Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edmond Shallvari: Nga romani, "Unaza e diamantë".

Shko poshtë

Edmond Shallvari: Nga romani, "Unaza e diamantë". Empty Edmond Shallvari: Nga romani, "Unaza e diamantë".

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 21, 2010 8:52 pm

Edmond Shallvari: Nga romani, "Unaza e diamantë". N1580929290_88846_9220




Edmond Shallvari: Nga romani, "Unaza e diamantë".


........

Jara nuk arriti të mbarojë ulërimën e saj për arrestimin e
papritur të Thomajt mu në mes të spitalit. Çasti i fundit shikues ishte
ecja nxitimthi e një njeriu të padukshëm si në ajër, mbajtur fort nga
duart e dy njerëzve me uniforma policie, mbuluar me një plaçkë kokës
dhe përpirë sa hap e mbyll sytë nga goja e zezë e një xhipi ushtarak.
Fluturoi shkallëve si e marrë, por të tjera duar të fuqishme e ndalën
në mes dhe me mirësjelljen ironike në fytyrat e tyre të egra, i thanë
se duhej të shkonin diku bashkë. E la veten në ca duar të forta dhe
ndjeu vetëm çastin varës së kokës, truri i së cilës i zhurmoi në vesh e
ndriçoi në sy miliona shkëndija, pushimi i menjëhershëm i të cilave e
shkëputi përfundimisht nga çdo lloj ndjesie. Kur hapi sytë, e pa veten
të ulur përballë një fytyre të papërfunduar njeriu, që vetëm kur nxorri
zë nga goja, e bindi Jarën se kishte të bënte vërtet me një njeri. Mbi
kokën e tij, ngjyra në gri e portretit të Enverit, e solli më në vete
dhe shpresën, se e keqja e ndodhur do ishte thjesht një keqkuptim. Bile
për një çast ajo nënqeshi dhe lëvizi pak vendit, si për t'u bindur që
gjithçka e ndodhur s'ishte gjë tjetër veçse një ëndërr e keqe, e një
gjumi të çrregullt.

Jara u qetësua kur qoshet e fytyrës së njeriut përballë formuan në
tërësinë e fytyrës së tij një portret keqardhës. Kishte dëgjuar dikur
nga Thomaj për pamjet shkëmbore të disa njerëzve lindur e rritur mes
malesh. Në përfytyrimin e saj ata shfaqeshin krejt të veçantë, me
përmasa trupore të lakmueshme nga ata të fushës dhe ndjellëse për syrin
e femrës. Fytyra përballë, edhe pse kishte diçka të ngjashme me ta,
ishte përsëri larg tyre. Me siguri, sipas mendjes së saj, ky do ishte
diçka midis, që o kishte lënë në mes jetesën malore, pa përfunduar
kështu ngjashmërinë kreshnike, o i përkiste një lartësie më të ulët,
diku mes fushës dhe malit.
Mjaftoi lëshimi i fjalëve të para, që Jara të plotësonte bindjen që ky
njeri ishte gjysmak jo vetëm në pamje, por edhe në mënyrën folëse. Edhe
dialekti folës, që i dha shenjat e atij që ajo adhuronte aq shumë,
filloi t'i zvërtitej, porsa doli nga ajo gojë zgavër, me copra dhëmbësh
të zverdhura dhe kundërmim ere vjellndjellëse.

As arriti të kënaqej me shpëtimin e saj të shpejtë, pasi ajo gojë
qelbanike kundërmoi akoma më shumë, kur me një inat dhe lëvizje
deformuese të qosheve të fytyrës, zuri në gojë emrin e më të mirit
njeri të saj, Thomajt.

Lëvizi për herë të dytë apo të tretë vendit për të erdhur në vete,
se mos kushedi, vazhdonte akoma çmenduria e ëndrrës, por jo, era e
ndyrë përcillte përsëri emrin më të pastër të botës, Thoma.

"Burri tand akuzohet për agjitacon e prapagand kundër Pushtetit
ton' Popllor e për këtë ka me u gjigj para organeve të diktaturs
s'proletarjatit. Me ju s'kena tash për tash kurgja. Mund t'ikni!"

Eli ndjeu përsëri zhurmërinë e miliona mizave në kokë, por këtë
rradhë truri i saj i zhduku menjëherë. Ky njeri gjysmak në gjithçka,
porsa kishte gjysmuar jetën e saj, atë jetë që ajo kishte filluar aq
çmendurisht e lumtur në Pragën e saj, me Thomanë e saj.

Portreti mbi kokën e gjysmakut vazhdonte buzqeshjen e tij dhe Eli
për herë të parë kuptoi, që gjysma dhe e plota në pamjen e njeriut nuk
paskan aq ndryshim.


Thënia, "Kur të vjen e keqja hapi derën", s'paska dalë kot. Kushedi
ç'përpjekje njerëzore janë bërë para krijimit të saj dhe kushedi
ç'pësime të tmerrshme kanë ndodhur, që anonimi mes njerëzve e hodhi si
formulë të gatshme mes tyre, pa ndeshur pikë kundërshtimi. Me sa dukej,
s'kishte mbetur njeri pa rezistuar, por më pas pa pësuar diçka të keqe
në derën e vet. Mundimi përballues mbase ka qënë më i madh dhe se vetë
e keqja, kështu që kjo thënie të paktën ja ka lehtësuar sadopak
pasojën. Sepse sado e mbyllur të ketë qënë porta, me kyçe e lloze të
hekurta, e keqja prapë se prapë e ka kapërcyer pengesën lehtësisht dhe
e ka takuar brenda shtëpisë.

Por e keqja që pllakosi shtëpinë e Lefkës, nuk kishte të ngjarë as
me ato që nganjëherë shfaqen në ëndërrat më të tmerrshme, apo
fantazohen çmendurisht nga mendja e njeriut. Në raste të tilla ndodh
çuditërisht dhe kundërveprimi i pësuesit, që vërtet i hap derën, por
ngushëllohet me fatin e ngjashëm njerëzor dhe përpiqet të fuqizohet për
përballimin e tij.

Çfarë fuqizimi dhe përballimi të bënte e gjora Lefkë, që e mbushur
vite me rradhë me të mirat e ardhura në jetën e fëmijëve të saj, do
ndodhej kaq papritur para kataklizmosë, që kalonte dhe apokalipsin e
ungjillit?
Ç'të përballonte mendja dhe shpirti i Lefkës, kur nusja për kokën e
nuses, ju shfaq si një e çmendur arratisur nga çmendina dhe me gjuhën e
përzjerë të nënës dhe burrit të saj, i dha lajmin mënxyrë për
arrestimin e Thomajt?

Me duart drejt qiellit, por pa përgjigjen e Zotit, plaka Lefkë u
zhyt oshëtimave të klithmave, duke rendur mes tyre për t'i kapërcyer e
shpëtuar shurdhimit, por ishte e kotë. Mbetur mes tyre kërkoi ndihmën e
syve për të parë pak hapësirë ku mund të lehtësonte frymëmarrjen, por
ajo i zjente gjoksin si ujë i valuar dhe vetëm kur bulzat e tij mbushën
sytë dhe faqet, trupi u zbut nga tkurrja, sytë morrën normalitetin e
formës, klithmat u shuan papritur.
Lefka eci e përhumbur drejt pasqyrës dhe me lëvizjen e gishtave prapa
kornizës, nxorri zërin me fjalët takuese me dikë, që atë çast vetëm ajo
e dinte. Porsa kishte filluar tjetërjetën e fundit të saj. Më shumë se
kaq, as Zoti vetë s'kishte ç'të bënte.



............Edmond Shallvari: Nga romani, "Unaza e diamantë". 20671_1247863888313_1580929290_607077_8171460_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi