Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte

Shko poshtë

Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte Empty Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 19, 2010 1:42 pm




Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte 15462_102821083077697_100000494183289_70705_2571578_n


Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte


Në këto dimra të çmendur
I larti vendi im
Po sjell ndër mend pranverat,
Kohët e lumturisë.
Dhe s’mund të kem durim!

Dua të mos ndjesh dhimbje
Shtegut ku po kalon
Të gjithëve sofrës tënde,
Në këto ditë pa kahje,
Të gjithëve na shikon.

Aty ke zemërtrima
Po ke dhe ëndërrvrarë
Xhelatë edhe viktima,
Si foshnje të vetmuar,
Me lotët e patharë.

Aty - snobi..., i cekëti..,
Shpirtziu - ja më tej atje...
Ja dhe një që po buzëqesh,
Si “mik” vjen në mes nesh
Dhe thikën shpinës ngre.

Me tej... një tip si “zonjë”
Që “eros” zhgarravit
Skërmitet egërsuar,
Mykur, satanizuar,
Plot xhelozi në shpirt.

Sa shumë trashëgimtarë
Ka bërë Juda këtu!
Por, vendi im i ëmbël,
Je drita e syve tona,
K'ta s’janë genet e tu!

Nuk di se ç’kohë i lindi,
Se ç’batërdi i mban,
E ndjej që një gjak s’jemi,
Na ndan gjithshka që kemi.
Një Kod i Lashtë na ndan.

Na ndan Besa e shkelur
Për vite e vite plot.
As princ Lek Dukagjini,
Me gjithë të Lashtat Ligje,
s’mundi ta dinte dot.

Ta dinte do ndërtonte
Mal – Kod për bijtë e tij,
Që kurrë mos depërtonte,
Mes nesh mos ekzistonte
E gjithë kjo babëzi.

As turku..., jeniçeri..
S’mundi, lakmoi kot.
Po kjo kuçedër erë
Që vjen si shkulm skëterre
Pse fryn e s’ndalet dot..!?


Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte 22170_103149619711510_100000494183289_78886_7566022_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte Empty Ilira Eva Sotiri: Babait tim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 19, 2010 1:47 pm

Ilira Eva Sotiri: Babait tim



Kujtimet janë veshur plot mjegull.
Tashmë nuk i kujtoj dot të gjitha
Aq kthjellët përherë.

Dhe figura jote dhe zëri yt,
Dhe aroma jote kanë hyrë në një botë zbehjeje,
Siç zbeh era polenin e luleve në pranverë.

Ti vjen e nga ajo fotografi më buzëqesh
Çdo herë që të shoh.
Ti më buzëqesh përsëri e përsëri.

Duket sikur ti je më i lumtur se unë,
Sikur edhe që andej shpirti yt kërkon të më dërgoje
Lumturi.

Ku ta çoj gjithë këtë dashuri që na bashkon?
Këtë lidhje kaq të fortë?
Këtë lidhje instiktive, të pakëputur, ma thuaj!

Lidhje të pavdekshme!
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua...


Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte 15462_103037436389395_100000494183289_75891_7746452_n

Ilira Eva Sotiri: Kodi i Lashte 15462_103037463056059_100000494183289_75892_1635947_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi