Poezi nga Vullnet Mato
Faqja 1 e 1
Poezi nga Vullnet Mato
Poezi nga Vullnet Mato
BUKURIA MARRAMENDËSE
Dikur punoja mësues
dhe dizenjator
për kabinetet e shkollës sonë të mesme.
Kisha kartona, penela dhe bojë,
që vetëm firma e drejtorit i jepte.
Të lypësh është gjë e mërzitshme,
Por edhe të të lypin
s’qenka më pak.
U dhashë kolegëve
nga aq të gjithëve,
Sa të mos më quanin “Piktor kërnac”
Kabinetet s’ngopeshin me letër e bojë,
por dhe ata s’mund të lypnin prapë.
Vranë mendjen
sajuan një lojë,
për të shtënë bojërat shpejt në lak.
Caktuan një mësuese
marramendëse të përkryer.
Si lulja me një tufë lule erdhi ajo...
Mori sa deshi
me dorë të pakursyer.
Se e dinte që asaj s’i thosha dot, jo...
Dhe iku buzagaze,
e një "faleminderit" s'më la.
Tek mbeta i stepur
duke gjykuar veteveten,
që lejova padashur grabitjen hata,
nga ndjeshmëria ime
për bukurinë
B U Z Ë Q E S H J E T
Sa shumë ndryshojnë buzëqeshjet
që feksin përmes çdo fytyre...
Bashkë me gazin, u zbulojnë njerëzve
edhe universin e brendshëm të tyre?
Buzëqeshja fisnike e nënës -
tulipan që del prej zemrës.
Buzëqeshja kurajoze e babait-
rrezja e ngrohtë e majit.
Buzëqeshja ëmbëloshe e motrës -
lulja e bardhë e mollës.
Buzëqeshja çapkëne e vëllait-
zogthi kërcimtar në çdo skaj.
Buzëqeshja flurore e dashurisë -
dridhja e flakës mes stuhisë.
Buzëqeshja e sinqertë e mikut -
shpëtimi në zgrip të rrezikut.
Buzëqeshja pa cak e servilit -
lëpirja e qenit të zinxhirit.
Buzëqeshja mister e mashtrusit -
qielli në fund të pusit.
Qofsha gjithsaherë rrethuar
nga buzëqeshjet e njerëzve të mirë,
larg buzëve që ngrenë lakun
me buzëqeshjen e tyre të shtirë...
POPULLI IM
Sipër këtyre maleve
që shtrëngojnë detin me frerët e lumenjve,
populli im është si malet që nuk sheshohen kurrë,
si lumenjtë që nuk ndalen asnjëherë,
si deti i thellë e tallazeshumë
që jep ca pika dhe sërishmi i merr.
Populli im i vogli,
populli shqiptar i madhi,
në pesë popuj përhapur, copëtuar e ndarë
si gjymtyrë të zgjatur nga trungu i një rrapi
në pesë shtete i shtrirë, rretheqark Ballkanit,
me sytë që vështrojnë tek sytë e Skënderbeut
dhe me zemrat që regëtijnë tek zemra e vatanit.
Populli im është mishërimi i përjetshëm
i kësaj toke eshtërore.
Në supet e maleve shtrëngon jehonat e krismave,
në damarët e lumenjve pulson vërshimet e lirisë,
dhe në gjoksin e detit përkund tallazet e shpirtrave.
Lum kush e njohu popullin tim zakonebukur;
Bujarinë e tij vërshimtare,
besnikërinë e tij shkëmbngulur,
trimërinë e tij milionadallgëshe.
Lum kush e njohu dhe tregoi për të nderimin e duhur...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi