Besnike Dervisholli:Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Besnike Dervisholli:Cikël poetik
Besnike Dervisholli:Cikël poetik
Legjenda e Kosoves në histori
Me rastin e 4 vjetorit te vdekjes se Ibrahim Rugoves
U rikthyem me memento pikëllimi
katervjetori per ty na gjen serish me lot
Kosova eshte shtigjeve nga vjen agimi
te kujton o pris , s'te harron dot!
Pak janë ata qe sot shpifin e flasin
bota te thote se ishe shenjtenjeri
po shpifsit ate pune kane te plasin
Kosoves i solle Pavaresi!
Unë me mall te shkruaj vargje Ty
le te gjykojnë brezat se u bere Pris
Na bere te kemi drite në sy
dhe rrenje te lidhemi me token si lis!
Na shkuli nga Kosova shtriga Serbi
Por ngeci nga urtia qe ti botes i shfaqe
U kthyen te gjallojmë te gjithe ne liri
ti Permasa jone ne kete siperfaqe!
Janë pak keto vargje në këtë pervjetor
Per prisin Rugovë! Kolosi Ti!
Te themi Hero se mbete deshmor
Legjenda e kosoves ne histori!
Janari jemi NE
Janari i ftohtë , me ngricë arrin
me gjamë e me kujë na rikujton humbjen
na mungojnë heronjtë që vdiqen dhe jetojnë
ashtu viganë dalin e na flasin :
Ruani amanetin që të gëzojnë brezat !
Janari, ajo flakë malli e dhembjeje
Përkujtim për shqipen që do të ketë oxhak
dhe kënge , gëzime, trashegim dhe rritë
jo trupa të masakruar , me krim të paparë
ashtu si ndodhi në Reçak!
Janari jemi ne që ndezim flakadan përkujtimi
për trimat , heronjtë e papërkulur në jetë
ashtu na mësoj Gjergji, Isa, Jusufi
Dhe lufta që ranë tirima per liri
bashkim shqiptarësh të ketë!
NË KONAK
Janë çaste trishtimi, janë çaste mjerimi
ato që bluan në kokën e zbrazët një asgje
unë në shtigjet e jetë kam forcë guximi
Jo! Edi te vuaj kurrë se lë !
Se lë ...!
Nëse nuk qëndroni si duhet, e si eshte e mbara
aty në oxhak u hyjë dhe behem Shotë !
Nuk ka pengesa , nuk i shikoj ato të ndara
Sikur me këmbë të ngritet gjithe kjo botë,
Kjo botë !
Jam unë ajo qe e ndjej tim bir , se e dua
e kuptoni perkushtimin se jeten e jap
nuk më frigon ndalimi, s'ka lind per mua
se Edi eshte shtylla në konak !
në konak!
TI MALL E DASHURI
Rikthehem t'ia shtoj vagjet kënges
nëper shtigje të nisë kuvendimin
ashtu si dje kur mallkimin e bënë
djajtë e perndezur nga krimi e gjaku
kërkuan jetën të na marrin !
U ndalën shtegtarët nuk vinte pranvera
tymi e flaka i frigoj edhe yjet e qiellit
rigonin shi mjegullat, zverdheshin lulet
se jeta mbulohej me zezonë e tmerr
Jo! Ne nuk e ndalëm hapin!
Eja sonte të më dëgjosh për mallin
më ka mbytur vetmia, pa ty nuk jetohet
në lartësitë e qiellit të ndiçonte pamja
Po s' të shikoja në vendtakimin e pritjes !
- Ti mall e dashuri ! Ti jeta ime!
URONI
Nuk flas për asgjë, do të hesht këtë radhë
Më leni me heshtjen të krijoj qetësi!
Në ëndërrim ka gjëra që duhet ndarë
prej atij trishtimI që mbjell zi!
Nëse dikund nisin hapat , trokëllin pabesia
Ajo është bima që ka helmuar gëzimin!
Por ka shume gjëra që si thyen hipokrizia
aq ma pak mund të mposhtë guximin!
Kjo është ajo rruga ku ngjiten të pamposhturit
Në ato shtigje gjithmon jetojnë martirë !
Të humburit kanë të tjera shtigje
I ka bë jeta të mbesin humbëtirë !
Me vargje për asgjë u hap horizontin
Lidheni ju që keni aq mundësi të kuptoni !
Unë ftoj të pushtoni Piemontin
Për gëzim e lumturi : Uroni!
NDIZ DRITA GEZIMI
Llamburisin dritat, gëzimi shfaqet
unë vështroj dhe hesht, të flas nuk di !
Befas një lot më lag faqet
befas dicka më mbush - mërzi!
Jam e vetmuar ! Pse me lat keq ?
Unë përkushtime bëra të arrijë nivelin!
Dikush u end se është zemër dreq
e ndali këngën, çiftelisë ia këputi telin!
Por, nuk arriti ta ndalë rrjedhën time !
Jam çdo ditë më e fortë ! Jam krenare.
Edhe për Edin kam bërë Urime,
se jam nënë me besë - shqiptare !
Pas meje janë të gjithë ata që e ndjejnë
çka do të thotë përkushtimi, nderi !
Ndaj Urime në këtë ndërrim vitesh Kosovë !
- Ndiz drita gëzimi - largoje terrin!
JETËGJATËSI DHE GËZIM
Po vështroj mesnatën dhe dritat
bredhin e bukur që paralajmëron gëzim
në qiell yjeve u dërgoj urime nga Kosova
se janë dëshmorët e Pavarësisë
le ta ndjejnë gëzimin : Bacë u Kry!
jemi të lirë të bartim fitoren!
Do të jetë me ne Adem Jashari pararojë
ai që i dha jetë kthesës se ne nuk mposhtemi
Edhe trimat si Fehmiu dhe Xheva që ranë
janë urimi ma i ngrohtë i krenarisë
që na hapin motivin përse duhet luftuar
Përse i duhej liria Kosovës së nadarë nga Nëna!
Një urim bashkimi sonte për ju o shqiptarë
mos të lindin nënat femijë për vëllavrasje
gjakderdhja nuk është monumenti i lavdisë ,
Të cakrrojmë gotat për dashurinë e shtrydhur
varfëria qoftë e kaluar si dimri kur sjell blerimin
- Jetëgjatësi dhe gëzim ! e përmbyll urimin!
KOSOVA NË ZHVILLIM
U nisa të hap shtigje për jetën
për shpresat të ketë hapsirë
u ndesha me ata që se duan të vërtetën
kërkojnë hidhërim dhe errësirë !
I mora vargjet në ugarin e frymëzimit
dhe uratën e tyre e ngrita
Gjithmon për dritën e kuptimit
flamurin e lavdisë valvita!
Për jetë zgjërova kornizat,
lumturia të shtrojë mbretëri
të rriten brezat si filizat
të gëzuar përjetë, në liri!
Për të vjetërit shkrihemi me shërbim
të rinjve ua japim peshën e vet !
Kjo është Kosova në zhvillim !
Kjo sjellje armikun e vret !
KENGA IME ME LOT
Më shkojnë vërdallë frymëzimet
misteri ka përmbyll franxhitë
me errësirë ka shpallë mbretërinë
Janë nis Krushqit që vrasin shpresën
Bajraktarë të mbarë përgjakjesh
pse derdhin helm në dashuri!
Le të turren pulbardhat në liqen
peshku i artë ka rënë në lak
përralla e Hirushes e dehu
E kanë gjetur këpucën e humbur
askund nuk ka këmbën që i bën
kënga ime me lot .
NËSE
Nëse pikëllohem -
është malli që kam për TY
është mjegulla që ngritet dhe derdh shi
nga sytë e mi ujvarë e hapit në kërkim!
Nëse mendon -
se aq lehtë të harroj
rikujtohu për gjithë të kaluarën
kurorë e ngrirë në kujtime!
Nëse të vij -
në erresirën e mesnatës
mos u frigo nga hapat që dëgjon
të sjell jetën me dritë e ngrohtësi Dielli !
Nëse jemi të ndarë -
në këtë largësi
në zemrën time je gjithmonë
me vargje të jap shpirtin të jetosh!
SHQIPJA KA SHPRESË
Atje ku nisën të kuvendojnë e turfullojnë
ata që kurrë nuk patën besë !
Njëherë e pergjithmonë të kuptojnë
se shqipja ka një shpresë !
Një ditë do të mblidhen në kuvend
Ashtu si tek Lidhja shqiptare kur doli paria !
Dhe bota që si ra ndërmend
le të shoh kush është Shqipëria!
Ajo që shekujve e copëtuar u nis
me plagë e me gurkufirin e vdekjes !
Kurrë nuk u mposht edhe kur u gremis
nga shpirti tiran me krimin e etjes!
Dëgjoni ju të nderuar që vendosni për rregull :
- Mjaftë ky arbitrazh i zi !
Vetëm kjo shtëpi e kombit nuk ka tjegull
është rrënuar në çati !
U ftoj të ktheni ndërgjegjen , parimin !
Le të bëhet bashkë se është e ndarë !
Për të pasur lirinë dhe bashkimin
Ajo dha heronj - legjendarë !
UNË JAM ME JU SHOTË GALICA
Më ftoj një zë : U ngrita e prita,
Eja ! Hyr këtu ! Kush je të di ?
Dhe heshta kur ajo vetë e dyta
me tha : Trokit Kosova për Pavarësi !
U priftë e mbara unë jam me ju !
I hapa krahët përqafova atë trime !
-E dijmë se një Besnike kemi taku,
kjo rrugë kërkon dhe shumë flijime!
Unë jam Shota ! Më pasoni në log
Nuk do të mbesë Kosova nën thundër !
Ky është Azemi që hyn në dialog
por për djallëzi do të jetë kundër !
Unë jam me JU ! Shotë Galica !
Azem Bejtë o tribun i gjithë shqiptarisë !
Më fali shpirtin Kosova, trimërinë Drenica
të luftojmë pushtuesit, sllavët e zi...!
TË KRIJOJ KURORË PËR TY
1.
Dikund qëndron çelësi i artë
për të hapur portën e zemrës
nëse në gurrën e frymëzimit heshtja
ka krijuar prehje në shtigje
ndalu dhe kujto lindjet -
një shenjt ma shumë i shtohet njerëzimit!
2.
Në mikpritjen e ditës ka pasur gjithcka
lodhja nuk ndjehet në gëzim
urata i këput vargonjt e hekurt
buzëqeshja krijon ylberin e lumturisë
sa më mungojnë shijet e lirikës
të krijoj kurorë për ty!
3.
Do të arrijë ta mposht heshtjen
nëpër dallget e detit anija te rrugëtojë
deri në kulmin e matanë bregut
jam e pamposhtur, për dritë mirësie
frymëmarrjen për hapin e parë e nisa
dëshpërimi nuk ka vend...!
NË KOSOVË
1.
Kur të hysh në tokën e Kosovës
ndalu dhe mendo :
Ligji i saj është nderi
është fjala e burrave që mbajnë plis
dhe grave që veshen si trimat
dhe dalin në mejdan!
2.
Kur të jetosh në Kosovë
mësohu për rrjedhën e dasmave
për vallen e Shotës në Rrugovë
dhe shtruarjen e sofrës në dhomën e miqëve
pastaj, mos e mbaro kuvendimin
se çaji të pret për gjumin!
3.
Kur të largohesh nga Kosova
mos i harro dëshmorët,
nuk i frigoj vdekja pse luftuan në beteja
por i frigon hallakama që bëhet
për të rrëmbyer frenjt e pushtetit
të grabitet populli...!
RILEXONI HESHTJEN
1.
Nëse doni të dini të vërtën
mos rrini atje në zgafellë të përgjumjes
kanë ndodhur gjëra pa shije, gjëra pa kripë
i kanë bërë ata që e duan të keqen
Nëse doni ta dini të vërtën
shikoni gjithmon në ballin e rrudhur
në fytyrën e vyshkur , të berë eshkë
do të bindeni se jeta i ka vra!
2.
Kur të ndaleni të pushoni në udhëkryq
mendoni për ata që u ndanë dhe s'u takuan
mendoni për dëshirat që u mbetën peng
mendoni do të kthehen në piktakimin e njëjtë
Se u nisën me trenin e të dëbuarve
me lot e me mall , me plagë e me zjarr
dhe vdiqën të ringjallen në kujtime
këgët lot e pikëllim, kanë ...!
3.
Tash kur të ktheheni të rilexoni heshtjen
mos klithni për martirët e vrarë
ia falën Kosovës gjakun për qetësi
të mos ketë kurrë vëllavrasje,
Sa shpejt kaluan të gjitha, si era
mos e mallkoni harresën që ra ,
është ndezur dëshira për të rrëmbyer fronin
të pushtohet gjaku me gjakun e gjuhës...!
EJA NË KOSOVAPOLIS !
1.
Eja në KosovaPolis të dëgjosh legjendën
për luftë dhe për beteja që ndodhën
për gjakun e derdhur të heronjve dhe miteve
për Kopiliqë e Miliqë që turren me djallëzi
të ngrisin djepin e vdekjes për shqiptarët
të mbjellin krimin sërbi...!
2.
Eja në KosovaPolis ku udhëkryqet lidhin botën
Vilajetët kanë pikëtakime Arbërore
Nga Kongresi i Manastirit dalin shkronjat e ugarit letrar
të shkruajnë për Ulpianën dhe Dardanën
të lidhen me Plavë e Gusi, me Prevezë e Janinë
Pa harruar Pollog - Pellagoninë dhe Uskanën...!
3.
Eja në KosovaPolis të ndjesh këngën
edhe lamtumirën e mërgimtarëve që nisen shtigjeve
edhe trenin e ngarkuar me ikanakë nga dhuna
edhe njerëz të përmallur që rikthehen me pavarësinë
se e ndjejnë ngrohtësinë e Fushë Kosovës Dardane
dhe shekujve ua falin dashurinë ...!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi