Demir Krasniqi: Bardi që i dha shpirt e jetë këngës folklorike
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi: Bardi që i dha shpirt e jetë këngës folklorike
BARDI QË I DHA SHPIRT E JETË KËNGËS FOLKLORIKE
Nga Demir KRASNIQI
Bajrush Doda , i takon plejadës së rapsodëve të parë kosovarë, zëri i të cilëve që herët jehoi në etër, përmes valëve dhe emisioneve muzikore të Radio Prishtinës, qysh nga vitet e gjashtëdhjeta .
Ai, rreshtohet në stafin e parë të gjeneratës së rapsodëve popullor, që përbëhej nga emrat më të shquar të folklorit muzikor burimor, duke filluar nga: Riza Bllaca, Salih e Feriz Krasniqi, Dervish Shaqa, Demush Neziri , Halil Cërvadiku, Tahir Drenica, Hashim Shala, Qamili i Vogël, Marash Krasniqi, Mon Sokoli e ndonjë tjetër, që mund t’ ua kemi harruar emrat pa dashje.
Nuk duhet harruar se në kohën e viteve të 60-ta , nuk ishte aspak e lehtë që të jesh këngëtar – rapsod i Radio Prishtinës, kur çdo fjalë matej me dërhem nga ana e pushtetarëve sllavo-komunistë, e lëre më këngët tradicionale rapsodike shqiptare ! Andaj, në atë kohë, ishte privilegj i madh , nder dhe krenari e kombit, që të jesh bartës i një kulture kombëtare.
Në anën tjetër, atë botë , nuk ishte e mundur që të jesh këngëtar – rapsod i Radio Prishtinës, po nuk pate vlera të jashtëzakonshme vokale dhe interpretuese !
Populli shqiptar i shumëvuajtur, ishte i etshëm që t’i dëgjonte këngët tradicionale, të cilat me pietet i këndonin rapsodët e lartpërmendur. Figura e rapsodit popullor , në imagjinatën e dëgjuesve , konsiderohej dhe çmohej si një qenie e shenjtë, të cilës vetëm Zoti ka ditur që t’ ua dhuroi atë zë të bukur, atë mjeshtri të rrallë dhe atë begati shpirtërore! Prandaj, secili që i dëgjonte, ëndërronte se si do të mundet së pakut një herë në jetë , që t’ i shohë dhe t’i dëgjojë këta rapsodë për së gjalli, apo drejtpërsëdrejti?!
Më kujtohen si sot, ato ditë të fëmijërisë sime, kur në fshatin tim për herë të parë arriti një tranzistor që punonte me bateri dhe për ta dëgjuar Radio Prishtinën, mblidheshin për rreth tij, i tërë fshati !
Më kujtohet si sot, dita e marte dhe ora 15,15 minuta, kur Radio Prishtina, transmetonte emisionin :”Folklori muzikor” dhe në atë kohë (45 minuta), askush nga bujqit nuk punonte ! Për t’ i dëgjuar rapsodët, ndërpritej prashitja, korrja, kositja, madje edhe lama e shtruar me drithë ! Një dukuri e këtillë, nuk do t’ i ndodhë më kurrën e kurrës, asnjë këngëtari, rapsodi, apo ylli të muzikës!
Dëgjuesit dhe adhuruesit besnik të këtyre rapsodëve, bënin gara në mes veti se cili rapsod po këndon më mirë se tjetri dhe cili dëgjues po ua di më shumë repertorin dhe emrat e rapsodëve?!
Më kujtohet, si sot, kur spikeri i Radio Prishtinës, i ndjeri Gjakush Çapari, e lajmëroi këngën e radhës me titull:”Prej nji shpati t’i lëshova sytë”, të cilën do ta këndojnë rapsodët Bajrush Doda e Zenun Gashi. Kënga jehonte në malet e Malësisë së Gollakut, kurse kostarët ua dhanë zjarrin rafalëve të pa shkëputura!
Prej atëherë, emri, zëri dhe kënga e Bajrush Dodës, i pushtoi zemrat e dëgjuesve te të gjitha moshave, e sidomos ato te të rinjve !
Por , Bajrush Doda nuk u ndal vetëm me kaq. Ai e vazhdoi rrugën e këngës, duke ia falur asaj gjithë potencialin e tij moral e fizik, për t’ i dhënë këngës folklorike shpirt dhe jetë sa më të gjatë! Dhe këtë qëllim e arriti me shumë sukses .
Repertori i këngëve të tij, sa vinte e shtohej dita me ditë, qoftë përmes valëve të Radio Prishtinës, qoftë përmes disqeve të gramafonit, audio kasetave e deri tek emisionet e Televizionit të Prishtinës.
Do të mbeten të pa harruara dhe të pa zëvendësuara këngët e interpretuara nga Bajrush Doda, si: “Moj e mira, moj kablushë kuqe”, “Ditë e zezë ish kanë e honja”,”Kënga e Halit Gashit”, “Kënga e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, “Kënga e Lugut të Baranit” e shumë e shumë të tjera.
Por, një gjë nuk duhet harruar asnjëherë:- Kënga me titull “Prej një shpati t’ i lëshova sytë”, pa dyshim se do të mbetet në analet e historisë së muzikës sonë burimore, si njëra ndër perlat më të bukura të këngëve të dashurisë fshatare! Kjo këngë, vetëm sa nuk është shndërruar në një himn të këngëve tona popullore, nga se është e pa mundur që të jemi në një dasmë, aheng, kocert, festival, apo restorante e të mos kërkohet dhe këndohet kjo këngë !
Bajrush Doda, me punën e tij të pa lodhshme, me zërin e tij karakteristik me ngjyrë autoktone prej një malësori të vërtetë, i qëndroi besnik gjithë jetën këngës së mirëfilltë rapsodike, pa e çoroditur atë, asnjëherë . Ai, me një mjeshtri të rrallë prej rapsodi popullor, diti ta ruaj dhe ta kultivoj me besnikëri melosin autokton të Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës dhe të Rugovës .
Falë kësaj mjeshtërie dhe dhuntive që ia dhuroi vet Zoti, Bajrush Doda ia arriti që gjatë pesë dekadave t’ i mbajë për veti adhuruesit e tij të shumtë gjithandej ku bukës i thuhet bukë, e kripës i thuhet kripë, prandaj me të drejtë të pamohueshme mund të konkludojmë se vërtetë Bajrush Doda është dhe do të mbetet për gjithmonë i dashur, i adhuruar dhe një bard i vërtetë i këngës folklorike shqiptare.
Bajrush Doda me këngët dhe zërin e tij kumbues prej një malësori autokton, gjithmonë na e rikujtoi dhe na e ringjalli legjendën e këngës folklorike –Dervish Shaqën .
Kujtimi, nderi dhe respekti për te, do të jetojnë aq sa do të jetojnë Bjeshkët e Shkëlzenit!
Rrethanat e ndryshme ekonomike, luftërat dhe kurbeti, fatkeqësisht e kanë bërë të vetën mbi një pjesë të madhe të popullit shqiptar! Andaj, plaga e kurbetit të zi, ashtu siç na i zbrazi shumë familje e shtëpi, duke na i marrë djemtë e ri, na i zbrazi edhe shumë fole bilbilash, siç ndodhi edhe me rapsodin tonë të madh Bajrush Dodën !
Unë, uroj nga zemra që Bajrush Doda, të na kthehet sa më shpejtë në vendlindje dhe atdhe së bashku me të gjitha këngët e tij !
Uroj, që të ketë jetë të gjatë sa malet ! Pleqëri të rehatshme ! Gëzime , lumturi në familje dhe në shoqëri! Vepra e Tij, të begatohet edhe më shumë dhe të mos vdes kurrë!
Gjilan, më 10 Shkurt 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi