Pelegrinazh përjetësie: Kujtimet e mia për Imzot Dr Zef Oroshin tek varri i nacionalistit të flaktë Gjeneral Abas Kupi
Faqja 1 e 1

Nga TOME MRIJAJ, New York
(In memoriam në 34 – vjetorin e kalimit në amshim)
Komuniteti shqiptaro – amerikan ruan nje respekt te veçante per bijte e shquar te nacionalizmit, qe me dhimbje ne shpirt jetuan dhe punuan larg atdheut, qe ishte mberthyer nga lufta e pergjakshme civile e organizuar dhe udhehequr nga kreret e diktatures komuniste. Ata me shembuj konkrete provuan ndjenja te thella per trojet etnike shqiptare. I tille ishte biri i Krujes historike te Gjergj Gjon Kastriotit, legalisti nacionalist General Abas Kupi, qe deri sa kaloi ne amshim nuk e hoqi mendjen nga Atdheu.
Atij i vinte keq per vuajtjet dhe persekutimin, qe po kalonte populli shqiptar nen sundimin e eger te diktatures komuniste, e cila nga ana e saj kishte dekada qe zhvillonte nje propagande antinacionaliste dhe ne qender te sulmeve propagandistike ishte edhe General Abas Kupi me shume nacionaliste te tjere.
Kushdo ne Shqiperi, Kosove dhe diaspore e njeh simbolin e rezistences kombetare, burrin trim e sypatrembur, ushtarakun e larte te mbrujtur me virtyte te pastra shqiptare, luftetarin e flakte te trupave te Mbretit Zog, kunder hordhive te ushtrise pushtuese italiane me 7 Prill 1939. General Abas Kupi, ishte dhe mbeti nderi dhe lavdia e gjakut te patrioteve te vertete, qe per interesa te larta te atdheut ishin gati te beheshin fli, sikurse thote poeti yne i madh kombetar At Gjergj Fishta O.F.M. e “bajn deken si me le”.
Komuniteti yne, me kete gjest fisniekrie perkujtimi mundohet te kultivoje tek gjeneratat e reja nacionaliste sot nderimin dhe respektin qe ata duhet te tregojne per jeten dhe vepren e madhe patriotike te General Abas Kupit, per çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe kthetrat mizore te komunizmit te zi.
Kujtime nga Mons. Oroshi per General Abaz Kupin
Ishim duke udhetuar me makine drejt aeroportit J.F.K. Per fat te mire, nuk kishte trafik makinash gjate rruges. Porsa mberritem prane varrezave ne “Maple Grove Cementry” ne Kew Grandens (Queens, New York), Imzot Zef Oroshi, me tha, qe te ktheheshim tek varri i Gjeneral Abas Kupit([1][1]).
Per çudi, ne mbishkrimin e rrases se varrit te tij gjendet numri 444, qe, po t’i shtosh nje njesh perpara, i bie te jete 1444, koha kur eshte mbajtur Beselidhja e Lezhes, nen drejtimin e kryekomandantit te luftrave per liri nga zgjedha turke, Gjergj Kastriotit - Skenderbeut.
Abas Kupi, vinte nga kjo toke e begate me histori, tradita, lufte dhe rezistence, kunder pushtuesve te huaj italiane dhe gjermane dhe, se fundmi kunder komunizmit.
Kruja, per Kupin, mbeti dashuria me e madhe, qe i digjte zemren ne mergim. Gjithashtu, ne pllaken e varrit te tij gjendet edhe shqiponja dykrenare dhe perkrenarja me briret e dhise, qe mbante mbi krye heroi legjendar i Arberise - Gjergj Gjon Kastrioti. Ai sakrifikoi nje jete te tere ne sherbim te vatrave martire shqiptare.
Duke qene dakort me mendimin e Mons. Dr. Oroshit, ngadale iu afruam baneses se amshimit. Meshtari, shume i emocionuar e i zhytur thelle ne mendime, tha fjalet: “Miku im, Abas! E kreva amanetin tand dyfish.” Mbasi tha disa urate per shpirtin e tij, vendosem disa lule te fresketa dhe me pas morem rrugen e kthimit ne shtepi.
Gjate vazhdimit te udhetimit e pyeta Mons. Dr. Zef Oroshin, se cili ishte ai amanet i dyfishte, per te cilin u shpreh para varrit te nacionalistit te madh, Abas Kupi Ai, mbas nje heshtjeje te shkurter, drejtoi syte nga une e, i perqendruar thelle ne historite e se kaluares, shtoi:
“Gjeneral Abas Kupi, para se te kalonte ne amshim, ma kishte lane te shkrueme amanetin e çekun me nji shume te caktueme, per t’i thane meshe per nji vit.
Nji dite me kishte dale nga kujtesa e nuk isha i sigurt nese a i kisha çue te gjitha meshet smbas rradhes. Dhe keshtu vijova serish edhe nji vit tjeter, me ma shume kujdes, qe te mos kaloja asnji dite pa thane meshe, per shpirtin e nacionalistit te shquem, Gjeneral Abas Kupit.
Per kete erdha sot, me kujtue mikun tem te paharruem, per t’i thane se ia kreva amanetin dyfish, duke thane meshe 2 vjet me rradhe. Ky burre i madh i popullit shqiptar, qe shkriu gjithçka per Atdheun tone, meritonte ma shume respekt.
Edhe sikurse ai te mos ma lente kete amanet, qe nuk e trete as dheu, une isha pergatite te veproj, sikurse kam veprue deri tashti, ne kujtim te shpirtit te tij te pavdekshem.
Pushofte ne Paqe!”.
Keshtu, gjate gjithe udhetimeve bisedonim, sa here qe binte fjala per atdhetarin e madh, Gjeneral Abas Kupi dhe shume bashkeluftetare te tjere. Ai shfletonte nga kujtesa e freskta vitet e shkuara, plot kujtime te bukura per mikun e tij te shtrenjte nacionalist.
Kontributi i shquar i Abas Kupit, ishte i mbushur me perpjekje per keto ideale patriotike dhe me fryme te thelle atdhedashurie ne dobi te trojeve etnike shqiptare, qofte kunder nderhyrjeve te shteteve fqinje, per te penguar nga brenda konsolidimin fillestar te shtetit te ri shqiptar, ashtu edhe kunder qellimeve pushtuese te shteteve megallomane.
Ai eshte shquar per pikepamjet perparimtare per krijimin e nje shoqerie shqiptare moderne, duke iu larguar gjithnje e me shume rrymave politike bolshevike, qe, si semundje kancerogjene, kishte prekur si individet, ashtu dhe nje pjese te rinise se shoqerise shqiptare…
Shkelqimi dhe madheshtia e Abas Kupit, u pa edhe gjate diteve sa qendroi ne Shtepine Mortore (Funeral Home), edhe gjate ceremonise se varrimit. Ne Sh.B.A., vetem imzot Noli, mund te jete percjelle me nderime aq te medha.
Pjesemarrja e miqve angleze te luftes, ishte per ne vellezerit er tij shqiptaro-amerikane çdo levdate. Ne Funeral Home dhe tek varri i te ndjerit, te gjithe shqiptaret u luten per shpirtin e tij.
Ne shtepine mortore dhe tek varri ne “Maple Grove Cementry” ne Kew Grandens (Queens, New York), Monsinjor Zef Oroshi, tha nje lutje prane kufomes se tij.
Vete General Abas Kupi, ia kishte lene kete amanet Mgrs. Oroshit, kur ishte gjalle. Genarali legalist Kupi, i mbrojti dhe i nderoi te gjithe shqiptaret pa dallim feje e krahine. Nuk urrente njeri per pikepamje politike. Jetoi, punoi e luftoi per liri e bashkim kombetar. Vdiq me dhimbje ne shpirt, qe nuk e pa me atdheun dhe familjen e tij te dashur.
Jo larg prej sot, shpresojme, qe shteti demokratik shqiptar, duhet te kerkoje kthimin e eshtrave te tij ne atdhe, sebashku me eshtrat e shume nacionalisteve bashkeatdhetare qe ende sot prehen ne dherat e huaja...
Pronari i Entit Botues: “Gjonkelaj Publishing Company New York”, botuesi dhe ish gazetari i “Zerit te Amerikes” z. Gjek Gjonlekaj, qe njekohesisht eshte edhe botuesi i jetes dhe vepres se patriotit te madh General Abas Kupi, shkruar nga shkrimtari e ish i pendjekur politik Makensen Bungo, nder te tjera shprehet:
“General Abas Kupi, meriton respektin e perjetshem ne token meme. Atje duhet te shkruhet historia e tij, e cila u shemtua per aq dekada nga regjimi komunist. Historianet dhe njerezit e artit dhe te kultures kane detyre, qe me veprat e tyre artistike, ta nderojne kete figure te shquar te historise.” (Gjeke Gjonlekaj, “Abas Kupi, nje nga shtyllat e mbrojtjes kombetare, heroi i 7 prillit”, “Illyria”, New York, 9 Janar 2001.)
[1][1] Gjeneral Abas Kupi (1892-1976). Ky prijes i lirise shqiptare, radhitet me te drejte perkrah Mic Sokolit e Azem Galices, Spiro Bellkamenit e Shaban Polluzhes, Isa Boletinit e Selam Salarise, Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, Dede Gjon Lulit dhe Bajram Currit, Idriz Seferit e Sef Koshares, per te ardhur tek mijera luftetare te Kosoves, qe luftuan kunder makines shfarosese serbe ne trojet etnike shqiptare, detyre te cilen e kishte edhe Abas Kupi. Shpesh, krahina e Krujes ka qene vendi i heronjve te vertete dhe mbi te gjitha i Gjergj Kastriotit, qe, per 26 vjet me radhe, beri qe te dridhet Europa, per qendresen e tij,kunder Perandorise se "pathyeshme" turke. Abasi, dashurine per atdhe e flamur e tregoi qysh i ri. Qendresa e tij kunder fashizmit, nazizmit e komunizmit, ishte nje model i atdhedashurise te flakte. Mergimtaret ne Amerike,shume here kane biseduar me Abasin ne lidhje me familjen, qe e kishte lene ne Shqiperi. Ai e mbante si brenge dhimbjen, por kurre nuk ankohej.

Tom Mrijaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi