Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: TË GLLABËROJ ME ËNDJE

Shko poshtë

Gjakush Tana: TË GLLABËROJ ME ËNDJE Empty Gjakush Tana: TË GLLABËROJ ME ËNDJE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 27, 2010 2:56 pm




Gjakush Tana: TË GLLABËROJ ME ËNDJE 9424_1142799572050_1289294870_30360555_6331800_n


Gjakush Tana: TË GLLABËROJ ME ËNDJE

Përse kjo distancë me sjell në damar ngricë
cili shteg të tha të largohesh me kaq ashpërsi ?
Jam si peshk pa ujë i ngelur në njicë
shpirti me than e zemra m'është bërë hi!

Gjithë tufan i dimrit përplaset me borimë
loti del si llava , varet, dhe ngrin në çerpik!
Për vargjet mungon shpresa se vdes në rimë
vërshon lumë i mallit - si ka mbetur pikë!

Than lumturia, si lulja, e përcëlluar nga bryma !
Gëzimi si përmasa e shkretëtirës nis hirin .
Në mushkeri ngec frymëmarrja në buzë than pështyma
të dal në betejë - pa vënë as pancirin!

Më shigjetojnë shigjeta , lufta e vetmisë ,
Del me krenari pa më shikuar më vret !
Më dërrmohen gjymtyrët , vdes prej dashurisë
Ti Perandoria - unë i mbetur shkret !

Në këto përpëlitje ! Në këte tirani !
të gllabëroj me ëndje, e të fal uratë !
Klith e çmendem vetë, ndjej shume dashuri ,
Se më bleron befas me buzqeshjen shpatë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi