Halit Bogaj: Duke e lexuar shkrimin e Ilir Dardanit
Faqja 1 e 1

DUKE E LEXUAR SHKRIMIN E ILIR DARDANIT
‘’Kadri Mani Legjendë e gjallë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve’’
Nga Halit Bogaj
Duke e lexuar shkrimin e Ilir Dardanit kushtuar Kadri Manit, edhe unë u emocionove për t’i thënë disa fjalë përkitazi me këtë martir të gjallë të çështjes sonë madhështore kombëtare të cilën, falë atij dhe mijra të persekutuarve të tjerë, jemi duke e gëzuar ne sot.Pra, edhe Kadri Mani, si shumë të tjerë që nuk kursyen asgjë për mbarëvajtjen tonë sa më të mirë dhe çlirimin kombëtar nga kthetrat fashizoide serbe, meriton një vend nderi në Altarin e lirisë shqiptare.Ai bëri shumë që ta arrijmë fitoren tonë përfundimtare dhe çka duhet të bëjë njeriu më tepër se sa të burgoset me dhjetra vite për të vetmin ideal jetësor nga i cili nuk u largua kurrë, deri në ditët e sotme kur përpiqet t’i luftojë të gjitha dukuritë tona negative që e dëshpërojnë atë si edhe të gjithë neve.Kadri Mani dhe idealistët e tjerë të shquar të popullit tonë, nuk e kanë mbajtur burgun që të vijnë në pushtet njerëzit pakurrizorë që nuk shohin asnjë centimetër më larg se interesat e tyre personale.Kadri Mani, Martin Çuni, Metush Krasniqi, Zeqir Gërvalla, Osman Dumoshi, Afrim Loxha dhe shumë e shumë patriotë të tjerë , nuk kanë shkuar në burgje për të marrë pozita dhe ofiqe të ndryshme uzurpatore, çfarë po ndodhë mjerisht sot me shumë njerëz të tillë të burgosur politik të cilët meritat për çlirimin e këtij vendi/fatkeqësisht/ ia lënë vetëm vetëvetes!Kadri Mani është një hero tipik i sakrificës sublime për atdhe i cili ka qeshur me ironi para gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, duke mos i pranuar ata si të ‘’ligjshëm’’të kësaj toke dardane.Kadri Mani është ndër ata pak të burogosur politik i cili e çmon si duhet Presidentin tonë historik me të cilin ishte i lidhur fati i këtij populli të vuajtur.Dhe pikërisht për këtë arsye ai mbetet ndër njerëzit më të dashur të këtij populli i cili ia di vlerat historike presidentit tonë madhështor, por parasëgjithash duke e çmuar votën e sovranit, ngase populli është ai i cili i di më së miri gjërat e vërteta dhe lexon më thellë se shtatë pash nën dhe.
Duke e shkruar artikullin tim, për të cilin më nxiti Ilir Dardani dhe disa komente rreth shkrimit të tij, më përvetësoi edhe Komenti i Naser Aliut i cili thotë’’Kadri Mani ishte kurrizi i vërtetë i kombit shqiptar, sepse në atë kohë guximi ishte tepër i rrallë’’.Pra kush mund t’ia luajë fjalët e fuqishme të kometuesit Naser Aliu?!Këtë mund ta bëjnë vetëm injorantët dhe njerëzit pa dinjitet kombëtar, të cilët, për fat të keq janë të shumtë edhe sot në Kosovën tonë të lirë, disa nga të cilët nuk shohin më larg se para hundës së tyre!
Shkrimi i Ilir Dardanit është shumë pozitiv ngase ua kemi borxh që sadopak t’ua japim hakun atyre që kanë dhënë aq shumë për këtë atdhe dhe t’ua përkujtojmë të gjithë atyre që nuk kuptojnë sa duhet se shumëkush e ka sakrifikuar vetëveten për të arritur këtu ku jemi sot, ndaj në asnjë mënyrë nuk guxojmë të harrojmë dhe t’i mbyllim sytë para realitetit ekzistues.Pasi jemi këtu , dikush nga komentuesit e nderuar e kishte përmendur se Kadri Mani meritonte shumë më tepër se fjalët që i themi për të, duke na u kujtuar Shqipëria nënë me emrin e Pjetër Arbnorit që ia kishte dhënë Parlamemtit shqiptar.Ai lajm ishte kënaqësi e madhe për të gjithë ne, ndaj institucionet tona , rrugët, sheshet , shkollat apo diçka tjetër i meritojnë emrat e të gjithë atyre që kanë bërë shumë për këtë vend..Në vijim dua të theksoj, i lumtë artikullshkruesit, kryeredaktorit të ‘’Zemrës shqiptare ‘’dhe të gjithë atyre që kanë shkruar me aq pasion dhe dashuri për Kadri Manin, natyrisht që përmes tij, duke i kujtuar, siç thamë edhe më lart, edhe mijra e mijra të burgosur të tjerë politik të cilët kanë qëndruar me vite të tëra nëpër burgjet e tmerrshme serbe.
Në komentin e tij të mëtejmë, Naser Ali shkruan’’Koha kur është revoltuar Kadri Mani ishte kohë e burrave të veçantë’’, mendim të cilin nuk mund ta mposhtë askush, por të cilin duhet ta respektojmë nga të gjitha thellësitë e zemrave tona .
Gjithashtu përshtypje të paharruara më ka bërë edhe komenti i Zonjës Kozeta Zylo e cila shprehet:’’Prof.Kadri Mani është figurë e ndritur e Kombit shqiptar!Burgosja e tij nga kuçedra serbe, tregon se ai mbetet nje patriot i flaktë i Mëmedheut tonë.Ai është një shëmbëlltyrë e brezave qe luftoi familjarisht pa iu trembur qerpiku, kundër armiqve të Kombit!Ai së bashku me bashkëshorten e tij fisnike znj.Shukrije do të ngelin legjenda në historinë e shumëvuajtur.Përulem me respekt përpara gjithë heronjve të vdekur dhe të gjallë të Kombit tim!’’
Prandaj njeriu nuk mund të jetë i qetë dhe pa pasur emocione kur lexon këso shkrime të denja për respekt ndaj njerëzve tanë martirë të gjallë dhe të vdekur.
Gjithashtu është i paharruar edhe komenti i një Anonimi i cili thotë: ‘’ Kombet e tjera degjojnë përralla dhe krijojnë mite. Shqiptarët i kanë me fakte të dokumentuara, por edhe bashkëkohës dhe i refuzojnë. Një dreq e di se çka ka ndodhur me shqiptarët.Nuk mund të tregoj se kush jam , por e përshëndes nga zemra Ilir Dardanin, këtë dritë shqiptare dhe atë që me të drejtë e quan Legjendë e Gjallë, Kadri Manin.’’.
Mes tjerash janë të paharruara edhe vargje e Dibran Demakut/ Na janë zgjuar korbat/tek lëpijnë çorbat/krrokasin ndër malet/ fryma që su ndalet!/Sulmojnë në të katër anët/Si mos t`ishin tanët/ Mëshiroji, o zot/ Këta Don Kishotë!/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi