Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: PËR BETHOVENIN DHE BUZËQESHJEN E BABAXILIT

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: PËR BETHOVENIN DHE BUZËQESHJEN E BABAXILIT Empty Shazim Mehmeti: PËR BETHOVENIN DHE BUZËQESHJEN E BABAXILIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 23, 2010 1:41 am

Shazim Mehmeti: PËR BETHOVENIN DHE BUZËQESHJEN E BABAXILIT 18144_107353262613312_100000159158063_204942_7752391_n


Shazim Mehmeti: PËR BETHOVENIN DHE BUZËQESHJEN E BABAXILIT


1.
Miq të mi, do ju them ca gjëra për Bethovenin virtuoz.
Ishte shumë nevrik Bethoveni muzikal, i hante thonjtë. Dhe fliste fort përhënshëm:
strucët mendojnë me sy, thoshte, macet mendojnë me bisht!
Qe i çartur, qe fare truvrarë ky Bethoveni i madh. Qe dashamir i madh i papa(gallit) jeshil.
Për çudinë e të gjithëve, gjithëherë, para se të kompononte muzikë, e fuste kokën në ujë të ftohtë dhe qeshej si troftë. Jam peshk artist, thoshte, nuk jam struc politikan.
Në kulm të frymëzimit ia qepte sytë planetit tonë urban dhe ëndërronte për planetin Uran.
Dhe thoshte përhënshëm Bethoveni plak:
Uran planeti mund të shihet vetëm me sy poeti.
dhe:
nga mushkonjat e këtij planeti, vetëm mushkonjat femra pickojnë.
Dhe vazhdonte më pas po aq përhënshëm Bethoveni:
ndërsa bisha e kërkon prenë e saj mijëra kilometra larg, pëllumbit as nuk i vete mendja për pre.
Nuk di nëse do arrini të më besoni e të më kuptoni drejt, por fakt është se Bethoveni qe edhe imitator i madh i majmunëve. I lakmonte shumë majmunët, dhe, teksa i imitonte e përtypej si ata me banane në gojë, në fletore xhepi e derdhte muzikën e vetë të përhënët.
Ja ca zë nga gjuha e muzikës së tij:
fluturat shijojnë me anë të këmbëve, buallicat shijojnë me bark; minjtë e arbërisë durojnë pa ujë më gjatë se devet e arabisë!!!!!
Si e shihni edhe vetë, të madhit Bethoven i ziente shpesh mendja delikate edhe për arbërinë e arabinë !…
Atij, njëmend ia merrte mendja se:
në gjithë trupin e tralalait muskuli më i fortë është gjuha tralala!!!…
E pra?…Kot së koti merrej me muzikën Bethoveni muzikal:
Kishte lindur poet.
Poet edhe vdiq!!!…

2.

T’ju them të drejtën, këtë mëngjes më mori në qafë ky Bethoveni virtuoz: m’u ftoh kafeja duke menduar e duke intriguar për te! Por, edhe më ndihmoi fort: duke u marrë me te, më bëri ta harroj sadopak dhembjen e thellë që ndjej akoma, dhembje kjo që lidhet me vëllaun tim, Babaxilin ndjesëpastë, i cili gjithë jetën e jetës e kaloi i buzëqeshur. Në buzëqeshjen e tij unë vazhdimisht e lexoja këtë varg:
“Kush lind shpirtbardhë, shpirtbardhë edhe vdes.”


3.

I hap librat e mi, e shfletoj poezinë time, kërkoj brenda poezive të mia të gjej së paku një buzëqeshje njerëzore, të gjej së paku diçka poetike, por nuk gjej dot asgjë. E gjithë poezia ime është asgjëhiç përballë poetikës së Bethovenit të përhënur, dhe përballë buzëqeshjes antologjike të vëllaut tim Babaxilit ndjesëpastë.
Ndaj, kam ndërmend t’i propozoj vetvetes, që tash e tutje të filloj të shkruaj muzikë. Duke shkruar muzikë, mbase do më buzëqeshë fati e do lulëzojnë në mua luleja e poetikës dhe luleja e buzëqeshjes.

Shazim Mehmeti: PËR BETHOVENIN DHE BUZËQESHJEN E BABAXILIT 18144_107403545941617_100000159158063_206048_4699523_n
kujtesë- foto e Sh. Mehmetit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi