Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ?

Shko poshtë

Vullnet Mato: Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ? Empty Vullnet Mato: Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 19, 2010 1:14 pm

Vullnet Mato: Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ? 22665_1165594711215_1568334934_30348524_2872664_n



Vullnet Mato: Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ? 12441_1128503463957_1568334934_30278869_7101684_n
Vullnet Mato

Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ?


O, sa shpejt ikën dita këtu tek ti!
Dielli më fluturon si zog pendëverdhë...
Mbeta, moj mike, me ty në dashuri,
si nën hijen e këndshme të fikut në verë.

Ke ulur për mua gjithë degët e tua
sa lash peng në hije krejt kohën time ...
Bëj të iki nga ëmbëlsia e pemës që dua,
por asnjëri nga gjymtyrët nuk më bindet.

Me thërresin shumë zëra diku tutje,
më thonë, eja, pra, eja se mbete prapa!...
Po ti më ke mbuluar me gjethe puthjesh
që nuk më lëshojnë pa ikur vapa.

Më lësho, se dielli u bë pendëblu,
ndriçojnë tani vetëm kokrrat e tua...
Të rri akoma pranë teje këtu?...
Moj pemë e dashur,ç’më thua, ç’më thua?

Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi