Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

F.G LORKA:Madrigal

Shko poshtë

F.G LORKA:Madrigal Empty F.G LORKA:Madrigal

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 27, 2010 8:51 pm

Zgjodhi:Elda Hermes


F.G LORKA
Madrigal

Puthja ime qe nje shege
E hapur, e thelle,
Nje trendafil prej letre
Goja jote qe.

Ne sfond nje fushe me bore.

Duart e mia qene te hekurta
Per kudhrat e renda
Dhe trupi yt i lehte
Qe perendimi i nje kenge.

Ne sfond nje fushe me bore.

Ne kafken e madhe te qiellit,
Te bere vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Te gjitha "te dua-t" e mia.

Ne sfond nje fushe me bore.

Endrrat e mia femijerore
Shtresa ndryshku kane zene,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar henen.

Ne sfond nje fushe me bore.

Tani le te behemi serioze,
Le t'i veme te marrin mesime
Dashurite dhe endrrat e mia
(Meza te vegjel pa sy.)

Ne sfond shtrihet nje fushe me bore..


"Lorka, Poezi". Perktheu: Anton Papleka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi