Arvanitasja legjendë - Laskarina Bubulina
Faqja 1 e 1
Arvanitasja legjendë - Laskarina Bubulina
Arvanitasja legjendë - Laskarina Bubulina
Nga Albert Zholi
Nga Albert Zholi
Fill pas vdekjes së Skënderbeut, një emigracion i paparë i arbërorëve iu drejtuan Greqisë dhe Italisë. Ky ishte emigracioni më masiv i arbërorëve deri në atë kohë, duke mos menduar askush se një emigracion dhe më i paparë do të dilte në skenë në fundin e mijëvjeçarit të dytë. Ishin këto dy vende që u bënë streha, por edhe atdheu i tyre i dytë. Me përpjekje të guximshme, me shpirt kurajoz e krenar për përkatësinë etnike, ngulmimet e para shqiptare në fqinjin tonë jugor u vendosën në territoret e braktisura nga popullsia vendase. Kjo popullsi e ardhur synonte të rilindte jetën në këto vende, që shekuj më parë kishin rrezatuar kulturë, politikë, filozofi, art dhe shkencë ndër botën mesdhetare e më gjerë. Trojet ku u vendosën arbëreshët (apo arvanitët siç u quajtën më vonë nga popullsia vendase), i konsideruan si një atdhe të ri, duke mbajtur gjallë vetitë e virtytet, psikologjinë e moralin, kulturën dhe fenë, zakonet dhe ligjet e pashkruara, me një fjalë, gjithë strukturën shpirtërore të mbajtur në tokën arbërore. Pas shumë vitesh e dekadash lufte, qëndrese, gëzimesh e hidhërimesh nga kjo popullsi e ashpër dhe krenare, kishin lindur tashmë gjenerata të tëra që lidheshin drejtpërdrejt me të dhe faqet e saj. Kjo popullsi dallohej në vargun e popujve të tjerë të Ballkanit nga natyra e saj edhe nga tiparet e mosnënshtrimit para synimeve skllavëruese dhe shpirtin e saj të lirë e luftarak.
Për këto arsye, qysh në fundin e shekullit XIV-të dhe fillimin e shekullit XV-të, atëherë kur osmanët zbritën me inkursionet e para ushtarake në territoret greke, njësitë e para që u ndeshën me ta ishin ato të shqiptarëve. Osmanët zbritën fillimisht në këto territore të vendeve ballkanike të ftuar nga vetë princat ballkanas, të cilët për të zgjidhur grindjet e vazhdueshme me njëri-tjetrin, thirrën për ndihmë repartet osmane. Aq prezente bëhen trupat osmane në territoret greke, sa, kur princat që i patën ftuar vetë, kujtohen një ditë t?i largojnë, pasi misioni i tyre kishte mbaruar. Repartet osmane jo vetëm që s?pranojnë, por kërcënojnë dhe godasin vetë despotët grekë. Osmanët i gjetën territoret e Greqisë klasike të shpopulluar nga elementi vendas. Më 1348, kur serbët e Stefan Dushanit pushtuan Shqipërinë, Epirin dhe Thesalinë, popullsia greke u prek rëndë nga kjo. Serbët shpërngulën një numër të madh grekësh. Grekët e vjetër u zhdukën krejt për shkak të dyndjeve sllave në shekullin e VI-të erës sonë.
Që në inkursionet e para të reparteve osmane, popullsia shqiptare në Greqi kishte reaguar energjikisht dhe dihej se kjo popullsi në këto vendbanime të reja në Gadishullin Ballkanik dhe në Peloponez, nuk do t?i nënshtrohej lehtë operacioneve pushtuese greke. Me virtyte të tilla, të rralla e të përcjella nga një vend krenar "?ata do të luftonin dhe qëndronin heroikisht duke bërë një histori të veçantë në biografinë e lavdishme të tyre.
Pasi kjo racë, me tipare të veçanta nacionale, lindi një popull heronjsh që përmbi 400 vjet të shfaqur si ushtarë, komandantë dhe kaçakë, qëndroi dhe luftoi burrërisht kundër dinastive osmane në tokë dhe në det, duke tronditur, mrekulluar dhe prekur tërë botën e qytetëruar ?
Në periudhën e gjysmës së dytë të shekullit XIV-të, kur formacionet ushtarake turke bënë kërdinë në gjithë Evropën juglindore me fillimin e operacioneve të drejtpërdrejta për pushtimin e territoreve greke, popullsia shqiptare formonte një komunitet të rëndësishëm nacional dhe një rezervë të madhe e të fuqishme ushtarake. Në këtë kohë në Peloponez numëroheshin mbi 30 000 burra nën armë, të cilët nën komandën e princave shqiptarë si Petro Bua, Manuil Kantakuzino, Korkodil Kladha u bënë pengesa e parë ndaj agresorit aziatik. Gjatë gjithë luftës kundër osmanëve dalluan dhe spikatën figura të ndritura shqiptarësh në gadishullin helenik. Më 1458-1460 dallohen udhëheqësit kryengritës arvanitas si Thoksa e Dusha, Andre Grice e Prinokoken. Këtë të fundit, nga pabesia e marrëveshjes, turqit e ndalojnë dhe e rrjepin të gjallë, ndërsa 300 luftëtarë arvanitas i ngulën në hunj dhe i therin publikisht. Dallohen në këto vite luftëtarë të njohur arvanitë si Teodor Bohali, Nikolla Grece, Teodor Bua, Meksi, Buziqi, Leon Bua, Bano Mejdani, Niko Cara e të tjerë.
Historia greke e mesjetës është e mbushur plot me figura luftëtarësh arvanitë, në atë masë sa ata e dominojnë këtë histori. Kështu, përveç sa përmendëm më sipër, në vitet 1600 e mbrapa janë shquar shumë figura të ndritura shqiptarësh e arvanitësish: Beqir Xhokadori, Kacandoni, Spiro Pinoci, Kico Bocari, Dhimi Bllohava, Sula Proshova Ali Bendo, Mustafa Molla, Veli Beu (babai i Ali Pashë Tepelenës) Jani Prifti, Dhimitër Toska, Velo Gjeka, Tafil Buzi, Shaban Gjika e deri tek heronjtë e Revolucionit grek të 1821 që bënë emër e shkruan histori të rrallë si Pllaputen, Karaiskaqi, Marko Boçari, Foto Xhavella, Odise Andruco, Ali Farmaqi, Kosta Kanari, Kollokontroni si edhe gruaja kapedane Laskarina Bubulina.
Bubullima (bubullon-gjëmon) do të thoshte për të arvanitasi i shquar Aristidh Kolja. Ajo doli në skenën e luftës kur ofensiva osmane në territoret e Greqisë futet në fazën e finalizimit të operacioneve të saj pushtuese. Në hapësirat e Peloponezit, edhe pse rezistenca e arvanitasve ishte e fortë dhe aktive, turqit bëjnë reprezalje dhe kryejnë masakra masive e rrëqethëse. Gjenocidi barbar që trupat e ushtrisë osmane bënë mbi këtë popullsi, është një argument që nënkupton se shqiptarët e këtyre anëve iu përgjigjen si edhe më parë me majën e shpatës sulmeve të pushtuesve osmanë. Në vazhdim të operacioneve të tyre, osmanët rrethojnë një nga vatrat e kryengritësve arvanitë të Naplios. Pas përpjekjesh e luftimesh të ashpra, turqit arrijnë të nënshtrojnë kryengritësit rebelë dhe, në përfundim të betejës, marrin rreth 10.000 vetë robër, të cilët i çojnë në Azinë e Vogël. Mes këtyre robërve ishte edhe kryengritësi rebel, arvanitasi i njohur nga ishulli i Hidrës, Stavro Pinoci. Komiti i pabindur, pas disa vitesh lufte e përpjekje kundër turqve, u kap e u burgos në Stamboll. Kur Shqevua, gruaja e Stavros, shkoi për të takuar të shoqin të pranguar larg, në burgjet e perandorisë së madhe lindore, e zunë krizat e lindjes. Pikërisht aty, ku dergjeshin e martirizoheshin luftëtarë kryengritës nga i gjithë Ballkani, si për të sfiduar prangat dhe vdekjen, më 11 maj 1771 lindi ajo krijesë, e cila do të kthehej në një simbol të lirisë: BUBULINA.
Laskarina këtë datë e kishte të shkruar në regjistrin qiellor të mendjes së saj si një ditë nga më të shënuara, që nesër ta kthente në hakmarrje ndaj turqve, armikut të babait e të vendit të saj. Ajo ishte e lidhur shumë me të ëmën, e cila i tregonte për babanë e saj, Stavron. Përfytyronte gjendjen tepër të rënduar nga torturat në burgun turk të të atit, mendonte të ëmën tek bënte lindjen e parakohshme në mjediset e burgut para syve të burrit të saj, Pinocit. Nga bisedat e më të moshuarve të fshatit ishte njohur me historinë e të parëve të saj, ilirëve dhe helenëve të lashtë. Më shumë e kishte të tërhequr figura e Gjergj Kastriotit, kryetrimit të shqiptarëve, që për 25 vjet rresht nuk u mposht nga forca më e madhe e kohës dhe bëri që për vite me radhë të valëvitej flamuri i shqiptarëve. Ky hero ishte i dashur për të edhe për faktin që ai u bë barrierë e pakapërcyeshme e myslimanizmit në kontinentin e Evropës. Figurë tjetër që e kishte tërhequr ishte ajo e Perikliut, themeluesit të shtetit demokratik helen. Kujtonte atë dhe mendonte veten e saj të hipur mbi kalë, me shpatë në dorë, tek luftonte të keqen e zezë që kishte pllakosur gjithë Ballkanin.
Laskarina ishte aq e dashuruar me detin, saqë për të harronte gjithçka. Me shikimin hedhur tutje në horizont, atje ku qielli dhe deti bashkonte kaltërsinë e tyre, vajza flokëlëshuar, trupdrejtë e syzezë përkëdhelte brigjet e ulur në një gur të bardhë pranë Limanit. Deti përcillte një ajër të ngrohtë që spërkaste pemët dhe freskonte disi nxehtësinë e drekës. Prej disa orësh shpresonte se shikimi i saj hedhur tutje do të merrte një përgjigje nga deti, i cili kërkonte, nxiste e joshte shtatëmbëdhjetë vjetët e saj. Më pas nxori një pasthirrmë nga thellësia e shpirtit. Ah të mundej në atë çast që të luftonte në krah të luftëtarit Kaconi, atij që tronditi Egjeun me anijet e tij dhe u solli fundin anijeve të pushtuesve turq. Shumë trima ishullorë kishin shkuar luftëtar në anijet e tij dhe flisnin për këtë trim me dashuri e adhurim. Nuk kishte as dy javë që në ujërat e Karpadhit simboli Llambro Kaconi pëshpëriti pa dashur ajo. Ky emër i erdhi vetvetiu i ëmbël e i ngrohtë si një puhizë deti në veshët e saj. Nuk donte ta largonte nga mendja këtë hero që i dha përsëri kurajën një populli të trembur prej tre shekujsh nga thundra otomane. Në fantazinë e saj virgjëronte ai, ishte bërë si një perëndi e antikitetit grek.
"Sikur të isha edhe unë burrë e të mundja të merrja armët për të mbrojtur vatanin, duke tundur detet". Sa herë i dilnin këto fjalë nga buzët e saj të njoma! Sa herë drithërohej nga bëmat e luftëtarëve shtati i saj njomëzak! Sa e sa herë mendonte për trimëri dhe heroizma ulur këtu, tek ky gur i bardhë, pranë limanit!
E vonuar kthehet në shtëpi, ku e ëma e priste në prag të portës bashkë me vëllanë e vogël, Thanasin. Brenda në shtëpi ishte njerku dhe Januzai. Biseda e tyre vërtitej rreth saj. A e meritonte Laskarina të ishte gruaja e ardhme e Dhimitër Januzait? Laskarina dëgjonte në heshtje të plotë fjalët e ëmbla që thoshte për të njerku i saj, Dhimitër Lazaru. Po zemra pse i gufonte, kur dëgjonte zërin kumbues të Januzait?
Të dielën tjetër ajo do të martohej me Dhimitër Januzanë, një njeri i pasur i ishullit dhe zotërues anijesh të shumta. Njohja e tyre u bë dy verëra të shkuara, kur ajo tregonte kureshtjen e dukshme për anijet dhe lundrimet mbi detin e paanë. E bija e Shqevos, e shëndetshme dhe e fuqishme, që kryente punën e burrave, tërhoqi vëmendjen dhe interesin e kapedan Dhimitrit. Vajza ishte një admiruese e flaktë e luftërave dhe gjithnjë sytë e mendjen i kishte nga deti. I përshëndeste çdo ditë me dorë e sidomos anijen e Januzas që hidhte spirancën në Limanin e Specias. Ajo ishte vajzë krenare e optimiste, këmbëngulëse e trime. Nuk hezitonte ta thoshte mendimin e saj edhe në kuvende burrash. Madje edhe para njerkut të saj, Dhimitër Lazaru, të cilin fshati e respektonte si njeri të leshtë e të urtë, ajo nuk nguronte të shprehej hapur.
Ajo në krye të flotë së Specias u tregoi osmanllinjve dhe botës mbarë, se ç?është e aftë të bëjë një grua kur lufton në emër të lirisë, të drejtës dhe në deje i zien gjak trimash. Ajo do të mbetet përjetësisht në piedestalin e pavdekësisë si simbol i luftëtares së deteve, e krahasuar me gjeneralët dhe strategët më të shquar ushtarakë të flotave luftarake detare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi