshaf t’ grave, tebdil ish marue,
Shpejt e shpejt në Shkup ka shkue !
Nazim trimi, ai burrë bujar,
Shpejt po i gjejka do gazetarë,
Shumë e paret jav paska dhanë,
Jav tregon ngjarjen taman,
Si po lahet toka me gjak ,
N’ shumë katunde n’ Llap e n’ Gollak,
Për me i shkrue n’ gazetën “HAK”!
Përmes lidhjeve të telegrafit –
Thërret ministrat e Beligratit!
Shumë do shokë i ka bashkue –
Po i lajmëron Kombet e Bashkueme,
Për Serbinë, çka ka punue!…
Krejt Evropa, poj lexojnë gazetat,
Për këto krime të vërteta!
T’ gjitha kombet kokan bashkue –
Komisionin e kanë formue,
Me eksperta ndërkombëtarë,
Për mej çue në vend të ngjarjes!
Kështu Evropa, banë intervenimin –
N’ vend të ngjarjes me e pa krimin,
Ku Serbia , banë planifikimin,
Mbarë shqiptarëve me u ba farimin!…
Hej, Nazim trimi e bani ndriçimin –
Për me i sjellë pop’llit shpëtimin!
Ai i qiti në shesh të dritës,
Jo veç krimet e Prapashticës,
Por mbarë ngjarjet dhe të Dumnicës!…
-Janë therrë njerëzit në vatra t’ veta,
Mizorisht, me bajoneta,
Burra t’ rritun, gratë e fëmija,
T’ gjallë janë djegë nëpër shtëpia !…
Hej, krejt Evropa, gazetat poj knojnë,
Syve t’ vet nuk po u besojnë!
Tu i lexue e tu’ u trishtue –
Krajli i Serbisë, çka ka punue?!…
Komisioni – ekspert me shkollë –
Drejt po shkojnë në Keqekollë!
N’ mahallë t’ Spahive , kur janë dalë –
Nga shtatë vetë në ni vorr poj gjajnë!
N’ Prapashticë, kur paskan shkue –
Gjajnë xhenaze t’ djegne, t’ shkrumueme!…
Komisioni kokan trishtue,
Se çfarë krimesh kokan marue!
Çka kanë shkrue – krejt janë vërtetue!
Komisioni ishin betue –
S’ kishim mujt kurrë na me besue,
Se kështu Krajli, mundet me punue,
Gjithë këta njerëz n’ zjarrë mej shkrumue?!…
Mejherë Krajlin e kanë urdhnue –
T’ gjitha krimet mej ndalue !
Hej, Krajli i Serbisë, shumë koka idhnue
Për këtë plan që i ka dështue!
Tel Zhupanit, n’ Prishtinë i ka çue –
Kush asht ai, n’ gazetë qi ka shkrue,
N’ krejt Evropat na ka marrue,
Planet tona, na i ka shkatrrue?!
-Ai – thanë – asht ni burrë prej burri,
E ka emnin Nazim Gafurri !
Hej, kqyre Krajli, çka ka marue ,
Shumë do pare i paska çue,
Njerëz me pare me i pague –
Nazim Gafurrin me likuidue !
Ky Zhupani, n’ kamë na u çue,
Dy xhandar i ka shtrëngue,
Këtë Nazimin, me e likuidue !…
Me e vra birin e demokracisë,
Atë bamirës të gjithë njerëzisë !
I biri i shkaut – Zhivko Kundraxhisë,
N’ Urë t’ Vellushës, ishte kurdisë.
N’ Urë t’ Vellushës, ishte dalë në pritë –
Don Nazimin, ta qëlloj me thikë!
Vjen Nazimi, me dy xhandarë –
N’ te u hodh kjo thika e parë!
Fërfëlloi thika për rreth koke –
Ja hoq fesin , ia qiti për toke!
Fërfëlloi edhe thika e dytë –
Për rrajë t’ veshit ia ka ngjitë!
Plagë të randa i ka shkaktue –
Krimineli shpejt u largue!…
N’ shpi të motrës – djalin e kanë çue,
Iu lidh plaga dhe u shërue!…
Hej, këta agjentët i kanë fry sytë –
Për me i ba atentat të dytë!
Simbas planeve të Serbisë –
Me ni vrasës profesionist !
Hej, vrasësi i dytë, ishte shqiptar,
Hem xhandar edhe tradhtar.
Kriminel – Adem Misini,
N’ kafehane i maskuem hyni,
Hoq revolën, ai tradhtar –
N’ gjoks t’ Nazimit, i dha zjarrë!
Zbrazi plumba mbi gjoks t’ Nazmis,
Veç për hatër t’ krejt Serbisë!
Por , Nazimi kish mbetë i gjallë,
E muerën shokët, e çuen n’ spital!
Në spital, në Mitrovicë –
Veç me e pshtue prej xhandarisë !
Hej, n’ kirurgji – shërohej djali,
Nën kujdes t’ doktor Shamfanjit.
Ky doktor humanitar –
Për shërim, djalin e ka marrë.
Xhandaria i kish premtue –
Nëse mundesh me e helmue,
Ni veturë kemi me ta dhurue!
Ni veturë e ni milion dinarë –
Veç na e hjek këtë trim shqiptarë!
Por Shamfanji – doktor human,
Këtë punë t’ poshtër, ai, nuk e banë!
Hej, e muer djalin, e ka operue –
Plumbi i zi, mushkritë ia kish shpue!
Iu kish ndalë plumbi n’ krahnor –
Kur ka shkrepë, ai vrasës mizor!…
Me mjeshtri e operoi
Dhe Nazimin e shpëtoi!
Por shpirtzi kish prap ndër ne,
Se doktori ish kanë jevre,
Munafiku nazifashist ,
Spiunoi mjekun humanist
Dhe e vranë gjermanët nazist!…
Hej, prapë anmiku nuk rrin i qetë –
S’ donë me e lanë Nazimin n’ këtë jetë,
Ia bajnë gati vrasësin e tretë !
Me Shtatë Maj, në ora dhjetë ,
Mu në vitin Njizet e Tetë,
Prapë e gjetën ni tradhtar,
Që e mbante emnin shqiptar,
I maskuem, ai, ishte xhandar,
Për tradhti kish ba përvoja,
Atij i thoshin :Hasan Mërkoja,
Ju thaftë dora, ju thaftë goja ,
I huptë fara, i huptë vorri!
N’ kafehane, revolen e nxori-
Zbrazi plumba n’ gjoks t’ atij burri,
N’ demokratin – Nazim Gafurri !
Shtiu n’ bamirësin humanitar,
N’ patriotin tonë kombëtar!…
Kështu punoi Hasan beteri –
Zbrazi plumba prej revolverit,
Veç për hatër të Lube Hollcerit !
Seleniqi dhe Lube Hollceri –
Zbrazën plumba prej manxerri!
Kriminelët me armë në dorë –
Tre xhelatë atentatorë!…
Hej, por ai trim – Nazim Gafurri,
Mirë qëndronte me zemër guri!
Para bishave të Zhupanit –
Shtrëngon plagët e s’e lëshon zanin!
Para bishave, ai, nuk dorëzohej,
Para shokëve, ai, nuk ligështohej!
Para vdekjes la porosinë :
“Ju , më vratë këtu n’ errësinë ,
Për ta vra demokracinë,
Për t’ ia zanë diellin – lirisë,
Për t’ ia ba qejfin Serbisë!
Por, kur trupi n’ vorr t’ m’ pushojë –
Demokracia do të fitojë!
Nuk do t’ ketë vrasës e tradhtarë –
Sa do t’ ketë trima e luftëtarë!
S’ do t’ ketë plumba, as xhandari –
Për t’ vra rrugën për liri !
Se Kosova, kurrë nuk shfaroset ,
Do t’ jetojë, e do t’ përsoset!
Le ta dijnë, pra, mirë xhelatët –
Hej, do t’ ketë lindje, hej, ma shumë se vrasjet !
Prishtinë, më 1978. Demir KRASNIQI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakoli: Dy poezi
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakoli: DOZË PAGJUMËSIE
» Shaban Cakoli: NDARJA
» Shaban Cakoli: E NDJEVA
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakoli: DOZË PAGJUMËSIE
» Shaban Cakoli: NDARJA
» Shaban Cakoli: E NDJEVA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi