Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: Cikel poezish:

Shko poshtë

Nehat Jahiu: Cikel poezish: Empty Nehat Jahiu: Cikel poezish:

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 19, 2010 10:20 pm

Nehat Jahiu: Cikel poezish: 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n


KU PO SHKOJME..

...e ku po e leme fushen e malin,
dashurine e mallin,
e ku, ku jemi nise, ku po shkojme?
Qysh mund te rrojme?!

...e ku po e leme neneloken
dhe token,
e ku, ku jemi nese, ku po shkojme
A mund te rrojme?

...e po e leme diellin
dhe henen tone,
ne duar kujt po ia leshojme...
A mund te ia besojme?!

...e ku po e leme buzeqeshjen
dhe etjen
per dashurine tone,
e ku, ku jemi nise, ku po shkojme
A mund te durojme?!

Me vete po marrim
vec mallin
dhe emrin tone e shtrengojme fort
te mos na e prishin, te mos na e marrin...
atje ku shkojme...


VITET RRJEDHIN...


Mallin ne zemer sa kohe e mbajme
per vendin tone me lote qajme.
Dhembja na i shpon syte e ballit,
se nene e babe u ndane prej djalit.

Vitet po rrjedhin si ujevare
larg vendit tone perjete ndare.
Ne dhe te huaj jemi tretur
me sy te thare kemi mbetur...


DO TE ME NGJALLIN ZOGJTE E MALIT...

Dashurine e mallin vetem une ta di
thelle ne zemren time me je ti.
Aty te mbaj, fort te shtrengoj,
vdekja me merr, por ty nuk te leshoj.

Dhe te me ngjallin zogjte e malit
qe kendojne ne dege te manit,
do te me ngjallin gure e era qe fryn
duke me kerkuar me ulurime...


NE DHE TE HUAJ QYSH TE MBETEM?!..
.

Ah, vella, nuk di si te pergjigjem,
zemer e shpirt si qiri me digjen,
digjem, vella e po tretem
ne dhe te huaj qysh te mbetem?!

Ah, vella, me lodhi jeta ne mergim,
larg diellit e henes se vendit tim,
larg tokes se dashur qe quhet memedhe,
se dua te vdes atje ku kam le...

KUR TE VDES...


Jam gjalle e dua tu them ca fjale,
dheu i huaj me mbushi me plage,
Oooo, krejt trupin ma ka shkatrruar
dheu i huaj, dheu i huaj...

Mos me lini ketu ti mbyll syte,
ne kete vend ku nuk kam lind as jam rrite!
Mos me lini larg vendit tim,
se edhe i vdekur do te ngritem, te vij.

Me dheun e tokes sime te mbulohem,
me diellin e vendit tim te ngrohem
dhe ne varr atje jam me mire
prane nenes e babait shtrire.

Bar i ri mbi mua do te cele,
zogjte do te kene fole,
Aty te pushojne zogjte e malit,
kur te vijne me delet prej stanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi