Bill Clinton në Haiti
Faqja 1 e 1
Bill Clinton në Haiti
Ish presidenti amerikan Bill Klinton, që është i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Haiti, ka vizituar vendin e shkatërruar nga termeti ku përpjekejt e ndihmave por shtohen ndërkohë që dhjetëra mijëra të mbijetuar janë në pritje të ushqimeve dhe materialeve bazë të jetës.
Zoti Klinton shoqërohej nga vajza e tij Chelsea. Ai arriti në kryeqytetin e rrrënuar Port-o-Princ të hënën për të vëzhguar përpjeket dhe për tu takuar me presidentin e atij vendi, Rene Preval. Fondacioni i zotit Klinton tha se ai do të dërgonte materiale të nevojave emergjente si uji, ushqimet, ilaçet, elektrikë me energji diellore, radio dore dhe gjeneratorë.
Udhëheqës botërorë kanë premtuar sasi të madha ndihmash për rindërtimin e kryeqytetit të Haitit të rrënuar nga termeti 7 ballësh. Mijëra njerëz kanë vdekur, janë të pastrehë dhe të plagosur.
Të mbijetuarit po jetojnë në kampet e ndertuara në rrugë që janë mbushur nga mbeturinat e shtepive të shembura dhe trupat e dekompozuara. Ndërkohë janë rritur shqetësimet për sigurinë pasi qindra grabitës kanë thyer dyqanet duke marrë gjithçka dhe po përleshen me njëri-tjetrin.
Por komandanti amerikan në zonë, Lejtnant-Gjenerali Ken Keen, thotë se dhuna ka rene krahasuar me javën e kaluar. Shtetet e Bashkuar kanë nën kontroll aeroportin e Port-o-Princit dhe po dislokojnë mijëra trupa për të siguruar punonjësit e ndihmave.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates thotë se trupat amerikane në Haiti do të mbështesin qeverinë atje si dhe misionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, por nuk do të marrin pjesë në rolin e policit. Po ashtu sekretari Gates tha se trupat amerikane kanë autoritetin për të përdorur forcë për të mbrojtur të tjerët apo veten, nëse është e nevojshme.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i sapo kthyer nga një vizitë në Haiti, i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të zgjerojë misionin e stabilizimit të OKB në atë vend me rreth 3,500 trupa dhe policë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Zoti Ban tha se skenat e dhimbshme që pa të dielën në kryeqytetin e Haitit e detyruan komunitetin ndërkombëtar dhe OKB-në që të vepronin me shpejtësi dhe zemërgjerësi tani dhe në të ardhmen. Ai tha se është e rendësishme në kordinimin e përpjekjeve që të menjanohen pengesat për të arritur tek njerëzit në nevojë si dhe menjanimi dëmtimit të burimeve. Për të mbështetur më mirë përpjekjet, zoti Ban i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që përkohësisht të zgjerojë numrin e policëve dhe paqeruatësve të OKB-së në mision.
“I rekomandova Këshillit të Sigurimit që të shtojë praninë e policëve me rreth 67 përqind nga niveli aktual. Po ashtu kërkova edhe shtimin e trupave me rreth 2,000 ose afersisht një rritje prej 30 përqindësh për gjashtë muajt e ardhëshëm.”
Vendimi i zotit Ban tejkaloi parashikimet e zyrtarëve të lartë të cilët thanë të dielën se ai do të kërkonte një rritje prej 1250 trupash dhe policësh. Shefi për misionet paqeruajtëse, Alain LeRoy, u tha gazetarëve se arsyeja për më shumë trupa është e trefishtë.
“Kryesisht për të siguruar kolonat me ndihma, së dyti për të krijuar një korridor humanitar dhe e treta për të formuar një forcë rezervë në rast se e kërkon situata dhe keqësimi i masave të sigurisë.”
Ai tha se pjesa më e madhe e policisë janë specialistë si përshembull mjekoligjorë apo specialist për burgjet. Trupa shtesë të OKB-së do të ndihmojnë për të siguruar zbatimin e rregulave në zonat e furnizimeve. Ndërkohë, OKB-ja ka lëvizur rreth 400 paqeruajtës nga pjesë të tjera të Haitit për në kryeqytetin e vendit për të ndihmuar në vakumin e krijuar atje.
OKB-ja përllogarit se një në tre haitianë ka nevojë për ndihmë pas katastrofës së krijuar nga termeti prej 7 ballësh. Haitianët i kanë kritikuar përpjekjet e ndihmave duke thënë se kanë parë mbërritjen e aeroplanëve por ushqimet dhe materialet e duhura nuk po arrijnë tek ata në kohën dhe masën e duhur.
Zyrtarët e OKB thonë se shtimi i paqeruajtësve dhe policëve do të ndihmojë në dërgimin më të shpejtë të ndihmave tek njerëzit në nevojë. Shtimi trupave duhet të votohet përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit që mesa duket mund të zhvillohet sot.
Shefi i misioneve paqeruajtëse, Alain LeRoy, tha se OKB-ja ka rreth 800 trupa në vendin fqinj, Republikën Domenikane. Ai tha se këto trupa mund të dislokohen atje ku duhet deri nga fundi i javës. Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur interes për të kontribuar me policë por ende nuk ka dhënë një ofertë të qartë.
Nderkohë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 10 mijë trupa për përpjekjet në Haiti. Ata po bashkrendojnë veprimet me OKB-në por nën komandën e vet, duke siguruar operacionet masive të ndihmave. Po ashtu amerikanët po riparojnë portin e Haitit si dhe kontrollojnë aeroportin e vendit. (http://www.voanews.com/albanian)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi