Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA MË 18 E 19 DHJETOR 2009 - POESIE SCRITTE IL 18 E 19 DICEMBRE 2009

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA MË 18 E 19 DHJETOR 2009 - POESIE SCRITTE IL 18 E 19 DICEMBRE 2009 Empty Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA MË 18 E 19 DHJETOR 2009 - POESIE SCRITTE IL 18 E 19 DICEMBRE 2009

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 1:24 am

Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA MË 18 E 19 DHJETOR 2009 - POESIE SCRITTE IL 18 E 19 DICEMBRE 2009




NË FLETËN E BARDHË

Në shërbim të fatit tonë të vërtetë
Shpesh edhe dezinformata shkruhen
Edhe gënjeshtra
Edhe kërcënime
Edhe shpifje ...
Po presim përfundimisht
Të shkruhet edhe vendimi historik
-
Do të triumfojë
Dashuria!
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

VËREJTJE

Kujdes
O njerëz të mirë
Shekulli i intereseve po mbaron
Bota
Ose shkatërrohet ose ndryshon!
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

ASGJË E RE

Kryhen zgjedhjet
Andej e këndej
Ndërrohen përfaqësuesit
E drejtuesit
Por jo
Nuk ndërron asgjë
Në trajtimin e realitetit
Të gjithë
Vazhdojnë me zanatin e vjetër
Edhe plaçkitjet
Edhe komplotet ...
Me të njëjtin mentalitet
Vetëvetin dënojmë
Vuajmë e vajtojmë ...
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

VAZHDOJMË TË DRIDHEMI

Në pëllëmbën e fatit
Të akomoduar
Nga një mrekulli shekullore
Varur në interese
Vazhdojmë të dridhemi
Duke pritur
Me njëmijenjë frika
E me njëmijenjë dyshime
Vendimin përfundimtar
Të qendrave vendosëse
Për ekzistimin
Apo për vdekjen tonë
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

NË HISTORINË E VËRTETË

Dardania Antike
Që me shekuj ishte
Çelës i civilizimit njerëzor
E burim shenjtërie
Me plot të drejtë
Kërkon vendin e merituar
Dhe trajtim të matur
Konform ligjeve të realitetit
Bazuar në origjinalitet
E në identitet
-
Vendi ynë është
Froni i dashurisë
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

MË PRIT

Vij rrugës sate
Duke i kënduar dashurisë
Me bindje të madhe
Për kurorëzimin historik
Të ideve dhe të projekteve tona
-
Më prit mbretëreshë
Ndale kohën
Të kohojë vetëm për ne!
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

NËN TË NJËJTIN QIELL

Edhepse shumë larg gjeografikisht
Jemi nën të njëjtin qiell
-
Punojmë
Marrim frymë
E kënaqemi
Nën qiellin e dashurisë
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

NA KËRKOJNË PEISAZH BLU

Në relievin tonë
Shumë padronë
Të ftuar e të paftuar
Komandojnë
Me marifete trysnishë
Duan të na bindin
E të na tjetërsojnë
Bile
Edhe peisazh blu
Pa kurrëfarë shpjegimi
Nga ne kërkojnë
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

DRIDHET HISTORIA

Në botën time
Shumë padrejtësi ndodhin
Edhe mrekulli
Plot
Në të gjithë shekujt
Në të gjithë vitet
Në të gjitha stinët
Në të gjitha ditët
Në të gjitha orët
Në çdo çast
Historinë e dridhin
Dhe e çudusin
-
Kush më thotë
Po ndërron bota
Apo historia
?!!!
Garlate (Lecco), 18 dhjetor 2009

NË TË GJITHA DITËT

Mendja më rrin atje
Në Dardaninë time
Në Stubëll
Ku jam lindur
Ku jam rritur
Ku kam qarë
Ku kam qeshur
Ku kam vuajtur
Ku kam jetuar
Ku s’kam qenë askushi
Ku kam qenë dikushi
Ku shumë kam ëndërruar
Ku shumë kam planifikuar
Ku dua të jem sa më parë
Dhe të bëhem flamurtar ...
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

EDHEPSE KAM VUAJTUR

Dua të kthehem në vendin tim
Sa më parë
Si flamurtar
Mjaltin e dashurisë ta shijoj
Ëmbëlsinë e shpirtit ta provoj
...
Më mungon shumë balta e vendit tim
Dhe atje
Dua të shkoj sa më parë
Të bëhem flamurtar
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

EDHEPSE KAM VDEKUR

Sërish jam në këtë botë
I vlefshëm
Dhe i domosdoshëm
Në jetën e dashurisë
!!!
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

EDHEPSE KAM QESHUR

Njëmijenjë vuajtjei kam pasur
Në të gjithë ata shekuj
Pushtuesit më kanë drejtuar
Rrugës së ferrit
E të territ ...
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

SA MË PARË

Duam të vijë dita jonë
Dhe publikisht ta shpallim
Dashurinë
Mbretërinë
Krenarinë
Besnikërinë
Për vendin tonë
Për njerëzit tanë
Për historinë tonë
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

FATI YNË

Në duar të askushëve mbetur
Asgjë nuk sjell
Asnjë ditë të lumtur
Asnjë problem të zgjidhur
Asnjë dëshirë të plotësuar
Asnjë gjë të mbaruar
Ata askushët
Mbi supet tona vallëzojnë
Me kupa të djerësve tona të përgjakshme
Ngrehin dolli
Heronjë dhe pronarë të trojeve tona
Vetëshpallen
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

KALKULIME

Ne i bëjmë këto
Por ata mund të bëjnë edhe të tjera
Të mos i lejojmë
T’i ndalojmë
Nuk guxojmë të mbesim duarthatë
As të ngratë
Ne jemi parti
Dhe mbretëri
Që duhet të rritemi
Pa parë hallet e njjerëzve
As vuajtjet e tyre
Vendimi ynë vulë dhe pikë
Kush na kundërshton
S’i lejojmë rritë
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

PËR NJË REVOLUCION

Për pafatësinë tonë
Në këto rrethana
Të mbetur pa hymn
As pa flamurin tonë
Kur asnjë vërejtje
Nuk na dëgjohet
As nuk na pranohet
Na ka mbetur vetëm një rrugë
-
Ajo më e gjata
Dhe më e vështira
E revolucionit
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

NA DËGJO OSE IK

O ti vetëshpalluri mbret
Ec ngadalë
Binarëve të njerëzisë
Të kanunit
Dhe të demokracisë
-
Na dëgjo
Zërin e arsyes
Dhe hallet tona
Ose ik atje nga ke ardhur
Në pyllin e lepurushave
Me të gjitha gënjeshtrat
Dhe komplotet
Me turpet tua
Garlate (Lecco), 19 dhjetor 2009

ATA KANË VDEKUR

Lepurushët
Me të bijtë e tyre
Dhe me ithtarë
Të gjitha meritat i marrin për vete
Megjithë pushtetin
-
Për heronjtë dhe dëshmorët
Thonë se ata tashmë janë të vdekur
Dhe meritat e tyre
Mund të përmenden
Vetëm në ndoj këngë
Lecco, 19 dhjetor 2009

URA TË NGRIRA

Me fajin e intereseve
Mes kategorive njerëzore
Intelektuale
Dhe karrieriste
Si edhe mes shtresave
Politike e ideologjike
E klanore
Urat e bashkëpunimit
Dhe të tolerancës
Janë ngrirë
Dhe
Individë e grupe
I pret gremina e hiçit
Lecco, 19 dhjetor 2009

SKELETI

Edhepse han shumë
Është e zajftë
Me peshë të vogël
Por me plot shëndet
Me mendjen rrush
E me solidaritet
Vetëm të shikon
Dhe vetëvetiu
Dashuri e njerëzi
Të imponon
Lecco, 19 dhjetor 2009

DASHURI E MINUAR

Me interese të çuditshme
Janë afruar
Dhe i kanë mashtruar
Për hiç të hiçit
Dashurinë e kanë mbaruar
Lecco, 19 dhjetor 2009

NË EMËR TË SOLIDARITETIT

Ndoj herë
Në ditë të vështira
E shohin njëri-tjetrin
Dhe bëhen se ndihmohen në mes tyre
Bile
Edhe kombin e përkujtojnë
...
Lecco, 19 dhjetor 2009

NEL FOGLIO BIANCO

Nel servizio della nostra vera fortuna
Spesso anche disinformazioni si scrivono
Anche bugie
Anche minaccia
Anche calunnie …
Finalmente aspettiamo
Che si scrive anche la storica decisione
-
Trionferà
L’amore!
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

OSSERVAZIONE!

Attenti
O buona gente
Il secolo degli interessi finisce
Il mondo
O si distrugge oppure cambia!
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

NIENTE NUOVO

Finiscono l’elezioni
Di là e di qua
Si cambiano i rappresenti
E dirigenti
Ma no
Non cambia niente
Nel trattamento della realtà
Tutti
Continuano con la vecchia mestiere
Anche i saccheggi …
Anche i complotti …
Con la stessa mentalità …
Se stesso condanniamo
Soffriamo e lamentiamo …
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

CONTINUIAMO A TREMARE

Nel palmo di fortuna
Accomodati
Da un miracolo secolare
Pendente negli interessi
Continuiamo a tremare
Aspettando
Con milleuno paure
E con milleuno dubbi
La decisione finale
Dei centri di delibere
Per l’esistenza
Oppure per la nostra morte
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

NELLA VERISSIMA STORIA

Dardania Antica
Che nei secoli era
Chiave della civiltà umana
E fonte della santità
Con piena ragione
Chiede il posto meritato
E trattamento misurato
Conforme le leggi della realtà
Basati nell’originalità
E nell’identità
-
Il nostro posto è
Il trono dell’amore
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

ASPETTAMI

Vengo nella tua strada
Cantando all’amore
Con grande convincimento
Per l’incoronamento storico
Delle idee dei nostri progetti
-
Aspettami regina
Ferma il tempo
Di essere soltanto al nostro servizio!
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

SOTTO LO STESSO CIELO

Anche se troppo lontani geograficamente
Siamo sotto lo stesso cielo
-
Lavoriamo
Respiriamo
E ci divertiamo
Sotto il cielo dell’amore
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

CI CHIEDONO PAESAGGIO BLU

Nel nostro rilievo
Tanti padroni
Invitati e non invitati
Comandano
Con le furberie dei pressioni
Vogliono convincerci
E alienarsi
Anzi
Senza nessuna spiegazione
Anche paesaggio blu
Chiedono da noi
Garlate (Lecco), 18 dicembre 2009

TREMA LA STORIA

Nel mio mondo
Succedono tante ingiustizie
E miracoli
Pieni
In tutti i secoli
In tutti gli anni
In tutte le stagioni
In tutti i giorni
In tutte le ore
In ogni momento
Tremano la storia
E la meravigliano
-
Alcuno mi dice
Cambia il mondo
Oppure la storia
?!!!
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

IN TUTTI I GIORNI

La mente mi rimane là
Nella mia Dardania
A Stublla
Dove sono nato
Dove sono cresciuto
Dove ho pianto
Dove ho sorriso
Dove ho sofferto
Dove ho vissuto
Dove non sono stato nessuno
Dove sono stato qualcuno
Dove ho tanto sognato
Dove ho tanto pianificato
Dove voglio essere al più presto
E diventare vessillifero
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

ANCHE SE HO SOFFERTO

Voglio ritornare nel mio paese
Al più presto
Come vessillifero
Di assaporare il miele dell’amore
A riprovare la dolcezza spirituale

Tanto mi manca il fango del mio paese
E là
Voglio andare al più presto
Diventare vessillifero
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

ANCHE SE SONO MORTO

Di nuovo sono in questo mondo
Valido e valoroso
E indispensabile
Nella vita dell’amore
!!!
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

ANCHE SE HO SORRISO

Ho avuto milleuno sofferenze
In tutti questi secoli
Gli occupatori mi hanno guidato
Nella strada d’inferno
E del buio …
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

AL PIÙ PRESTO

Vogliamo che viene il nostro giorno
E pubblicamente proclamare
L’amore
Il regno
L’orgoglio
La fedeltà
Per il nostro paese
Per la nostra gente
Per la nostra storia
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

LA NOSTRA FORTUNA

Nelle mani di nessuno rimasta
Non porta niente
Neanche un giorno felice
Neanche una questione risolta
Neanche un desiderio riempito
Neanche una cosa finita
Quei che sono nessuno
Ballano sopra le nostre spalle
Con le coppe dei nostri sudori sanguinosi
Fanno brindisi
Eroi e padroni delle nostre terre
Si autoproclamano
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

CALCOLAZIONI

Noi facciamole queste
Ma essi possono fare ancora altre
Non promettiamoli
Fermiamoli
Non possiamo rimanere mani vuote
Neanche poveri
Noi siamo partito
E regno
Che dobbiamo crescerci
Senza vedere i loro guai
Neanche le loro sofferenze
La nostra decisione timbro e punto
Chi ci fa opposizione
Non li promettiamo crescita
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

PER UNA RIVOLUZIONE

Per la nostra sfortuna
In queste circostanze
Rimasti senza inno
E senza la nostra bandiera
Quando nessun’osservazione
Non ci ascoltano
Neanche accettano
Ci è rimasta solo una strada
-
Quella più lunga
E più difficile
Della rivoluzione
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

ASCOLTACI OPPURE SCAPPI

O tu autoproclamato re
Cammini piano
Nei binari dell’umanità
Del canone
E della democrazia
-
Ascoltaci
La nostra voce della ragione
E i nostri guai
Oppure scappi di là da dove sei venuto
Nella foresta dei conigli
Con tutte le bugie
E i complotti
Con le tue vergogne
Garlate (Lecco), 19 dicembre 2009

ESSI SONO MORTI

I leprotti
Con i loro figli
E con seguaci
Prendono tutti i meriti per se stessi
Tuttavia il potere
-
Per gli eroi e martiri
Dicono che loro ormai sono morti
E i loro meriti
Possono essere menzionati
Solo in alcuna canzone
Lecco, 19 dicembre 2009

PONTI CONGELATI

Per colpa degli interessi
Tra le categorie umane
Intellettuale
E carrieriste
Come anche tra i strati
Politiche e ideologiche
E dei clan
I ponti della collaborazione
E della tolleranza
Ci sono congelati
E
Individui e gruppi
Li aspetta l’abisso di niente
Lecco, 19 dicembre 2009

IL SCHELETRO

Anche se mangia troppo
È magra
Con piccolo peso
Am con piena di salute
Con la mente come uva
E con solidarietà
Solo ti guarda
E come solo lei sa
Amore e umanità
Ti impone
Lecco, 19 dicembre 2009

AMORE MINATO

Con gli interessi strani
Ci sono avvicinati
E li hanno fregati
Per niente di niente
L’amore l’hanno finito
Lecco, 19 dicembre 2009

IN NOME DI SOLIDARIETÀ

Qualche volta
Nei giorni difficili
Guardano uno l’altro
E si fanno che si aiutano tra di loro
Anzi
Ricordano anche la nazione

Lecco, 19 dicembre 2009




Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA MË 18 E 19 DHJETOR 2009 - POESIE SCRITTE IL 18 E 19 DICEMBRE 2009 19074_1306610836507_1567621193_30767508_8081867_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi