Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trashëgimia e plagosur e njeriut të epokave dhe të Lirisë

Shko poshtë

Trashëgimia e plagosur e njeriut të epokave dhe të Lirisë Empty Trashëgimia e plagosur e njeriut të epokave dhe të Lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 20, 2010 3:36 am

Trashëgimia e plagosur e njeriut të epokave dhe të Lirisë

Trashëgimia e plagosur e njeriut të epokave dhe të Lirisë PresidentiRUGOVA19

Bekim Toçani
Katër vjet pas presidentit RUGOVA

“Mundësia për t’u takuar mbetet vetëm në dimensionin e fjalës dhe kjo dhemb e njëkohësisht reflekton ndjeshmëri komunikimi e nevojë për të të thënë! Dimensioni i fjalës dhe besimit, liria në esencë dhe filozofia intelektuale nacionalpolitike, vazhdimësia dhe krijimi, gërshetimi intelektual i traditës me bashkëkohoren…janë disa nga ato vlera që na i le trashëgimi. Mungesa fizike që tash më shumë se kurrë perceptohet, të ndal frymën sapo prek pragun e varreve në Velani. (Të shikojnë çmendurisht teksa në vend të luleve, vendos mbi varr letra, libra, gazeta dhe fjalë. Ndërkaq ofshama s’ngrin dot nga ftohtësi dimri që s’po ikë nga koha e rreshtave të gjatë kur njerëzit donin të të thoshin besimin, por edhe dhembjen e madhe që po ikje…). Aty tek dimensioni i fjalës që krijove nga hiçgjë, dhjetë vjet pas luftës e tre vjet pas Epokës sate, lëngon e loton gjak nga sytë fjala. Liria struket e përlotur mes syve të etshëm për vetëm një fjalë…Bardhësi bore më pëshpëritë një zë pavarësie që e thotë një të premteje se Zoti e di gjuhën e dashurisë e të vuajtjes, ndryshe nuk do të kishte kuptim as kryqëzimi i Jezusit dhe fare rikryqëzimi i tij që po ndodhte në mes të Prishtinës, shekuj pas…Do doja të të gëzoja me veç një fjalë, sikur na gëzove e na mbolle shpresë e liri gjatë gjithë viteve të robërisë që e shembe, me fjalën, punën dhe njerëzinë e përkushtimin!
President i dashur, në këtë fundviti njeriu ndihet i varfër për të uruar a për të dhënë diçka nga shteti dhe liria që i krijove. Do të donim të të tregonim se edhe partia e parë antikomuniste e shqiptarëve në Ballkan po vazhdon zhvillimin. Por edhe shteti e liria, edhe demokracia e LDK-së janë në krizë identiteti, por jo pa shtegdalje! Jo pa atë dritaren që e ka mbyllur Qeveria dhe e cila ndan tragjikisht qytetarin me institucionet. Nuk dua të të them se pasardhësit e Tu, kanë shkelur pamëshirshëm mbi liri dhe shtetin e kanë zhvatur deri në stërkeqje, kurse demokracia kosovare vërtet vuan nga gripi i derrave! Nuk dua të të hidhëroj me mendimin se LDK-ja qe tre vjet ka ndryshuar aq shumë, dhe aq shumë kundërshtueshëm me vullnetin e anëtarësisë e simpatizantëve, saqë sot ende bashkëqeveris me ata që deshën ta shuajnë, ta vrasin, t’ia mbyllin gojën dhe dritën e diellit!
Njeriu-Legjendë dhe fundi i një epoke
Një retrospektivë të dhembshme, legjenda e ditëve tragjike dhe plot acar fizik e shpirtëror ka mbërthyer sot aq ndjeshmërisht Kosovën. Oh o Zot në refleksione nga më të ndryshmet, ne që ecëm me TY, sot e ndjejmë nevojën për të folur, për të rrëfyer e pyetur për shumëçka na mundon dhe s’denjon kush të marri guximin dhe shpalosi dinjitetin njerëzor për ta thënë kush është prishës i rrjedhës që e le! Madje edhe kundërshtarët politikë e njohën frymën tënde, megjithatë. Ata e thanë që “formën e veprimtarisë politike të presidentit Rugova nuk mund ta zëvendësojë askush. Nuk mund të ketë të atillë brenda LDK-së dhe jo vetëm brenda saj”! Frymën që reflektoi filozofia nacionale e Jotja, u njoh edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Ata përmendën kontributin e madh në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar, por edhe u pajtuan se “do të jetë pothuajse e pamundur për t’u zëvendësuar dr.Rugova”. Ata të njohën ikonë, mishërim i shqiptarëve për pavarësi, baba simbolik i shqiptarëve…Shtypi botëror duke të njohur si “Gandi i Ballkanit” shkroi se “vdekja e Presidentit shënon edhe fundin e një epoke në Kosovë, shumica e qytetarëve të së cilës besojnë pa të nuk do të kishte aq shumë përparime”, ka pohuar “The Independent”. Ndërkaq “New York Times” shkon tutje: Rugova ka përfaqësuar shpresën e dy milionë shqiptarëve për t’u pavarësuar nga Serbia. Paraqitja akademike e z. Rugova dhe vendosmëria e tij për një politikë paqësore përballë represionit të vazhdueshëm, ka bërë që ai të shndërrohet në një figurë legjendare. Associated Press theksoi se asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova. BBC tha që Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri, Sky News flet atë që sot po e ndjejnë qytetarët e Kosovës: Pa një pasardhës të qartë, vdekja e Presidentit Rugova e lë politiken kosovare në rrëmujë. Sepse siç ka shkruar Wall Street Journal: Duke e zgjedhur atë për president në çdo zgjedhje ku Ibrahim Rugova ka garuar, votuesit në Kosovë kanë shprehur besimin e tyre në bisedime, dhe nëse kosovarët dëshmojnë se këto vlera e definojnë më së miri vetë Kosovën, atëherë ky vend meriton të jetë një prej shteteve të pavarura të Evropës….ka aq shumë artikuj, aq shumë himne aq shumë realitet brenda qindra miliona shkronjave e rreshtave në gazeta a mediume tjera…dhe është dhembja që nisi dhe mbet në Kosovë kur ike tutje në përjetësinë e amshueshme President i dashur! Sa tragjike ishin ato ditë kur qindra mija njerëz qëndronin në radhë për të të parë edhe një herë, për ta nderuar Presidentin historik, Njeriun e Epokave siç ka thënë Bob Dol. Është tepër e dhembshme fotografia e atyre ditëve…por ishte fryma e popullit që të mbështeti gjithnjë. Se si më dukeshin ata rreshta të gjatë ditëve të janarit 2006, sikur rreshtat e Referendumit për pavarësi të 1991…Ishte një rikonfirmim i 2 Korrikut dhe i 7 Shtatorit…”Të gjithë ata që menduan se Ibrahim Rugova iku pa e realizuar ëndrrën e tij, e panë se kishin gabuar. Ai na befasoi dhe ditën e fundit të tij mbi tokë. Na dëshmoi se ç’fuqi kishte edhe i vdekur, për t’i dhënë Kosovës gjithë elementët e shtetësisë së saj”, e ka thanë bukur gazetari tiranas Mero Baze. Kryediplmati shqiptar dhe shkrimtari Besnik Mustafaj do të shkruante se asnjë shqiptar, asnjë ballkanik nuk ka mundur të ketë kaq shumë histori. Mustafaj tha se e veçanta e personalitetit të Rugovës është se "ai arriti të krijojë një frymë, pra nuk bëri kalorësin e vetmuar, nuk e ndërtoi veten e tij si miti i Gjergj-Elez Alisë, si të thuash, por veproi vërtet si një misionar i madh,mbolli frymën e tij në të gjithë shoqërinë e Kosovës, gjë që është madhështore". Agjencia AFP kishte shkruar se edhe pse Rugova nuk ishte i etur për mirënjohje, ai kishte marrë një numër të madh sosh nga organizata ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin “Saharov” për liri në vitin 1998. A nuk mjaftoi ai përkushtim dhe ajo punë, angazhimi dhe vendosmëria për shtetbërje që presidenti Rugova bëri afër dy decenie për çka u nderua me shumë mirënjohje ndërkombëtare, që Universiteti i Prishtinë ta ketë nderin ta shpallë sikur Universitetet e Parisit apo ai i Tiranës?! Ja tragjedia e Kosovës dhe e elitës akademike dhe intelektuale. Kristalin e Kosovës e çmuan të gjithë të tjerët, por jo ne të mjerët… / Vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi