Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Behgjet Pacolli do t’i lirojë pengjet zvicerane në Libi?!

Shko poshtë

Behgjet Pacolli do t’i lirojë pengjet zvicerane në Libi?! Empty Behgjet Pacolli do t’i lirojë pengjet zvicerane në Libi?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 23, 2010 2:16 am

Behgjet Pacolli do t’i lirojë pengjet zvicerane në Libi?!

Nefail MALIQI
Pas përpjekjeve gati të dështuara të diplomacisë zvicerane


Behgjet Pacolli do t’i lirojë pengjet zvicerane në Libi?! Bpacolli
Për herë të parë për një lloj ndërmjetësimi të ngjashëm në lirimin e të kapurve, u bë i njohur me suksesin në lirimin e pengjeve të kapura nga talibanët në Afganistan, në mesin e të cilëve ishte edhe shqiptarja nga Kosova, Shqipe Hebibi, të angazhuar në misionin e OKB-së atje.


Gjenevë, 22 janar - "Miliarderi kosovare do t’i lirojë pengjet zvicerane nga kthetrat e Gadafit", "Një biznesmen kosovar mediator ndërmjet Libisë dhe Bernës për lirimin e dy zviceranëve", "Behgjet Pacolli do t'i kthejë në shtëpi dy zviceranët pas 555 ditësh arresti në Libi"....janë këta vetëm disa tituj që i shkëputëm nga shtypi i të premtes në Zvicër, të cilët bëjnë fjalë për angazhimin e biznesmenit nga Kosova, Behgjet Pacollit, në favor të dy zviceranëve, të cilët po mbahen të arrestuar nga regjimi i Gadafit, tashmë gati dy vjet.Behgjet Pacolli do t’i lirojë pengjet zvicerane në Libi?! Rachid%20Rachid Hamdani dhe Max Göldi
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, nëpërmjet kanalit italisht të televizionit të Zvicrës ka shprehur gatishmërinë të jetë mediator në bisedimet për lirimin e dy zviceranëve, Rachid Hamdani dhe Max Göldi, të cilët ende po mbahen në arrest nga autoritetet libiane.
Pas përpjekjeve gati të dështuara të diplomacisë zvicerane për lirimin e pengjeve nga Libia, si duket Berna zyrtare ende nuk ka humbur shpresat për fatin e dy zviceranëve, por, kësaj radhe duke drejtuar sytë kah biznesmeni i njohur nga Kosova Behxhet Pacolli. "Miliarderi kosovar, i cili bëri emër, ka gjasa t'i nxjerrë dy pengjet zvicerane në Libi, të arrestuar para gati dy vjetësh. Së paku kështu ka premtuar biznesmeni Pacolli nga Kosova, i cili drejton sot një parti me një fond të tij prej më se 420 milionë eurosh”, kanë shkruar gazetat e këtushme.
Për herë të parë për një lloj ndërmjetësimi të ngjashëm në lirimin e të kapurve, u bë i njohur me suksesin në lirimin e pengjeve të kapura nga talibanët në Afganistan, në mesin e të cilëve ishte edhe shqiptarja nga Kosova, Shqipe Hebibi, të angazhuar në misionin e OKB-së atje. Sipas mediave të këtushme, zviceranët mbeten me shpresë se biznesmeni nga Kosova, përkatësisht lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, do t'ia arrijë t'i kthejë në shtëpitë e tyre dy zviceranët, që po mbahen ende në Libi, e të cilët konsiderohen edhe si pengje. Behgjet Pacolli do t’i lirojë pengjet zvicerane në Libi?! Pacolli_gadafi
Behxhet Pacolli më 7 shtator të vitit të kaluar kishte takuar presidentin libian Muamer Gadafin, i cili kishte premtuar njohje të pasaportave të Kosovës nga Tripoli zyrtar, si dhe mundësinë e njohjes së Pavarësisë.
Sipas mediave helvetike Pacollit së shpejti, menjëherë pas pushimeve të Gadafit, do të fluturojë për Libi dhe do të përpiqet maksimalisht për lirimin e dy pengjeve. Lidhur me angazhimin e zotit Pacolli në këtë aferë, askush nga Ministria e Jashtme nuk ka dashur të prononcohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi