Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: FLOKET ME MBULUAN...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: FLOKET ME MBULUAN... Empty Nehat Jahiu: FLOKET ME MBULUAN...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 18, 2010 10:09 pm

Nehat Jahiu: FLOKET ME MBULUAN... 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n

Nehat Jahiu: FLOKET ME MBULUAN...

Gjumi po sa me kishte kapluar. Thelle ne nje det te pafund me kishin
marre endrrat, Me bartnin diku larg e me larg neper lendinat e nje mali
te bukur. Hena me bente drite mbi koke e yjet hidhnin valle prane meje.
Ne mes te lendines nje cezme gurgullonte uje te bardhe si debora. Prane
saj ishin tubuar zogjte dhe pinin uje dhe lagnin krahet e tyre te
bukur. Nje zhurme e heshtur degjohej nga drunjte e larte te ahut qe te
qetesonin shpirtin. Kenga e zogjeve te ngriste shpirtin peshe.
Shpeshehre ne heshtje ledhatoheshin njeri me tjetrin. Putheshin
ngrohtesisht me afshin e nates ne qetesine e mrrekullueshme qe vetem
perendia e kishte krijuar gjate kesaj nate te bukur. E une kenaqesha,
rritesha dhe i bashkohesha valles se yjeve... Sa mali me malin rritesha
dhe gezohesha... Shpeshehere sebashku me zogjte fluturoja mbi qiell dhe
perseri kethehesha aty tek cezma ne mes te lendines. Sa me teper
kalonte koha, mua edhe me teper me shtohej dashuria ndaj kesaj nate te
pafund... Kaluan shume caste te kendshme... Djereset..., me mbulonin
ballin dhe trupin tim. Papritmas afer cezmes pash nje Zane te malit.
Fytyra e saj dukej si hena e rrumbullaket qe ndriconte tere qiellin e
token..Floket e gjata te saja ishin shkaprderdhur mbi supe dhe mbi
ballin e saj... Buzeqeshja e saj ta merrte zemren e ta fuste thelle ne
shpirtin e saj te bute dhe te ngrohte...E une vetem e shikoja, e
shikoja dhe mahnitesha me bukurine e saj. Dalngadal...! I afroheshim
njeri tjetrit. Hena na percillte ne cdo cepe...! U bashkuam...! Ia
hudhem krahet njeri tjetrit. Floket e saja me mbuluan trupin....
Buzeqeshja e saj me kaploi zemren....! Putheja e saj me dha nje dridhje
ne trupin tim...! Oh...! Sa nate e bukur...! E mrrekullueshme...!
Thoja...!?!? Asnjehere nuk do e harroja kete nate gjate jetes sime...!
E me ne fund ajo me futi ne gji...! Me dha te pija qumesht prej sisave
te saj...! E une nuk ngopesha dot...! Sa shpejt me iku kjo nate...!Hena
u zhduk diku pas bjeshkeve te larta...! Drita e mengjesit filloi te ia
marre erresiren nates...! E Zana...!? Zana u frikesua se valle po e
sheh ndokush...!U nda prej meje, duke ikur shpejt...! Me tha se do te
me kethehet ne nje nate tjeter...! Une mbeta i mahnitur ne mes te
lendines i vetmuar...! Iken edhe zogjte...! Iken te gjithe...! Dy pika
loti mu derdhen ne sy...! Mu ngrine ne qepallat e syrit...!A thua valle
ishin lot pikellimi...! Ishin lote gezimi...! Ishin lote dashurie...!?
Ishin lote...!? Vetem kaq mund te mbaj mend...!Zana me tha para se te
me ik...! Do te vij perseri...!Mu ne kete vend...! E une iu pergjigja:
Do te pres me mall e dashuri...! Me doli gjumi...! I djeresitur...! I
lagur teresisht...!Sikur te kisha dalur nga tjellesia e lumit...! E
tani e kuptova se kjo ishte nje enderr qe une ka kohe qe e kisha
kerkuar per te endrruar...! U takuam ne mes te lendines ,Me Zanen qe e
endrrove me nete te tera...! Ajo me erdhi aq e bukur me nje kemishe te
bardhe ...! E buzeqeshur...! Kaluam sebashku tere naten...! Sebashku me
cicerimen e zogjeve...! Me gurgullimen e ujit te ftohte dhe te bardhe
si debora...! Qe buronte nga thellesia e gurit te bjeshkeve te
larta...! Hena dhe yjet tere naten na shoqeruan me driten e tyre...!
Puhia na i ledhatonta floket mua dhe Zanes...! Nuk do te harrohet
asnjehere kjo nate...! Do ta mbajme ne mend derisa te jemi gjalle...!
Kujtimet e kesaj nate do i marrim me vete ne varr edhe pasi te vdesim
une e Zana. Ama kjo nuk ishte Zana e malit...! Ishte ajo Zana qe shpesh
u takuam dhe u dashuruam ne mes te lendines shume nete deri ne
mengjes...! Kur hena dhe dielli ndrroheshin mes vhte...!E ndaheshim
njeri me tjetrin...! Nuk ishte Zana e malit...! Ishte z. Qe me bukurine
saj i ngjante asaj zane te bukur te malit...! E une e Zana sa here qe
de duam perseri do te takohemi aty tek lendina...! Atu tek cezma...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi