Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: DASHNORI QIELLOR

Shko poshtë

Vullnet Mato: DASHNORI QIELLOR Empty Vullnet Mato: DASHNORI QIELLOR

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 27, 2010 2:26 pm

Vullnet Mato: DASHNORI QIELLOR 20665_1170974005694_1568334934_30357602_5703302_n


Vullnet Mato: DASHNORI QIELLOR 12441_1128505624011_1568334934_30278870_4797141_n

Vullnet Mato

DASHNORI QIELLOR

Të flas nga bordi i anijes kozmike,
o Toka ime,
që më nise kozmonaut.
Jam larg teje shumë vite drite,
mbyllur si në bririn vigan të një kau.

Mes miliona yjesh me xixëllim të purpurt,
ti e dashura ime,
e mrekullueshmja Tokë,
je ylli me shkëlqimin kozmik më të bukur,
planeti i gjallë ndër të vdekurat botë.

Tani zëri më është kthyer në dritë,
fjalët më janë shndërruar në sinjale.
Atmosferën e kam të racionuar në qyp,
ku thith oksigjenin e ditëve vitale.

Jam njeriu
që vuri jetën në provë
për të fituar dashurinë tënde të madhe.
Për ty kam lënë familje e shokë,
moj bukuroshja ime ndërplanetare.

Shoh te një pikë e mjegullt në glob
ca qenie mikroskopike
që vrasin me armë njëri-tjetrin.
Ah, ta dinin ç’lumturi ka ajo Tokë,
me ajrin dhe ujin e bollshëm
për të gjithë njerëzit !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi