Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Dashuri e vetmise sime...- poemth - nga- Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Dashuri e vetmise sime...- poemth - nga- Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Dashuri e vetmise sime...- poemth - nga- Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 23, 2010 6:35 pm




Monda Korca: Dashuri e vetmise sime...- poemth - nga- Raimonda Moisiu 12445_1318142272828_1208896826_30993422_91545_n

Monda Korca: Dashuri e vetmise sime...- poemth - nga- Raimonda Moisiu


Te dua
Marr fryme thelle, hap krahet
Te fut te terin ne gjoksin tim
Te mbaj strukur aty si nje
Pellumb te shushatur
Te mermeris
Te dua!

Mos mendo per asgje!

Ti ke hyre ne keshtjellen time
Kishte njeqind celesa
Njeqind gardiane
Gardianet dhe celesat i kisha vene ngado me doren time
Po keshtjella u hap menjehere
Nga rrezet e parezistueshme te syve te tu
Dhe
Nga nje puthje e percelluar,

Dashuria ime!
E vetmja ime e paperseriteshme si ky muzg
Shiko muzgun,
Eshte mbuluar me flete luleallesh
Keto lulealle do t’i marre me vete nata…
Po te mori nata dhe ty,
Kam per t’u thinjur e tera brenda nje casti,
Do te te dal te te kerkoj
Si nje kunadhe e plagosur qe kerkon
Duke u hequr zvare
Pak uje
Te njome buzet
E rreshkura per nje puthje!

Te dua
Te dua, o i cmendur!
E di qe te kam ne dore?
E di se mund te te mbyt duke te puthur?
T’i ve te dyja buzet e tua te bukura si dy karafile
Brenda buzeve te mia
Dhe t’i puth papushim
Derisa te te zihet fryma?

Eja kullot ne livadhin tim, o shqerrke e vogel,
Ngado ke lule, bare te njome , qumesht
E shikon qe jam shtrire
Ne mes te trendafileve , borzilokeve dhe
Cdo fije e nga floket e mi
E mbane me sqep nga nje bilbil?

Bilbilet!
I nisin ne parajse ofshamat e mia ndersa ti
Me puth shume,
Me puth ngado, papushim, si
I urituri qe ve buzet mbi buken
Qe ia dhuroi nje lypese zemerbardhe
nga trasta e saj e arnuar

Do te ikesh tani?!

Me ler ketu, shtrire, mes trendafilave
Do te te pres ketu
Do te rri palevizur
Qe te mos me ike asnje gje nga keto caste,
Do te rri me syte nga qielli,
Do te ushqehem vetem me vesen e mengjesit,
Do te me kesh ketu,
Duke pritur te ulet,
Pellumbi yt I dashurise.

Me puth !
Me puth gjer ne dhembje
Gjer ne gjak
Ja ketu!
Do t’ia tregoj henes, vetem asaj
Plagen e buzeve te tua
Kur te me kete keputur malli per ty.

I dashur, qe te erren syte
Si nje i pire,
Vetem nga nje puthje.
Po ti e di se une
Jam ca me e cmendur nga ti?

Degjo urdherin e “Yllit tim”:
Tani
Kete cast
Nuk te pres asnje sekonde me
Me shterngo shume
Shuuuuuumeeeee
Zhvishu! Ende ke turp nga pranvera?
Mbylli syte
Shuuuuumeeeee!!!
O Zot!
Ty te jane mbyllur syte si nje engjelli.
Jam e jotja e tera deri ne perjetesi!

E dua nje kujtim nga ti!

Ty do te te sjellin ererat e plepave pranverore
Do vish te vesh syrin te vrima e celesit,
Per te kundruar kujtimin tone,
Qe nuk e di askush,
Vetem ne te dy dhe
Keto lule te shushatura.

Mbylli syte!
Veshtro ashtu ne vrimen e celesit
Te portes se qiellit tim
Nuk i ndjen ninullat
Qe nisin dhe sosin me
Emrin tend ?

Do te te pres duke kenduar ninulla me emrin tend

Sa hene e bukur sonte, I dashuri im!

Kudo qe te vesh
Kundroje henen e ketyre casteve
Veshtroje dhe
Perpiqu te dallosh atje
Dy syte e mi

Vdeksha une!
Duke mermeritur kujtimin e ketyre casteve!

Di une
Se si kam per ta ruajtur
Filizin qe linden puthjet
Dhe
Keto ofshama
Te embela shume
Te vetmet
Qe kane udhetuar nga parajsa e dashurise
E njerezve te egjer.

Do me pyesin e do t’u them:
E kam gjetur mes trendafilave,
Kete qenie qe me eshte kaq I bukur,
Qe m’u rrit kaq shpejt ,
Dhe qe ma duan kaq shume vajzat,
Do vijne te ma shohin,
Do vijne shume,
T’I sjellin dhurata, lule dhe puthje.
Ndersa ti,
Do te rrish strukur te dera anesore
Si nje kacube me lulekace.

Mos ike!
Rri edhe pak!

Hyre I teri ne trupin tim!

Para syve me sillet
Nje femije aq i bukur,
Si nje peme nga kopeshtet e Edenit

Do t’u them te gjithve se
me eshte ngjizur ne enderr
si Jezu Krishti nenes se tij
Kane per ta besuar te gjithe
Se ka per te qene i bukuri i dheut

Rri dhe pak!
Une e di se te pelqejne vajzat e bukura,
Do te dal te t’i sjell ketu
Ku te jene me te bukurat e dheut
Me beso
Vetem mos ike,

Ah, c’te kam mberthyer mes luleve!

Une e di qe te dhimbsen lulet
Te dhimbset te keputesh
Penjte e luleve me te cilat
Te kam lidhur
Une.

E di c’do te bej tani?
Do te te mbeshtjell me pelerinen time te kalter,
Duke te mbajtur para kraheve
Dhe do te te shetis ne kater anet e qiejve.

Dashuria e vetmise sime!
Po te humba ty, te nesermen ti
Ne vendin tim
Do te shikosh nje plake te thinjur, te vyshkur
Nje plake qe nuk mund te puthe me.

E perse te te te humb?
Kur jemi te lumtur cmendurisht
Mbi kete krevat petalesh?

Shiko sa pulebardhe e madhe kaloi mbi ne

Nga na ra kjo lulemanjole?
E leshuan rete e bardha?

Nisu tani

Une po nisem …e di ku?

Do te shkoj te ulem
Mbi nje re te bardhe
Te ajo atje

Dhe do te te pres......

Nga Raimonda Moisiu, Hartford Ct USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi